Rama vendos tarifa për biznesin e Kosovës, si presion që të firmoset “Jugosllavia” e re e Vuçiçit

morine

Në prag të samitit të Triestes, qeveria e Shqipërisë ka vendosur çmim reference për patatet e Kosovës, si një formë presioni që Edi Rama i bën Kosovës, e cila së bashku me Malin e Zi, janë në ballë të frontit për krijimin e “Jugosllavisë së Re”, një propozim që e kthen Ballkanin në një pazar të prodhimeve të Beogradit

Gjatë dy ditëve të fundit në mediat shqiptare ka bërë bujë lajmi se Qeveria e Shqipërisë ka vendosur një çmim referent prej 0.19 euro për patatet që eksportohen nga Kosova, duke  i dëmtuar rëndë prodhuesit kosovarë. Ky lajm i dyshimtë është konstatuar nga Ministri në largim i Financave për Kosovën, Avdullah Hoti i cili ka theksuar se Kosova do të ndërmarr të njëjtin hap nëse qeveria shqiptare nuk reflekton në kohë. Siç u shprehëm dhe më sipër ky hap i hedhur nga pala shqiptare, në të vërtetë vjen si një formë presioni e Edi Ramës ndaj Prishtinës zyrtare, për ta detyruar këtë të fundit që të pranojë propozimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për krijimin e tregut të përbashkët ekonomik. Për ta qartësuar këtë konstatim, vlen të theksojmë se në Samitin e Triestes që do të zhvillohet më 12 korrik në kuadër të Procesit të Berlinit, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të firmosin për krijimin e tregut të përbashkët ekonomik. Krijimi i tregut të përbashkët është një propozim i Aleksandar Vuçiç, që dëmton vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor, si Kosova dhe për të cilin Tirana zyrtare fillimisht shprehu dyshime, pasi e shihte si një përpjekje të Serbisë për të dominuar rajonin. Por pavarësisht rezervave fillestare kryeministri Edi Rama ndryshoi në mënyrë drastike qëndrimin negativ, duke u shndërruar në pak kohë në një prej mbështetësve kryesor të projektit të Vuçiç. Teksa Shqipëria e ka shprehur tashmë hapur mbështetjen për krijimin e tregut ballkanik, edhe nëpërmjet konfirmimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për firmosjen e marrëveshjes, Prishtina zyrtare nuk ka ende asnjë reagim. Në vazhdën e këtyre konstatimeve edhe situata disi e tensionuar që është krijuar midis Shqipërisë dhe Kosovës, lidhur me çmimet e produkteve, mund të jetë e stisur qëllimisht prej Edi Ramës, në mënyrë që përfaqësia e Prishtinës në Trieste të detyrohet që të votojë pro projektit të Vuçiç.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>