Rama u kuptua: S’donte as vetting e as opozitë

rama-me-droge

Negociatat me diplomatin e lartë amerikan demaskuan qëndrimet e deritanishme të Edi Ramës. Ai tashmë u kuptua se s’donte as vetting e as opozitë në zgjedhje. Të gjitha partitë e regjistruara për procesin e 18 qershorit u shprehën mbrëmë se ishin dakord me paketën që i shtynte zgjedhjet gjatë korrikut, kurse kryeministri mbeti tek ëndrra e votimeve pa opozitë dhe me shpresën se drejtësinë do ta kontrollojë vetë me vettingun që do kryejë me opozitën e tij të emëruar

Fakti/LSI dhe PDIU këmbëngulin tek data 16 korrik e ndërkombëtarëve, koalicioni në prag të shpërbërjes

 

Njësoj si dy ditë më parë opozita e vendit dhe lideri i saj Lulzim Basha u investuan fuqishëm gjatë ditës së djeshme për të orientuar forcat politike drejt një zgjidhje konsensuale të krizës së rëndë politike që ka mbërthyer vendin. Siç edhe është bërë e ditur publikisht opozita tashmë ka pranuar paketën “Mc Allister”, së bashku me disa ndryshime të propozuara nga zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee, ndërsa marrëveshja prej dy ditësh vijon të mbetet peng e kryeneçësisë së Edi Ramës, i cili i trembet ndryshimit të datës së zgjedhjeve pasi e sheh 18 qershorin si bunkerin që e mbron nga forca e ndëshkimit popullor. Edvini, i cili pak kohë më parë dilte e krenohej në mediat e blera me narko-para se krizën po e prodhonte PD-ja, është gjendur kështu i papërgatitur teksa opozita ka rëndë dakord për një marrëveshje, madje duke u treguar e gatshme për të votuar pro ngritjes së komisioneve të Vettingut në një senacë të jashtëzakonshme paralmentare. “Dashnorit” të Vettingut tashmë iu hoq maska dhe është shndërruar në refuzuesin më të madh, duke i treguar gjithë shqiptarëve se është pikërisht ai baroni i krimit dhe i drogës, që frikësohet prej drejtësisë me standarte ndërkombëtare, ndaj endet lart e poshtë duke shpalosur paltformën e tij të zgjedhjeve moniste. Edi Rama synon të shfarrosë pluralizmin dhe të qeverisë Shqipërinë njëjtë si etërit e tij në diktaturë, me një opozitë fasadë të krijuar sipas dëshirave personale, me të cilën ëndërron të ndërtojë organe të reja në sistemin e drejtësisë, që të mund t’i vendosë më pas në diktatin e kontrollin personal. Ky palo-kryeministër përbën sot rrezikun më madhor, jo vetëm për demokracinë në vend, por për të gjithë qytetarët shqiptarë, pasi pavarësisht se ka në tryezë një paketë që në datën 26 prill dëshironte ta zbatonte me çdo kusht, sot vazhdon të struket në bunkerin e krimit, drogës dhe korrupsionit, duke mbajtur peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Kreu i kapobandës në pushtet vazhdon të mbrojë farsën që ka përgatitur për shqiptarët më 18 qershor dhe insiston në refuzimin e një zgjidhje politike, duke dëshmuar se interesat personale dhe dashuria për karrigen, janë për të më të rëndësishme se e ardhmja e vendit. Ai ka dalë kundër të gjithëve, madje edhe kundër ndërkombëtarëve që kanë këmbëngulur vazhdimisht që kryeministri të marrë përsipër përgjegjësinë për krizën dhe ka konfirmuar se është i vetmi, i cili kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga rruga e së drejtës për t’i vendosur të gjitha pushtetet nën kontrollin e tij dhe oligarkisë së krimit dhe drogës. Edvini hodhi dje poshtë ftesën për të punuar së bashku me opozitën e aleatët e tij në qeveri për zbatimin e çdo pike të paketës që garantojnë ndërkombëtarët duke thënë se do të nisë fushatën për të varrosur pluralizmin, madje duke zhvilluar një tubim pranë çadrës së opozitës, e cila është shndërruar në motorrin që po gjeneron forcën dhe idetë që i duhen Shqipërisë për t’i shpëtuar skizofrenisë së kryeministrit. Rama hiqet sikur nuk ka sy të shohë e veshë të dëgjojë për situatën e tensionuar që ka prodhuar këmbëngulja e tij për të hyrë në një palë zgjedhje, rezultati i të cilave është vendosur paraprakisht. Me të gjitha lëvizjet dhe sjelljen e tij prej të çarturi kryeministri i turpit po i tregon shqiptarëve se nuk shkëputet nga plani i tij antikombëtar, pasi për të tashmë ka rëndësi vetëm vendosmëria për të vjedhur me çdo çmim zgjedhjet e për të shfrytëzuar njëkohësisht 6 milionë euro para të pista të grumbulluara nga kanabisi. Shqiptarët mësuan se njeriu i destabilitetit është Edi Rama, i cili ka përjashtuar çdo opsion për zgjidhje dhe ka dalë kundër opinionit publik, aleatëve të tij, opozitës dhe ndërkombëtarëve.

Në Kryesinë e Kuvendit mblidhet tryeza e partive parlamentare për diskutuar zgjidhjen e krizës politike

Gjatë orëve të mesditës opozita ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm për arritjen e zgjidhjes së krizës politike. Partia Republikane dhe ajo Agrare i kanë dërguar një ftesë të gjitha partive parlamentare për të zhvilluar një takim në orën 20:00. “Partia Republikane Shqiptare dhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë fton sot, datë 17 maj 2017,në orën 20:00, në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kryetarët e partive parlamentare për të diskutua rrreth zgjidhjes së krizës aktuale politike. Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe tëndershëm”, thuhet në këtë ftesë. Tryeza e partive parlamentare, e cila përbën kulmin e përpjekjeve për nxjerrë vendin nga kriza politike nisi në orarin e lajmëruar më parë në media dhe u drejtua nga drejtuesit e PR dhe PAA, Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Të pranishëm në këtë tryezë ishin kreu i PS-së Edi Rama dhe ai i PD-së Lulzim Basha, mes të cilëve ndodhi edhe një ‘përplasje’ në dyert e Kuvendit të Shqipërisë. Teksa lideri opozitar po fliste për mediat lidhur me deklarata e tij për komunitetin katolik, të cilat janë keqinterpretuar, prapa shpinës së tij u shfaq kryeministri Rama, i cili nuk e kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga dy partitë e opozitës. Rama ka ndjekur për pak minuta fjalën e Bashës dhe më pas e ka ngacmuar duke i kërkuar të hyjnë së bashku brenda kryesisë, por kreu i PD i është përgjigjur duke i thënë se duhet të vazhdonte të ngjitej lartë pasi bashkë kishin punë atje dhe jo aty jashtë. Gjithashtu në takim morën pjesë edhe kreu i LSI, Petrit Vasili,  aleati tjetër qeveritar Shpëtim Idrizi, zv/kryetarja e Libra Mimoza Hafizi, kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka, ai i LZHK-së Dashamir Shehi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Takimi zgjati rreth dy orë dhe palët kanë diskutuar mbi paketën Mc Allister. Pas përfundimit të takimit kreu i Partisë Republikane, Famtir Mediu u shpreh se opozita ka insistuar në implementimin e plotë e pa asnjë ndryshim të paketës së ndërkombëtarëve, ndërsa deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi u shpreh se kryeministri Rama është i vemti që insiston në mos ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Ndërkohë Mediu e mbylli fjalën e tij për mediat duke u shprehur se ndërkombëtarët janë duke pritur vetëm vendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbetet njeriu i vetëm që mban peng marrëveshjen për zgjidhjen e krizës politike.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>