Ramës i del në dritë ortakëria me krimin, propagandon spastrim të tij

Denoncimi/ Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini përplas me makinë një person

Ortakëria e Ramës me krimin tashmë po del në dritë të diellit. Çdo ditë krimi po pushton horizonte të reja. Përballë kësaj gjendje, policia e ka të pamundur të veprojë, pasi mbi kokë, ka ata që i japin zemër kriminelëve. Pas deklaratës së fuqishme të ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe ambasadorit italian se Shqipëria ndodhet nën terrorin e bandave, kjo prej lidhjeve të fuqishme që kanë me pushtetin, Edvini ditën e djeshme në komunikimin Javor theksoi se janë duke luftuar krimin dhe se shumë shpejt do ta çlirojnë Shqipërinë nga bandat. Në fakt deklarata e tij ishte kryekëput e gënjeshtërt. Rama nuk mund t’i shkëpus lidhjet e tij me krimin, pasi përmes bandave fitoi pushtetin e po qëndron në karrigen e pushtetit. Përveçse u ka lehtësuar territorin për të vepruar, ai edhe u ka dhënë pushtet, një pushtet të pakufishëm ku këto grupe kriminale po dalin mbi ligjet e institucionet. Sot vendin ndodhet në situatë anormale. Shqiptarët janë të kërcënuar. Fëmijët janë të pambrojtur përballë krimit i cili po lëshon breshëri plumbash çdo natë. Krimi po sundon pushtetin qendror dhe vendor. Ndaj, i vetmi kthim në normalitet është shkëputja e krimit nga politika. Që të realizohet kjo, duhet së pari që Rama të largohet nga pushteti e t’i hap rrugë një spastrimi rrënjësor të vendit prej së keqes së madhe që po e mban mbërthyer.

Denoncimi/ Kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini përplas me makinë një person

Berisha: Policia po fsheh aksidentin, janë shantazhuar familjarët

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan, ku makina e kryebashkiakut Qazim Sejdini ka përplasur në zonën e Labinotit një motor. “Policia fsheh krimin! Don Lala aksidenton me makinën e tij të riun A.Allushi. Bëhen përpjekje për të mbyllur me para aksidentin”, shkruan ish-kryeministri Berisha. Në mesazhin denoncues theksohet se familjes së të aksidentuarit po i bëhet shantazh dhe presion për të mbajtur të fshehtë ngjarjen. “Doktor ju përshëndes! Më lajmërojnë se para një ore makina e Qazimit me atë brenda, pasi ka dalë nga një lokal ku ka drekuar ka përplasur në rrugën e Labinotit Fushë një motor me drejtues A.Allushi. Personi është dërguar urgjent në spital. Ngjarja mbahet e fshehtë dhe familjarëve i është ofruar një shumë parash dhe ka bërë presion të mos flasin. Gjithsesi duhet verifikuar”, thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.

Berisha-mediave: Po ju përdorin për Elbasanin, bëni garë me të vërtetën jo me shpejtësinë

Për disa ditë me rradhë emri i Enea Bektashit, i konfirmuar nga policia si autori i ngjarjes së 18 shtatorit në Elbasan ka qenë kryefjala në media, por ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook shprehet se mediat kanë rënë në kurthin e policisë për mënyrën sesi kanë raportuar ngjarjen e Elbasanit. Berisha shprehet se i arrestuari Enea Bektashi është vetëm një ushtar i thjeshtë i bandës së Suel Çelës. “Mediat në kurthin e narko-policisë! Të dashur miq, prej dy ditësh mediat e shkruara dhe elektronike janë në një garë sesi të transmetojnë sa më shpejtë e sa më parë trillimet e policisë lidhur me anëtarin e bandës të Suel Çelës, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit që goditi zëvendësdrejtorin e policisë së Elbasanit”, shprehet Berisha. Sipas ish-kreut të qeverisë Bektashi nuk është autori i vërtetë i ngjarjes së Elbasanit, por ai po përdoret për të mbuluar Suel Çelën, i cili nëse arrestohej do të faktonte lidhjet e qeverisë me krimin. Berisha vijon më tej duke thënë se ishin vetë autoritetet ligjzbatuese që prishën provat në makinë. Ai i bën thirrje mediave që të hulumtojnë përtej njoftimeve të narko-policisë. “E vërteta është se, banditi Bektashi është zgjedhur si kokë turku për kapobandën Çela. Policia, duke mos guxuar të akuzojë Suel Çelën, i cili do të dëshmonte gjithçka për lidhjet e perandorisë së krimit të Elbasanit me pushtetarë qeveritarët, ndërmori aksionin kundër Bektashit, arrestimin e tij me mirëkuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura në makinë, që faktonin në mënyrë të pakundërshtueshme se aty në timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi është thjesht një ushtar i tij. Iu bëj thirrje mediave të mos humbasin asnjëherë sensin skeptik ndaj njoftimeve të narko-policisë dhe të narko-shtetit të Noriegës”, deklaron ish-kryeministri.

Berisha: Bandat bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit, policia i ndihmon/ Ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme ka denoncuar një ngjarje të ndodhur në “Rrugën e Kombit”, ku një person është sulmuar nga 4-5 individë, në momentin që ka kaluar urën e Milotit. “Përshëndetje, shokë, miq e jarana, parmbramë me mjetin tim transportus isha duke u kthyer nga Durrësi drejt për në Kosovë dhe papritmas një grup prej 3-4 personave më sulmuan me gurë, por për fat të mire nuk pësova fizikisht unë por vetëm dëme materiale. Rasti më ka ndodhur në Milot sipër urës, njo dy kilometra vazhdova dhe takova një postbllok policor. I tregova ngjarjen që më kishte ndodhur po hasa në vesh të shurdhër, andaj bashkëqytetar ju lutem nëse mundeni ju lutem që t’i shmangni udhëtimet gjatë natës”, thuhet në mesazhin denoncues të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>