Rama-Vuçiç, duet mediatik kundër shqiptarëve!

ervin-salianji

 

Rama në debatin me Aleksander Vuçic kishte shansin e madh që për herë të parë në jetën e vet të kishte “tifozë” të gjithë shqiptarët, kjo jo për meritë të tij, por si Kryeministër i shqiptarëve. Pavarësisht dëshirës për ta parë mirë, Rama sot ka zhgënjyer edhe me fanatikun e vet. Të njëjtat batuta bajate, i njejti fjalor sikur flet me alabakë në tavolina, e njëjta butafori dhe mëndjemadhësi prej “lideri botëror”.

Debati fitohet me argument jo me forcë, për fat te keq Rama nuk kishte afër Policinë, INUK, “të fortët”, madje nuk e blinte dot as me para siç beson dhe fiton në Shqipëri!

Të paktën audienca u sqarua, shqiptarët dhe serbët plasën për pak luftën për një top…nuk i ndaka gjenocidi serb, vrasjet, torturat, krimet ndaj njerëzimit që edhe Vuçic i ka përkrahur me kallashnikov në krah të Millosheviçit.

1 Koment

  1. Ardit

    01/09/2015 at 07:33

    Bravo!! Njerez keshtu i duhen opozites!