Rama ta shfrytëzojë paralajmërimin e protestës, ndryshe s’ka mercenar ndërkombëtar që e shpëton

Sa herë që në Tiranë ndodhin evenimente të rëndësishme, ku Kryeministri duhet të jetë në krye të punëve, e kundërta ndodh me Edvin Ramën. Ai merr arratinë dhe largohet në drejtim të paditur. Dikur vonë, TV që janë bërë si pronë e tij private, e lodhin publikun me pamje të ndryshme sikur Kryeministri ka patur punë më të rëndësishme që të vizitojë një impiant të përpunimit të qumështit, një fermë apo të shpërndajë “certifikata legalizimesh” në ndonjë fshat të largët, që aty njerëzit i mësojnë emrin. Të Shtunën e shkuar, në protestën madhështore të shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme që u zhvillua në Bulevardin Dëshmorët e Kombit përpara Kryeministrisë, Edvin Rama ka ikur në panik nga Tirana duke i mbushur poturet nga zemërimi i popullit. Ishte në të vertetë ashtu si e quajti edhe udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha, një referendum popullor, që e gjithë Shqipëria po kërkon largimin e Edvin Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie teknike për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edhe para disa ditësh, bash në kulmin e krizës politike, sociale dhe ekonomike që e ka pllakosur Shqipërinë, në një vizitë zyrtare zbarkuan në Tiranë 6 Kongresmenë amerikanë. Kjo ishte një dukuri e qartë se sa i shqetësuar është Uashingtoni dhe administrata e Presidentit Trump për krizën në vendin tonë. Përsëri Edvin Rama iku nga Tirana gjoja për të shkuar në Venecia për të paraqitur ato zhgarravinat e tij me miza dhe kacabuj në një ekspozitë pikture. Kësaj i thonë ore lum miku pa i hequr asnjë fjalë asaj thënies së kahershme të popullit tonë se “k….krihet dhe Stambolli digjet”. A i bëhet vonë këtij Kryeministri të krisur nga mëndja se në çfarë gjendje të një krize të rëndë ndodhet Shqipëria dhe a mundet që të krahasohet rëndësia e një krize politike në shpërthim me një ekspozitë pikturash? Absolutisht se jo. Sigurisht që Edvin Rama me këtë rast mori arratinë edhe për faktin se Kongresmenët amerikanë duket se nuk e kishin të përfshirë në axhendën e tyre takimin me Kryeministrin, pasi që ai në të vërtetë ishte shkaktari i kësaj krize. Por sido që të ishte, një Kryeministër i përgjegjshëm duhej të kishte qëndruar në krye të punëve, të përgjigjej dhe të mbante përgjegjësi. Por jo, ai iku se nuk kishte sy e faqe të qëndronte në Tiranë kur delegacioni i lartë i Amerikës do të takonte Kryetarin e opozitës dhe atë jo.

Po duket se Europa ka dështuar për ta detyruar të sëmurin psiqik të “Rilindjes” për ta bindur që të ulet me opozitën në parakushtin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edvin Rama po shkon turravrap në aventurën e tij për ta dërguar Shqipërinë jo në zgjedhje të lira e të ndershme, por në votime, në një sistem monist si në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dhe llogaritë i ka bërë me një mendje të sëmurë, të një sëmundje psiqike qe sa vjen dhe i rëndohet në stinën e pranverës kur koha dhe dielli nxeh, me mësimet e mbrapshta të Sorosit. Duke e përjashtuar opozitën nga zgjedhjet e 18 Qershorit, zgjedhje nuk do të ketë, do të ketë vetëm votime, ku populli nuk ka asnjë mundësi të zgjedhe alternativa të tjera të qeverisjes, vetëm broçkullat e Edvinit. Edhe disa ndoca partiza të vogla që do të marrin pjesë në zgjedhje, nuk janë asgjë tjetër vetëm disa marioneta të Edvin Ramës, që sipas Kodit Zgjedhorë, do të marrin ato kocka që do t’u hedhë ai, si për lëmoshë. Po përsërit skenarin e Ramiz Alisë, që duke parë humbjen e thellë, diktatori i fundit komunist futi si forca politike në zgjedhjet 31 Marsit 1991, Bashkimet Profesionale, Bashkimin e Rinisë, Organizatën e Gruas etj, të gjitha këto “leva” të Partisë së Punës, me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, duke i quajtur si “zgjedhje pluraliste”. Dhe ja doli të manipulojë zgjedhjet. Por vetëm në harkun kohor të një viti, diktatori komunist përpara zemërimit të popullit u detyrua të dorëzohet dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme, ku humbi turpshëm në zgjedhjet e 22 Marsit 1992. Skenarë të tillë, sot 26 vite pas rënies së diktaturës nuk mund të pranohen. Shqipëria është Anëtare e NATO-s, e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake që ka njohur bota. Endrra për restaurimin e një neokomunizmi të dyzuar me demokraci nuk mundet që të pranohet dhe aq më pak të vendoset në Shqipëri. Sigurisht, është një aksident në rrugën e vështirë të demokracisë, që Shqipëria sot nuk po qeveriset por po sundohet nga një klikë enveriste me ide të pastra bolshevike, që sa vijnë dhe po qartësohen në këto katër vite të mbrapshta kundër interesave kombëtare. Varfëria ekstreme, papunësia masive, pasiguria për jetën, eksodi masiv i shqiptarëve, korrupsioni i administratës shtetërore deri në majën e piramidës dhe kanabizimi i të gjithë Shqipërisë, kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, e ka bërë Shqipërinë një shqetësim të madh për Europën dhe Amerikën, si rrezik edhe për destabilizimin e rajonit e më gjerë. Këtij rreziku eminent, i bashkohet edhe fakti i rrëshqitjes nga demokracia në diktaturë i Shqipërisë, i vjedhjes sistematike, i blerjes dhe manipulimit të votës. Në protestën e 18 Shkurtit, populli opozitar, pa dallime partiake, vendosi që pa largimin e Edvin Ramës nga pushteti dhe formimin e një qeverie teknike,zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk mundet që të bëhen. Në harkun kohorë të tre muajve,në një protestë pa shembull tjetër në të gjithë Europën, natë e ditë,opozita dhe mbarë populli,po protestojnë para zyrës së Kryeministrit me një protestë paqësore,duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme që janë themeli i demokracisë. Me kokëfortësinë e një skizofreni, në vend që Kryeministri të reagojë dhe të kërkojë dialog për zgjidhjen e problemit, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, tallet me batuta duke përqeshur opozitën, nga ana tjetër i mbush poturet duke e lënë Kryeministrinë të boshatisur ku askush nuk punon, por të gjithë ikin dhe vetëm ikin me në krye Edvin Ramën. Shqipëria sot nuk qeveriset, është në kaos. Bash në këtë pikë kritike të kërcënimit të demokracisë, rrezikut për t’u vendosur në zemër të Europës një sistem totalitar, sot vjen në Tiranë, Hoyt Brian Yee,zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit. Vallë a do të jetë sot në Tiranë Edvin Rama, apo do të marrë arratinë nga vizita e zyrtarit të lartë amerikan,kjo mbetet për t’u parë.  Vallë a do të ketë sy e faqe Edvin Rama t’i dalë përpara zyrtarit të lartë amerikan,se është ky Edvin që për një fotografi me Obamën në prag të zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri, shkoi deri në San-Francisko,se gjoja është “i preferuari i Amerikës” u paraqit si gruaja e një taksisti të quajtur Bilal Shehu nga New Xhersi për të cilën u paguan nga donacione të kundra ligjshme 80 mijë dollar,duke u bërë shqetësim për Kongresin Amerikan. Këto “xhevahire”ndodhin vetëm në këtë Shqipërinë tonë që nuk qeveriset, por sundohet nga një bandë kriminelësh ordinerë. Dhe kjo gjendje duhet të ndryshojë. Duke ju lutur Zotit në qiell dhe Amerikës në tokë, shqiptarët në këtë ditë të bekuar, të ngritur në këmbë në mbrojtje të demokracisë, e kanë mendjen dhe shpresën tek Amerika, për kauzën e mbrojtjes së demokracisë.

 

 

 

 

 

 

1 Koment

  1. ari

    15/05/2017 at 17:54

    zoti peka ju keshilloj keto shkrime me fakte qe ka mjaft ti dergoni gazetave me te mdha ne bot,televizioneve,internetit etj.te shfaqen radh biografia e ter familjes se rames qe daj ka pas vrasesin spiro koleka,kristaqin etj,pastaj videon e netes per ramen,deputetet qe jan ne burg frroket,ndoket,kanabisin ,balilet,gjelilet etj.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>