Rama s’përgënjeshtron dot faktin se u paraqit në SHBA si “Gruaja e Bilalit”

bilali

 

 

Thellimi i hetimeve në Nju Jork e ka detyruar Ramën të reagojë në Tiranë, por të mos përgënjeshtrojë dot faktin se u paraqit në takimin e San Franciskos si “Gruaja e Bilalit”. Propagandistët e kryeministrit sulmojnë mediat ndërkombëtare që raportojnë për hetimin, duke i cilësuar si të paguara nga opozita, por harrojnë se burimi i medieve është dëshmia e Bilal Shehut për pazarin që ka kryer personalisht me kryeministrin shqiptar

Reagimi i PD/Për foton 80 mijë eurosh raportuan “Reuters” dhe “Zëri i Amerikës”, ato nuk paguhen nga ne

 

Partia Demokratike i është përgjigjur Edi Ramës, pasi ky i fundit reagoi përmes një deklarate, disa orë pasi selia blu kishte depozituar kallëzim penal për foton 80 mijë dollarëshe me presidentin Obama në vitin 2012. PD e quan të dëshpëruar reagimin e Ramës, ndërsa i kujton kryeministrit se mediat prestigjioze si Zëri i Amerikës apo Reuters, që kanë raportuar lajmin, nuk paguhen nga Partia Demokratike. “Reagimi i dëshpëruar i Ramës përmes zyrës së tij të propagandës konfirmon faktin së është ai shtetasi i huaj që ka porositur pagesën e paligjshme 80 mijë dollarë për të përfituar një foto me Presidentin Obama. Ky që nuk mungon të komentojë gjithçka mbi këtë rruzull, ka 5 ditë që hesht teksa zyra e tij e propagandës i cilëson Reuters dhe Zërin e Amerikës si media të paguara nga Partia Demokratike. Ndërkohë që e pret një tjetër padi për këtë shpifje të pacipë, Edi Rama vazhdon të mos ju përgjigjet pyetjeve: “Ku i mori 80 mijë dollarë Edi Rama kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë Euro? A janë këto 80 mijë dollarë para ryshfeti apo korrupsioni? Çfarë ju premtua në këmbim sponsorizuesit të 80 mijë dollarëve?” Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të mos fshihet pas zyrës së propagandës, por të dalë para shqiptarëve dhe para drejtësisë për tu përballur me të vërtetën”, thuhet në deklaratën e PD-së.

1 Koment

  1. A

    05/07/2016 at 08:51

    E besoj qe EDVIN KRISTAQ ANETA RAMA ka bere nje veprim te tille, por ky e ka mesuar kete rruge, keto veprime nga pasardhesit e tij si per shembull nga SALI RAM SHEQERE BERISHA dhe FATOS THANAS MARIE NANO, cfare nuk benin, nuk linin gure pa luajtur per te cikur thjeshte doren ose per nje dalje ne resme me lider te SHBA-se dhe BE-se. Jo qe paguanin nje person por paguanin kompati lobuesi me shifra marramendese. Pra, si perfundim nga do qe ta kapish jane persona te dalur boje, njeri kake dhe tjetri mut. Prandaj Gazeta 55-se te jete me korrekte ne informacione dhe te jape dy anet e medaljes.
    Shpresoj qe kete koment mos ta botoni sepse kuptohet se keni censure nder komentet qe nuk ju interesojne. Mjaft per mua qe do ta lexoni, kjo me mjafton. Tung.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>