Rama varrosi reformën në drejtësi

edi-rama-erdogan

 

 

Edi Rama është munduar të reagojë në rrjetet sociale për të konfirmuar qëndrimin e tij të prerë kundër reformës në drejtësi.  Pasi ka kuptuar se qeverisja i ka dështuar krejtësisht dhe se ortakëria me krimin po rrezikon t’i hajë kokën, ai ka hequr maskën dhe ka refuzuar në mënyrë përfundimtare një konsensus për reformën në drejtësi. Një reformë që mezi pritet të miratohet nga të burgosurit, nga kriminelët e nga hajdutët është një akt krimininal.

Kulla e stadiumit dhe koncesioni Olsi s’mund të amnistohen. As prishja selektive e ndërtimeve pa leje, as shndërrimi i Shqipërisë në një burg gjigant me afro 50 mijë të ndaluar në vit dhe as shndërrimi i maleve e kodrave tonë në plantacione kanabisi.

Kësodore, mund të kuptojmë se asnjë reformë në drejtësi s’mund të jetë në favor të shqiptarëve, nëse ajo do t’i jepte Edi Ramës të drejtën të bëhet edhe kryehetues, edhe kryeprokuror, edhe kryegjykatës i Shqipërisë. Në qendër të propagandës është spekulimi se projekti ka anëtarësi ekskluzive ndërkombëtare dhe janë ata që do të garantojnë trafikun e votave për të arritur numrin e kërkuar për ndryshimet kushtetuese. Mbështetja personale që mund t’i jepet një reforme të tillë prej ndonjë burokrati që Brukseli ka sjellë në Tiranë s’është suporti i BE-së, e bile edhe në qoftë izma e konfirmuar e burokracisë së BE-së, natyrisht që s’është një leje për të shkallmuar edhe atë pak rrugë që institucionet e shtetit shqiptar kanë kryer në rrugën drejt integrimit në Evropë. Uashingtoni dhe Brukseli kanë mbështetur prej 25 vitesh ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe rrezikimi aktual i demokracisë prej regjimit, nëpërmjet blerjes së votave, po i detyron kancelaritë perëndimore të rishfaqen “pro” praktikave të mira parlamentare.

Natyrisht Edi Rama s’mund të lejohet të vetëaministohet për korrupsionin, porse para reformës në drejtësi, duhet që kryeministri të përgjigjet ligjërisht me kapicën e krimeve.

Duke refuzuar edhe ofertën e opozitës, sipas një interpretimi të ri të nenit 88 të Venecias, Edi Rama shkatërron edhe investimin dyvjeçar të komunitetit ndërkombëtar për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe pavarësimin e tij nga ekzekutivi

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>