Ramën e përmbyt droga,  Shkodrën uji  

rama-me-yll

 

Për dy ditë, agjitatori-kryeministër nuk është parë të japë leksione politiko-ekonomike. Janë çuditur të gjithë se ku është punëtori i dalluar agjitativ që nuk lë rast pa i hyrë popullit me propagandë nëpër shtëpi. Çfarë i ka ndodhur? Ndërsa vendi është mbytur nga kokaina e hashashi, të gjithë pyesin ku është kryeministri dhe ku është dëmtuar ai. Shkodra është nën ujë në përmbytjen e radhës, por këta që “bëjnë shtet” me shtetbërje kuptojnë aktrimin agjitativ, d.m.th. rolin prej tellalli televiziv

 

Gjithandej Shqipërisë kapet kokainë importi dhe hashash vendi. Shqipëria tashmë konkurron me vende kryesore të botës së tretë me kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Në fakt ka dy ditë që Rama ka bërë pushim e nuk e kemi parë të bëjë agjitacionin e përditshëm në funksion të qeverisjes me imazh e me barkun bosh. Gjithkush ka pyetur këto dy ditë se ku ndodhet zhurmuesi i përditshëm e lajmeve, sivëllau i artistit tjetër që vërvitet me mbjellje pemësh apo me punë komunale ditë për ditë. Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale shtroi pyetjet nëse dora e dëmtuar e Ramës dhe dërgimi i tij në spital me ngut ishin pasojë e overdozës ose e ndonjë dajaku me të vetëve, e lidhur kjo me ndonjë shpërthim ende të paditur saktësisht.

Kushedi sa problem e kishte Rama këto dy ditë që u izolua, e kushedi ku do dalë nesër në Tiranë apo nëpër Shqipëri të mbajë agjitacionin e radhës për t’u dukur si “shpëtimtari i situatës”.

Nga ana tjetër, këto ditë përveç drogës gjithandej, Qarku i Shkodrës është i përmbytur jo nga droga, por nga uji. Qeveria kurrkund nuk shihet. Ajo quan punë rolin prej tellalli televiziv që flet gjithnjë për gjëra që nuk kanë lidhje me asnjë realitet.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>