Rama zgjedh përplasjen dhe fatalitetin

protesta

Kryeministri shfaqet në versionin më antiperëndimor dhe autokratik të mundshëm, në përpjekjen finale të ndërkombëtarëve dhe të presidentit të republikës për të arritur një konsensus që ndalon instalimin e neodiktaturës në vend. Me panikun e stampuar në fytyrë, Edi Rama tha mbrëmë se ka zgjedhur përplasjen dhe fatalitetin, duke shkuar vetëm në zgjedhje dhe duke mos pyetur as për paketën McAllister e as për protestat masive që do të përfshijnë Kavajën dhe të gjithë Shqipërinë

 

Pas dy orësh negociata në selinë e Presidencës, dy liderët kryesor politikë në vend nuk kanë gjetur dakordësinë për zgjidhjen e krizës politike. Takimi i dytë i mbajtur në Presidencë mes Bashës dhe Ramës ka mbetur në pikën fillestare. Rama në këtë takim ka shkuar pa asnjë marrëveshje të re duke e kthyer takimin në një përsëritje të atij të një dite më parë. Pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të kreut Basha dhe Opozitës së Bashkuar, për t’u përfshirë në një dialog me qeverinë, në mënyrë që vendi të çlirohet nga e keqja e krimit të organizuar dhe trafikantëve të kanabisit, Rama nuk shikon asnjë hapësirë për zgjidhje, andaj ka zgjedhur të përballet me protestuesit, për të shpëtuar postin e kryeministrit. Etjen e pafundme për karrigen e pushtetit, Rama e konsolidoi edhe ditën e djeshme, teksa konfirmoi se në këtë takim kishte shkuar thjesht  për t’u ‘tallur’. Rama, pasi u tërhoq nga paketa e propozimeve të McAllister, e datës 25 Prill, me propozimin që bëri kërkon të shtyj shqiptarët drejt përplasjes. Ky kryeministër i lidhur me krimin e drogën duket se është i bindur për të vijuar me ashpërsimin e situatës së tanishme, ndërsa po bën thirrje të qarta për t’iu kundërpërgjigjur me dhunë çdo proteste, që opozita ka paralajmëruar se do të mbajë në kërkim të përmbushjes së kushteve për ta çuar Shqipërinë në një proces zgjedhor, ku të garantohet votimi i lirë dhe me standarde i qytetarëve. Në katër vite Rama nuk iu tregon dot shqiptarëve një vepër publike, rrugë, shkollë, spital, ujësjellës, kanalizim apo premtim të mbajtur, por vetëm ara të pafundme, tunele, magazina shtetërore me kanabis dhe laboratorë ndër më të sofistikuarit për drogën. Ky kryeministër që e ka lidhur fatin e tij me drogën nuk ndjen asnjë përgjegjësi për situatën kritike të vendit, nuk ndjen përgjegjësi për turmën e të papunëve, për mungesat në spitale, në shkolla, për varfërinë dhe mjerimin që po merr jetë njerëzish. Duke qenë se krimi është garantuesi kryesor i pushtetit të tij dhe vrasjen e votës së lirë, Rama nuk mendon të ndalet nga kjo situatë katastrofale. Por, nëse nuk pranohet nga Rama se kriminelët kërcënojnë zgjedhësit, se droga kërcënon votën e lirë, kurrkund zgjidhje nuk mbetet. Në pikën ku është arritur, Kavaja mbetet shembulli sesi bashkimi qytetar do t’ia përplas në fytyrë, Ramës, farsën e drogës, krimit, korrupsionit. Konsolidimi i narko-republikës nuk mundet kurrsesi të lejohet nga opozita dhe qytetarët shqiptar. Edi Rama duke u vetëshpallur kundër çdo zgjidhje politike, tregon se e ka të pamundur të ndahet nga kriminelët, ndërsa skema për të rrëmbyer votat e 18 Qershorit e për të mbajtur peng Shqipërinë mbetet synimi primar i tij. Edhe njëherë ky kryeministër i dha shpjegimin e duhur argumentit se pengesa e vetme për të ardhmen demokratike të vendit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme është vetë ai që në mungesë të argumenteve për të çuar përpara negociatat për zgjidhje e arritje të konsensusit.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    06/05/2017 at 02:15

    Per sa kohe qe Rama qendron dhe mer cdo vendim nga sekretari I pare I rilindjes se mafias komuniste, krimineli me I madh I atyre viteve nga ka dale dhe vazhdon akoma dhe ne pluralizem, ai, I cili nuk e nderpreu asnjehere luften kunder popullit liridashes e democrat, I cili ka vuajtur shume gjate asaj diktature te tmerrshme nga ai klan mafioz, ai vend nuk do gjeje qetesi, Ruci, si elementi me negativ dhe criminal, ku ben te pamundur ecjen e vendit drejt rruges qe nisi para 27 vitesh, duhet te mare denimin e merituar nga populli, duke kerkuar arrestimin e tij sa me pare qe te jete e mundur, te tjeret e gjejne vet rrugen ku duhet te zhduken, ajo klase politike, tashme e dale boje, do rrenuar nga themelet, sepse po mer shume jete njerezish, duhet nje referendum mbare kombetar per t’i thene ndal dores se zeze te atij regjimi, se po shkateron jeten e te gjitheve, sa femije jetim ka ne te gjithe vendin, sa nena dhe baballare kane mbetur pa femije, si shkak I vrasjeve per pazare te pista? Populli besoj se e ka kuptuar shume mire se kush jane shkaktaret e kesaj tragjedie qe po ndodh, kush nuk e kupton, ka rruge te tjera, denim me burg per te gjithe ata qe vazhdojne rrugen kriminale te tyre. Keshtu e duan ata qe punojne ne kundershtim me ligjet demokratike.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>