Rama vendos operativët nëpër shkolla

Në një takim dje në shkollën “Qemal Stafa”, pikërisht në kohën kur në shkollën “Osman Myderrizi” një mësuese i ra tavani kresë, Rama na foli për “sigurinë policore” në shkolla. Në këtë takim foli së pari ministrja e Arsimit, mikrofoni i kaloi Ramës, e në fund e bitisi Bilbil Mema ish drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sot drejtor i një akademie për çështje sigurie. Askush nuk tha një fjalë të qartë se çfarë lidhje ka kjo me realitetin sepse shkolla nuk është polici e policia nuk është shkollë. Saqë që Mema tha nja dy fjalë për “policimin në komunitet”, sipas një recitimi të vjetër e pa kuptim, sipas kësaj logjike i bie që në shkolla të vendosen një lloj operativësh si nga ata të djeshmit. Idenë teorike të Ramës për shtetin në përgjegjësi vlejnë sa për një dalje televizive se pastaj nuk i mban mend as vetë Rama. Kësisoj, edhe takimin arsimor-policior nuk pritet të lejë gjurmë të madhe, pavarësisht dëshirës së Ramës për operativin nëpër shkolla.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>