Rama s’paska qenë këtu 4 vjet

Rama

Përfundimi i “dëgjesave” të Ramës u konfirmua se ishte një orgji gënjeshtrash. Në kulmin e temperaturave afrikane u konfirmua se politika e kryeministrit Rama është një politikë e standardeve afrikane, një politikë që s’merr përgjegjësi dhe mbyll sytëpara të gjitha pasojave. Në këtë fillimgushti, shqiptarët po kuptojnë se përveç temperaturës afrikane, rrezikon të kenë në krye të punëve një të papërgjegjshëm që s’e ka për gjë që deklarojë se s’ka qenë në Shqipëri, edhe pse ka 4 vjet qëështë kryeministër

 

Parodia e ditëve të verës të Edi Ramës me të ashtuquajturat ‘dëgjesa me qytetarët’ ishte kryekëput një kurs zyrtar i rilindjes për t’i mbyllur gojën gjithkujt që mendon ndryshe. Seancat televizive “live” dhe të lodhshme për shqiptarët ishin monolog i kryeministrit dështak, i cili me arrogancën dhe cinizmin që e karakterizon po promovon planet e një qeverisje diktatoriale, ku primare janë interesat private dhe klinteliste të tij. Gjatë ditës së djeshme, Rama përmbylli turin e promovimit të gënjeshtrave se gjoja do ketë investime serioze për ta, ndërsa po para tyre përcolli edhe planet e një politike me standarde afrikane, që s’merr përgjegjësi e mbyll sytë para pasojave.Këto takime të stilit komunist shiten si dëgjesa, ndërsa Edvini i dha atyre formën e monologjeve, ku dominoi cinizmi, arroganca dhe fodullëku i kryeministrit mbi hallet dhe fytyrat e vrenjtura të qytetarëve të thjeshtë e të pashpresë. Sikur të mos mjaftonte shpalosja e fytyrës së qeverisë së krimit që nuk do qytetarët por banditët, shqiptarët u detyruan të jenë dëshmitar të arrogancës së kryeministrit të kapur prej bandave, të cilat e sollën në pushtet për herë të dytë, duke e bërë edhe më të fuqishëm se më parë. “Gjyqet e popullit” që organizon kryeministri, s’kanë aspak lidhje me hallet e popullit dhe mjerimin që i ka pllakosur prej gati 4 vitesh. Por Rama për 4 vite s’ka qenë aty për të investuar në reforma që do të sillnin shpresë për shqiptarët dhe do t’i hapnin dyert e së ardhmes. Kryeministri në këto 4 vite ka pasur të vetmin shqetësim sesi të  pushtoj çdo parcelë të vendit me kanabis dhe sesi të forcoj dhe vesh me pushtet bandat. Andaj, teatri nga zyrat e Kryeministrisë lidhet pikërisht me nismat e kryeministrit të turpit për të groposur në të shkuarën të gjitha dështimet e mëdha të “Rilindjes” gjatë mandatit të parë qeverisës dhe për t’i manipuluar shqiptarët me idenë se do punoj për të bërë shtet, kur shteti i tij është tashmë i nëpërkëmbur prej bandavetë krimit dhe drogës, që historikisht i kanë siguruar qëndrimin në pushtet. Pavarësisht çdo shfaqje teatrale të Ramës, tentativa e tij për të mbyllur llogaritë me shqiptarët lidhur me të keqen e madhe që i solli shoqërisë ka dështuar që në nisje të saj. Pavarësisht se fitoi i vetëm 74 mandate përmes lidhjeve kriminale, shqiptarët duket se nuk do të dorëzohen përballë një kryeministri që për 4 vjet mungoi dhe po lajmëron se s’do të jetë edhe në vitet në vazhdim.

Vëzhgimi/Drejtorët e spitaleve injorojnë Ramën, nuk dorëhiqen pas urdhrit të tij

Drejtuesit e spitaleve në vend nuk i janë përgjigjur ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë iu kërkoi të dorëzojnë dorëheqjen brenda 24 orëve. Deri tani asnjë drejtor spitali nuk ka dhënë dorëheqjen. ABC News kontaktoi me drejtuesit e spitaleve në rrethe. Drejtori i spitalit të Gjirokastrës u shpreh se do të dorëhiqet nesër, ai i Lushnjes tha se dorëheqjen do ta dorëzojë këto ditë. Drejtori i spitalit te Shkodrës deklaroi se do të dorëhiqet pasi të fillojë punën qeveria e re, ndërsa drejtori i Lezhës u shpreh se nuk ka arsye të dorëzojë dorëheqje. Spitali i Fierit është pa drejtues pasi është shkarkuar pas shkeljeve të konstatuara më herët. Gjithashtu pa drejtues është spitali i Korçës drejtuesja e të cilit është zgjedhur deputete. Ndërkohë që drejtoresha e spitalit të Durrësit është e pezulluar për pjesëmarrje në fushatë elektorale. Drejtoresha e spitalit të Vlorës është me leje deri në fund të muajt gusht e rrjedhimisht nuk do të dorëhiqet. Nga urdhri i Kryeministrit janë përjashtuar drejtori i QSUT-së, ai i spitalit të Traumës dhe atij “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Sipas kryeministrit Edi Rama drejtuesit e spitaleve duhet të japin dorëheqjen për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor. Ndërkohë që Edi Rama tha dje se spitalet nuk janë shembull pastërtie dhe higjiene, harroi shpejt sesi dilte përkrah deputetes së tij Ogerta Manastirliu dhe ministrit hajdut Ilir Beqja rreth e përqark QSUT-së, dhe krekosej për spitalet e pastër. Kryeministri tregoi  se ai e kërkon përgjegjësinë tek të gjithë hajdutët dhe kriminelët që bëri drejtorë, sepse i duheshin si aset në skemën e blerjes së zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai u shpreh se spitalet janë keqmenaxhuar nga drejtorët, por e vërteta është se këta drejtorë që po shkarkon, në 2013 u emëruan nga vetë Rama.

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    02/08/2017 at 12:20

    Rama do te tregoje se po punon, po nuk I ha me askush genjeshtrat e tij, ai eshte fajtori I te gjitha atyre puneve qe nuk ecin ashtu sic duhet, kesaj I thone: KALOVA LUMIN, TE DHJEFSHA KALIN, mbasi I mashtroi te gjithe, tani I thote qe ju nuk beni per kete pune, po ku do gjeje me kuadro te afte per t’i vene ne krye te ketyre puneve? Shumica e intelektualeve te mirefillte ose jane larguar nga vendi, ose jane ne opozite, me ata kalamajte e diktatoreve injiorante, te cilet mernin shkollat pa vajtur fare ne shkolle, kurre nuk do kete sukses, a do gjeje me si Fate Velaj per ta strukturuar per kryeminister, po ekonomiste si Linda Xhillarin per t’i bere hesapet se sa do vjedhe dhe ku do t’i depozitoje parate e droges dhe te 20% te apartamenteve te zhvatura nga firmat e ndertimit te 200 ndertuesve ne Kohen kur ishte kryebashkiaku I Tiranes? Sa shume kundershtare iu shtuan pas zgjedhjeve, a I ka bere mire llogarite? Ta provoje te beje prape zgjedhje pas nja tre muajve dhe te shohe se sa do fitoje, ai e di shume mire, sepse dhe menyra se si ka filluar te beje riorganizimin e administrative, dyshon se do deshtoje, por le t’ia lere ne dore G. Rucit, personit me te inkriminuar qe ka ajo parti, I cili e sjell verdalle kete budalla-hajdut, per te pasuruar djemte e ketij krimineli, po nuk u hoqen keta nga ajo qeverisje mafioze, ai vend nuk do njohe ndonjehere qetesi.