Rama rrit çmimin e ajrit, Veliaj rrit çmimin e ujit

veliaj-rama-1024x683

Nuk mjafton që në mandatin e Ramës, Shqipëria regjistroi rekordin fatkeq të 2120 vdekjeve në vit, për shkak të cilësisë së ajrit. Tani një grabitqar tjetër i regjimit të oligarkisë është turrur mbi masën e nënshtruar nga regjimi i drogës. Erion Veliaj, në kulmin e thatësirës, ka shpallur se do të rrisë çmimin e ujit dhe mbetet të shihet nëse rezistenca politike dhe qytetare do të jetë e ndryshme nga ajo që u vu re gjatë fushatës elektorale, si dhe më 25 qershor

 

Ditët e errëta që Edi Rama lajmëroi me shprehjen leniniste “S’keni parë asgjë akoma” duket se sapo kanë nisur me shqiptarët, që do të përdoren si mish për top nga qeveria e parave të drogës dhe krimit. Ende pa hedhur themelet e mandatit të dytë qeverisës të timonierit nga Surreli, shqiptarët mësuan se gjatë katër vjeçarit të parë që Edvini qeverisi vendin u shënua rekordi fatkeq i 2120 vdekjeve në vit, për shkak të cilësisë së ajrit. Sikur të mos mjaftonte kjo statistikë e frikshme Edvini ka bekuar Erion Veliajn si grabitqarin e preferuar të regjimit të oligarkisë që të turret mbi masën e nënshtruar nga regjimi i drogës, duke shpallur në kulmin e thatësirës rritjen e çmimit të ujit. I njohur si i dyti mashtrues më i madh pas baronit Rama, të cilit i thur lavde çdo ditë, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur t’i presë në besë në mënyrë të frikshme bashkëqytetarët e tij. Pasi legjitimoi në dy vite betonizimin e çdo hapësire të gjelbër, ai ka vendosur në bashkëpunim me timonierin Edvin që të rrisë çmimin e ujit për familjet dhe bizneset, duke iu bërë kështu “dhuratën” e parë vetëm një muaj pasi iu përgjërohej për të votuar pro sistemit leninist që premtonte Rama në 25 qershor. Në njoftimin për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që do të mbahet ditën e mërkurë më datë 26 Korrik, Lali Eri ka menduar të kalojë me votim vendimin për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Vendimi në fjalë është hartuar nga Veliaj me bekimin e Edi Ramës dhe parashikohet që rritja e çmimit të prekë edhe tarifën fikse mujore. Vlen për tu theksuar se aktualisht, çdo familje paguan 100 lekë në muaj si tarifë fikse, por me vendimin e mashtruesit ordiner që drejton bashkinë e Tiranës propozohet që kjo tarifë të dyfishohet në 200 lekë në muaj. Në vendim, parashikohet që normat e arkëtimit të rriten nga 90% në vitin 2017 në 91% në vitin 2018. Tarifat do të rriten edhe për furrat e bukës apo buxhetorët, ku sipas projekt-vendimit, furrat e bukës do të paguajnë nga 95 lekë/m3 që është tarifa aktuale në 130 lek/m3. Çmimet e reja të hajdutit të çertifikuar Erion Veliaj parashikohet të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2018, sipas të njëjtës skemë që ai ndoqi kur vendosi rritjen e çmimit të biletës së transportit urban. Hileqari i pashpirt ka vendosur edhe këtë herë që në shfaqjen publike, ku do të justifikojë rritjen e çmimit të ujit të dalë në rolin e gjynahqarit e të propagandojë sikur dyfishimi i çmimit të ujit do të bëhet për të financuar rritjen e investimeve të bashkisë në rrjet dhe sigurimin e ujit 24 orë për Tiranën. Është e turpshme pabesia që kryetari i bashkisë më të madhe në vend po përdor për të vjelur sa më shumë para nga xhepat e qytetarëve, të cilët detyrohen në këto ditë vere të  përcjellim ata pak klientë që iu shkojnë në biznese prej mungesës së ujit ose qindra-mijëra të tjerë të cilëve u mungon uji në shtëpitë e tyre prej 5 apo 6 ditësh. Pasi vendosi disa taksa tepër të çuditshme në faturat e ujit me ardhjen e tij në pushtet, maniaku i apasionuar pas parasë publike, me rritjen dyfish të çmimit të ujit do të përpiqet të vjedhë edhe qindarkën e fundit nga xhepi i banorëve të Tiranës. Pjesa më e frikshme në gjithë këtë histori, ku e pësojnë vetëm qytetarët e Tiranës, është ajo e skenarit të kësaj vere, që Lali Eri sajoi me krizën e thatësirës, ku ai stopoi furnizmin me ujë të familjeve kryeqytetase që të krijonte idenë se s’ka ujë dhe se duhet rritur çmimi. E vërteta që nxjerr gafil Veliajn lidhet me faktin se Bovilla ka qënë plot me ujë gjithë kohën, por mashtruesit i duhej të shpikte krizën që të rriste çmimin, sepse do të tenderojë plot 250 milionë euro tek ujësjellësi. Veliaj njëjtë si një grabitqar po shfrytëzon momentin që qytetarët janë me sezon pushimesh që të kalojë pa shumë debate vendimin për rrtijen e çmimit të ujit, por e ka të kotë pasi lidhur me këtë vendim skandaloz që prek drejtëpërdrejtë xhepat e të gjithë qytetarëve, janë shfaqur qindra kontestime e reagime të ashpra në rrjetet sociale. Të mërkurën më 26 korrik në orën 18:00 përpara Bashkisë së Tiranës, Veliajt do t’i duhet të përballet me qytetarët dhe opozitën e vendit, të cilët do ta kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit. Veliaj përpara se të marrë guximin që të vulosë dyfishimin e çmimit të ujit duhet të marrë parasysh faktin se për ujin bashkia i ka shumë borxhe qytetarëve, që nga paratë e depozitave dhe mirëmbajtjes, që furnizon vetëm dy herë në ditë e deri tek paratë e pompës që ujin e çon deri në katin e parë.  Rezistenca politike dhe qytetare duket se këtë herë do të jetë tepër e fortë dhe do t’i thojë përfundimisht boll skemave ordinere të mashtrimit që Lali Eri vendos në zbatim pasi konsultohet me skemat diktatoriale të timonierit të dështuar Edvin.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>