Rama, themeluesi i krimit në parlament dhe Loja me Vettingun

rama-me-droge

Politikani që solli “grupin parlamentar të krimit” s’lëshon asnjërin nga eksponentët e tij. Pasi mbrojti Elvis Rroshin, strehoi në PS-në e Lezhës Arben Ndokën, nënshkroi pakt politik me vëllezërit Frroku, Edi Rama tani po merr peng KQZ-në, në mënyrë që të mbrohet politikisht edhe Armando Prenga. Krejt kjo avokati e krimit luhet ditën për diell, njëkohësisht me përbetimet për reformën në drejtësi, çka zbardh faktin se Loja me Vettingun mbetet një armë gjuetie në duart e një kryeministri që pa krimin s’ka asnjë vlerë politike

 

Kriminelët kanë marr timonin e drejtimit të vendit, ndërsa Edvin Rama po i jep zemër. Prej pothuajse një mandati qeverisës, Rama ka ndërtuar një kazermë tiranike të krimit e korrupsionit së bashku me kriminelët më në zë të vendit. Duke ndarë pushtetin me këta kriminelë, duke i bërë pjesë të grupit parlamentar, ky kryebandit ka vështirësuar jetën e qytetarëve, të cilët goditen pabesisht sa herë që duan e u duhet bandave. Vrasjet, vjedhjet, grabitjet janë shtuar, ndërsa policia e drejtuar prej njeriut që mbahet si simbol i narkotrafikut godet ato më të pamundurit e pronat e tyre. Ndërkohë me pëlqimin e Ministrit dhe kryeministrit ofrohet siguri për bandat kriminale. Kjo çka po ngjet në vendin tonë ndodh vetëm në vendet diktatoriale, në shtetet e dështuara ku oligarkitë sunduese, sundojnë si banda dhe me bandat. Në një moment kur vendi ynë ka më tepër se kurrë nevojë që të luftojë krimin që po shtie në dorë politikën, ekonominë dhe gjithë shoqërinë, Rama ka zgjedhur t’i jap zemër kriminelëve duke iu dorëzuar qeverisjen e vendit. Këtë e ka bërë më së miri kur mori përsipër të mbronte Elvis Rroshin, strehoi në PS-në e Lezhës Arben Ndokën, nënshkroi pakt politik me vëllezërit Frroku,tanimë këkron që të shpëtoi Armando Prengën nga hetimi i dekriminalizimit. Ditën e djeshme, në një letër dërguar Kuvendit, Prenga thotë se e dorëzon mandatin edhe pse nuk është prekur nga ligji i dekriminalizimit, pavarësisht se ai ka qenë subjekt i ligjit të famshëm që synon të pastrojë klasën politike nga individë me të shkuar kriminale. Prej ditësh KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme ishin në konflikt për mandatin e Prengës që kishte fshehur nga formulari i dekriminalizimit një dënim me gjobë dhe një dënim për vjedhje banesash në Milano ku ai rezultonte të mbante edhe 10 emra të ndryshëm. Vendimi për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës ishte marrë nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa anëtarët e mazhorancës në KQZ nuk iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Prokurorisë, por kërkuan material shtesë, duke zbatuar urdhrat politikë të Edi Ramës. Është ashiqare sesi Rama tanimë ka shtrirë duart drejt institucionit të KQZ-së dhe po e përdor atë sa herë i duhet për të fshehur dosjet e personave të inkriminuar që mban pranë vetes. Duke qenë se e ka të pamundur të distancohet nga krimi, pasi praktikisht do të thotë dorëheqje nga posti i kryeministrit, Rama  përmes mesazheve që në brendësi të tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse inkurajojnë krimin, ka qetësuar gjithë kriminelët e tjerë, qoftë në politikë apo në poste kyçe të drejtimit të vendit se sa kohë që të jetë ai në krye të vendit nuk do të ketë dekriminalizim dhe luftim të krimit. Me kriminelë si: Armando Prenga, Elvis Rroshi, Artur Bushi, Edvini shtiu në dorë pushtetin, ndërsa në këto vite ai veçse e ka pasuruar listën, kjo nën moton:‘me mua në pushtet ju nuk do t’iu gjejë kurrgjë’. Kjo është sot fytyra e vërtetë e politikës, njëkohësisht edhe nevoja imediate e vendit për t’u pastruar nga kjo turmë që nuk di të ndalet. Krejt kjo avokati e krimit luhet ditën për diell, njëkohësisht me përbetimet për reformën në drejtësi, çka zbardh faktin se Loja me Vettingun mbetet një armë gjuetie në duart e një kryeministri që pa krimin s’ka asnjë vlerë politike.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>