Rama shkatërron statusin e PS-së, e emëron Sekretarin e Përgjithshëm pa votim

Cikli i privatizimit të Partisë Socialiste është mbyllur me një asamble të nënshtruarish që sillet sipas humorit të kryetarit. Vetëm një ditë më parë, Partia Socialiste mbajti Asamblenë e Përgjithshme, ku përveç broçkullave për projekte imagjinare, shërbëtorët e Edvinit i qëndruan gatitur edhe kur  u shkel statusi i partisë. Pas dorëheqjes së Gramoz Rucit, në kundërshtim me statusin, Rama emëroi Taulant Ballën si Sekretar të Përgjithshëm, duke mos e hedhur në votim nga anëtarët. Në fakt kjo nuk përbën më shqetësim, pasi qysh prej marrjes në dorë të frenave të partisë, Rama e ka shndërruar atë në një pronë të veten, siç po bën edhe me Shqipërinë.  Mania e tij për të qenë zot i pronës së shqiptarëve u pa kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës, po shihet më së shumti tani që është kryeministër, pasi Partinë e ka tashmë private. Mbledhja u mbyll me fjalimin e Edvinit, ndërsa më tepër se një orë shiti si arritje të gjitha dështimet e tij. Në këto vite qeverisje të tij, droga, krimi, korrupsioni mbeten alternativat për shqiptarët, ndërsa Edvini i dedikoi këtyre sektorëve investimin e një mandat të mirë qeverisës. Edi Rama nuk erdhi për të qeverisur, qëllimi i tij i parë e i vetëm ishte dhe mbetet pasurimi i xhepave personal në kurriz të qytetarëve shqiptar. Çdo ministër shquhet për ndonjë dhunti në sektorin e vrasjes, vjedhjes, drogës, korrupsionit, hajdutërisë. Nga ministri në ministër sheh në fakt një fytyrë: atë të Edvinit, që shkel mbi kallot e çara të shqiptarëve në mjerim. Për të dhe personazhet e tij të krimit, me rëndësi mbetet misioni që në fund të mandatit të kenë mbushur llogaritë personale e xhepat e klientëve.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>