Rama urdhëron grabitjen e përditshme të popullit  

Edi Rama shkelqim Cani

 

Nuk është një rast i veçantë, por një konferencë shtypi që njofton grabitjen me urdhër të biznesit e fermerëve të vegjël. Edi Rama njoftoi se s’do të ndalet e se ka marrë me vete edhe një ushtri tatimorësh, policësh e kontrabandistësh. Pasi ranë “dëshmorë” turizmi dhe industria fasone, qeveria po kërkon haraç nga biznesi i vogël, por kundërpërgjigjja e vetme që kryeministri do të marrë do të jetë rezistenca e përditshme dhe urimi “mos i zënsh 300 ditët”

 

Sot, nis fushata 300 ditore e grabitjes së përditshme të popullit nga bandat e kontrabandistëve të qeverisë! Ishte vetë kryeministri Rama që shpalli lajmin e zi për shqiptarët se nga sot, në të gjithë vendin, do të nisë reprezalja fiskale ndaj shqiptarëve. 160 milionë dollarë që u vodhën nga buxheti i shtetit me lejen e qeverisë, me po atë leje që ngrihen avionët me drogë, do të paguhen nga biznesi i vogël, i cili, përveç taksës progresive do të ketë si barrë fiskale edhe taksën e kontrabandistëve. Siç ka njoftuar Cani i Ramës, 330 milionë dollarë ose 40 miliardë leke synohen të mblidhen nga kjo fushatë naziste të “natës së kristaleve të thyera” të cilat do të merren me forcë, nëpërmjet gjobës dhe nën kërcënimin e burgut ndaj çdo shqiptari që ka një biznes për bukën e gojës. Kjo shifër është një provë që flet shumë. 330 milionë janë dyfishi i 160 milionëve, që do të thotë se në të është përfshirë vjedhja nga kontrabandistët prej 160 milionë dollarë dhe mbledhja e dyfishit ka si synim fshehjen e kontrabandës e vulosjen përfundimisht të evazionit nga oligarkia qeveritare. Grabitja e përditshme që do i bëhet popullit zbardhen edhe nga fakti statistikor se biznesi i vogël është i pafajshëm për deficitin prej 160 milionë dollarë të buxhetit, pasi totali i të ardhurave që mblidhen nga to, me kasë fiskale e kupon tatimor, përbën vetëm 5% të të gjithë të ardhurave dhe nuk arrin kurrë shifrën prej 160 milionë dollarësh. Në fakt, po nga prova statistikore mungesa e këtyre të ardhurave ka ardhur si pasojë e shmangies që u bëhet disa taksave si akciza, e cila vendoset mbi mallra “luksi”, por që jo rastësisht, nga nafta, cigarja e gjësend tjetër ndodhen nën patronazhin e klientelës qeveritare. Është ky evazion, me fikjen e “radarëve” tatimor dhe doganor nga qeveria, e cila ka shkaktuar në buxhet një gropo fiskale, sipas skenarit të krizës greke. Kapja e shifrës të 330 milionë dollarë do të arrihet jo nga kuponi tatimor, por nga gjobat dhe mësymja fiskale ndaj asaj pjesë të biznesit të mesëm e të madh që nuk është pjesë e oligarkisë, zhdukja e së cilës përforcon monopolin e bizneseve të tyre.

300 ditët e treta të Ramës, kësisoj demaskohen të jenë 300 ditë fatkeqësi dhe mjerim për shqiptarët. Liria ekonomike do të censurohet, varfëria do të shtohet, eksodi do t’i rrisë radhët. Sot, nis kalvari i një vuajtje edhe më të madhe sesa 300 ditët e para dhe të dyta. Këtij kalvari sot do t’i shtohet biznesi që është shtylla e vetme ku mbahet në këmbë ekonomia shqiptarë, pasi shtyllat e tjera si turizmi ranë “dëshmorë” gjatë këtij viti. Kundërpërgjigja ndaj 300 ditëshit të tretë është që mos t’i arrijë të 300-tat.

 

 

 

 

 

1 Koment

  1. liki

    01/09/2015 at 13:51

    EEEEEEEEEEEEEE…. OPOZITA BEN SEHIR!!!