Rama: Sa e realizoi Dibra planin e kanabisit

rama-me-droge

 

Për t’u ikur të vërtetave të mëdha rreth kanabizimit të vendit, Edi Rama ka nisur shëtitjet qeveritare. Dibra është shembulli konkret se si mund të blihen votat përmes përdorimit të parave të fituara nga droga. Përdorimi i aspiratës së matjanëve, Peshkopisë dhe banorëve të Dibrës së Madhe për ndërtimin e Rrugës së Arbrit po shndërrohet në një operacion masiv spekulimi dhe shpërdorimi, që në vend të rrugës do të sjellë një vjedhje të madhe si dhe detyrimin e dibranëve që të paguajnë për rrugën e tyre. Mbledhja e Peshkopisë pati vetëm një rëndësi, shifrën e revizorit Rama, pas pyetjs: “Sa e realizoi Dibra planin e kanabisit?”

Për t’u ikur të vërtetave të mëdha rreth kanabizimit të vendit dhe përfshirjes direkte të kryeministrit dhe kabinetit qeveritar në shndërrimin e vendit në Kolumbinë e Europës, kryeministri ka vijuar turin shëtitës qeveritar në qytetin e Dibrës. Teksa vendi zien nga çështjet e drogës me përfshirjen direkte të ministrave më të rëndësishëm të tij, dhe në po të njëjtën masë tek krimi i organizuar dhe kriminelët më në zë të vendit qe po drejtojnë vendin, kryeministri ka vendosur të sfumojë rezistencën e opozitës, europianëve dhe ndërkombëtarëve rreth këtyre çështjeve. Kryebaroni Edvin u kthye në luginën e Drinos, për shkak të një mbledhje, e cila i ngjan atyre që Enveri organizonte njëherë e një kohë, pasi ka parë për disa pranvera radhazi në fakt se si fushat e Maqellarës dhe majat e Korabit gjelbëronin prej kanabisit të kultivuar me ndihmën e policisë së inkriminuar. Po shkon kryeministri i turpit t’iu thojë dibranëve se prodhimi i tyre i mbarë i kanabisit dhe fitimet që financuan blerjen e votave më 11 Shtator 2016, për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Peshkopisë, pasi Shukriu me pasionet e tij e la partinë në baltë, ishin ogur i mbarë për zotërinë e tij dhe klikën kriminale që drejton. Dibra me zgjedhjet e saj të pjesshme ishte shembulli që Edi Rama i paraqiti shqiptarëve, për t’i treguar se kishin vendosur në krye të vendit një strukturë kriminale, që nuk do të garantojë kurrë zgjedhje të lira në këtë vend. Me atë fitore të blerë me paratë e drogës në Dibër, Noriega i Ballkanit i hapi rrugë shtrirjes së platformës së tij kanabiste në të gjithë vendin. Aty ai mësoi se miliona euro para të pista mund të përdoreshin me kujdes për të vjedhur një mandat të dytë qeverisës, e për ta kthyer Shqipërinë në vatër të krimit të organizuar, që rrezikon të infektojë gjithë Europën. Paturpësisht i pari i vendit po shkon në Dibër, duke mos kërkuar fillimisht falje për mashtrimin me ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”, të përsëritur në mënyrë të pacipë në katër vite qeverisje të “Rilindjes”. Edi Rama zgjodhi ta linte Dibrën të izoluar dhe të pashpresë e sot si për t’i larë hesapet e tij me Dibranët, po i çon atje shpurën e korruptuar ministrore për të dhuruar shoun e radhës, në përpjekjen e dështuar për të shkëputur vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe skandalet e drogës i kanë shpërthyer në derë. Por, asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Sot, çdokush është në dijeni, qoftë ky qytetarë shqiptarë, partnerë europianë apo edhe ndërkombëtarë, se Edvini ishte personi që ideoi narko-shtetin. Me bekimin e tij dhe të kufomave të tjera politike Shqipëria është njëkohësisht edhe prodhuesi më i madh i drogës në Evropë, edhe vendi më i varfër në Europë. Projekti i tij kriminal e shkatërrues për kanabizimin e vendit dhe veshja me pushtet e bandave bëri që Shqipëria të shënoj rekord historik vetëm në kronikën e zezë. Në Shqipëri për katër vite projekti i Rilindjes ia doli që të realizonte zgjedhjet që blenë në tërësi vullnetin e qytetarëve, ndërsa arriti të mbante një fushatë elektorale të financuar po nga milionat e drogës. Po prej Ramës ne sot kemi një kupolë policore të inkriminuar dhe të bërë palë me baronët e drogës. Në mënyrë revoltuese, Shqipëria i ka arritur të gjitha këto bashkë. Parti politike, qeveri, polici, ushtri në shërbim dhe në përfitim nga trafikimi i drogës. Por, shqiptarët nuk mund ta lënë veten në duart e një narkokryeministri që po i çon drejt humnerës, por po ashtu edhe ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë rrënimin e demokracisë dhe kthimin e vendit pas në vitet e errëta të diktaturës. Fundi i Edvinit është shumë pranë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>