Rama s’ofron asnjë shpresë për qeverisje

rama

4 vitet e dështuara të Edi Ramës nuk japin asnjë shpresë se qeverisja e ardhshme mund të ofrojë një alternativë që ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe ta afrojë fatin e saj politik me atë të Bashkimit Evropian. Kryeministri që do rikonfirmimin, s’pranon asnjë përgjegjësi për shndërrimin e vendit në vatër kontrabande të narkotikëve, dhe ripërsërit një seri premtimesh post-elektorale që s’japin asnjë shpresë se vendi mund të ketë rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës si dhe përmirësim të statusit të vendit si eksportues i stabilitetit në Evropën Juglindore

 

Ashtu siç ishte parashikuar, programi i Edi Ramës ishte kryekëput një farsë. Duke mos pasur asnjë alternativë që do t’u kthejë shpresën shqiptarëve, Rama për orë të tëra recitoi e recitoi, ndërsa kurrkund nuk u dëgjua se në këtë 4 vjeçar do të ketë investime e vepra publike. I mësuar me shfaqje, edhe sot në ditën kur kryeministri duhet të prezantonte alternativën e duhur për të nxjerrë vendin nga bataku i varfërisë ku ka rënë, Rama me cinizëm guxoi të tallet me fatet e qytetarëve të vet. Një teatër i vërtetë kukullash, ku kryedështaku Rama me zërin e mashtrimit foli për ‘bëma’ imagjinare. Edvini ashtu sikundër në fushatë, edhe ditën e djeshme nuk pati asnjë projekt a program për vendin. E vetmja e vërtetë e tij është aleanca e fortë që ka me krimin e drogën, që me gjasa do të vijojë edhe këtë mandat të dytë. Kjo paraqitje tërësisht boshe e tij është e vërteta e hidhur me të cilën do t’u duhet të përballen shqiptarët për vitet që do të pasojnë. Një Kryeministër me një Qeveri tërësisht të inkriminuar dhe mjaft komuniste. Meqenëse zgjedhjet e 25 qershorit, Edi Rama i fitoi pa një program të qartë qeverisës, premtimi kryesor i tij për mandatin e ri, orientohet drejt përvetësimit të buxhetit të shtetit. Meqenëse ai ka një mandat 4-vjeçar, vjedhja s’mund të kufizohet, prandaj ai shpalli dje se synon përvetësimin e fondeve për 10 vitet e ardhshme, duke shpallur shpërdorimin e qindra milionë eurove përmes  projekteve korruptive. Ai nuk u ka thënë dhe nuk u thotë asgjë shqiptarëve, përveç ëndrrës së tij që timonin e fituar përmes parave të krimit dhe të drogës ta përdor më së miri për interesat vetjake e klienteliste. Duke qenë gjithë kohën i fokusuar tek perfeksionimi i metodës së vjedhjes, tek tepsia, sahani, kusia e kazani i pushtetit personal, kryeministri i Shqipërisë i ka harruar qytetarët e vet. Kjo qeveri i ka varfëruar familjet. Gjysma e buxhetit të familjeve shkon për ushqime, ku edhe në Afrikë nuk e kanë këtë të dhënë. Andaj është ashiqare se rritja ekonomike për të cilën flet Rama ekziston vetëm në letra. Shqiptarët në 4 vite nuk njohën asnjë projekt apo investim që t’i jepte frymë bizneseve dhe ekonomisë, përveçse fonde me shifra marramendëse të shpërndara në duar e klientelës në formën e koncesioneve dhe tenderave. Si “Ramanjëshi”, si “Ramadyshi” e  nisën me premtime false drejtimin e vendit dhe po e vazhdojnë po njësoj. Kryekrimineli i shqiptarëve e tregon haptazi se është i fokusuar vetëm tek vjedhja dhe hajdutëria, këtë e ka më lehtësisht të realizueshme, sidomos tanimë që ka marr timonin përmes shfrytëzimit të parave të drogës. Në këtë fjalim të tijën tërësisht propagandues, Rama theksoi se në vitin 2017 nuk do të dëgjojmë lajme për integrimin, duke fajësuar partnerët evropianë, si faktorët kryesorë të bllokimit të integrimit të Shqipërisë drejt familjes evropiane. Rama dhe droga e tij në fakt është pengesa kryesore që shqiptarët t’i bashkohen familjes evropiane. Megjithëse vonë, ky fakt u konfirmua edhe nga partnerët tanë europianë. Andaj sa kohë që Rama do të jetë në krye të vendit, Shqipëria jo vetëm që s’do të ketë projekte dhe investime që do t’i rrisin mirëqenien, por do të mbetet edhe jashtë BE-së.

Pas ‘Shëndetësisë falas”, Rama premton mashtrimin e radhës: Mjekët në Shqipëri do të paguhen njëlloj si në Itali/ Edi Rama, e nisi aty ku e la 4 vjet më parë premtimin për shëndetësinë. Në mandatin e parë Rama premtoi se do të ofronte shërbimin shëndetësor totalisht falas për të gjithë qytetarët shqiptarë, por në fund të mandatit rezultoi se ishte i gjithi një mashtrim, përkundrazi shëndetësia rezultoi një nga sektorët më të dështuar të qeverisë ‘Rama 1’. Ndërkohë që pas dekretimit të qeverisë ‘Rama 2’, kreu i qeverisë bëri një tjetër premtim të madh, se mjekët specialistë në Shqipëri do të paguhen sa ata në Itali. ‘60 – 65 të shpenzimeve të përgjithshme të shqiptarëve për shëndetësinë. Asnjë familje në varfëri për këto shërbime Rritje pagash nëme 40 % brenda mandatit. Skemë të re financimi për të nxitur mjekët të punojnë në spitalet jashtë Tiranës.  Ende në diskutim ideja një pagë të përafërt me atë që do të marrin në Itali’, deklaroi Rama.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>