Ramës po i del kanabisi për hundësh

rama-me-droge

“Sakrifica” e blerjes së heshtjes së BE-së, sipas skemës “alla-Azerbajxhan” me fonde të pisëta, që vijnë nga ekonomia e kanabisit, duket se s’po ka rezultat për mandatin e ri të Edi Ramës. E keqja ka dalë sheshit, plagët e drogës do jenë afatgjata për ekonominë tonë, zyrtarët e BE-së s’e mbulojnë dot më diellin me shoshë, prandaj mund të themi se tani Ramës i ka dalë droga për hundësh dhe shpallja e fitores ndaj narkotikëve është vetëm një realitet virtual që s’ia lehtëson vështirësinë me të cilën do përballen radhët e fundit të oligarkisë së tij

 

Me bekimin e Edi Ramës, Shqipëria u kthye në ‘Kolumbinë e Evropës’, ndërsa lulëzimi dhe trafikimi i lëndës narkotike vijon me po të njëjtat ritme si dhe 3 vite më parë. Pavarësisht dëshirës së kryeministrit për të dalë i ‘larë’ nga kjo çështje dhe për t’ia faturuar peshqve më të vegjël këtë fenomen problematik që ka mbërthyer vendin, fqinjët tonë më të afërt, por edhe ndërkombëtarët nuk mund të qëndrojnë më të heshtur. Pasi bleu heshtjen e BE-së, Ramës sot po i del kanabisi për hundësh, thënë ndryshe edhe vet BE-ja që për interesa të ndyra e anashkaloi me dashje këtë çështje të rëndë për vendin, ditë më parë e lakoi mjaft duke e kthyer si kusht për hapjen e negociatave. Ditën e djeshme, Rama në mëngjesin me gazetarët, është acaruar me pyetjen e tyre rreth këtij fenomeni, ndërsa ftohtë ka thënë se Shqipëria nuk ka më drogë, duke anashkaluar mbi 4 tonë lënë narkotike që u kapën jo më larg se një ditë më parë nga policia e vendit fqinjë, Italia. “Trafiku i drogës do të vazhdojë edhe për një kohë të shkurtër tha ai dhe “ky fil mbaron sivjet”. E vërteta është e vërtetë dhe propaganda është propagandë, deri tani e turpshme, sepse siç e konfirmojnë partnerët tanë, territori është i pastruar nga kjo ‘mortje” dhe kjo që ndodh në pikëpamje të transportit dhe lufta për ta ndaluar trafikuesit do të vazhdojë edhe një kohë të shkurtër dhe do të minimizohet. Kjo histori nuk do të përbëjë më asnjë lajm dhe asnjë aktualitet”, thekson kryeministri, ndërsa e vërteta është krejt e qartë. Qeveria nën drejtimin e Ramës perceptohet me të drejtë si pengesë për prosperitetin e shqiptarëve. Pasi e mohoi kanabizimin e Shqipërisë që u bë me vullnetin dhe urdhrat e tij për gati tre  vjet, kryeministri ngriti gjoja task-forcën për të arrestuar, sekuestruar dhe luftuar trafikantët. Por në fakt askush nuk e beson atë. Duke sulmuar kokat e vogla të trafikut, kryeministri vazhdon t’u jap krahë kriminelëve të drogës, pasi vetëm në këtë mënyrë kërkon të mbajë pushtetin. Por, ky plan kryeministrit po i del duarsh, tashmë që BE foli qartazi, por edhe fqinjët janë duke e etiketuar si kryeministrin e drogës. Me të drejtë, kryeministri e meriton këtë epitet, pasi Rama dhe droga janë sinonime të njëra-tjetrës. Kur Europa vendos kushtin e ri për integrimin e Shqipërisë: nuk ndodh pa luftuar prodhimin dhe trafikun e drogës, bëhet e qartë për këdo se nuk do ketë integrim për sa kohë që këtë vend ta drejtojë Edi Rama. Kështu që shqiptarët nuk do të qëndrojnë gojëkyçur për të ardhmen e tyre. Reagimi i tyre për një të ardhme të barabartë me qytetarët europianë do të kërkohet me ngulm dhe me protesta të shumta, ndërsa droga e Ramës do të prek fundin. Me këtë çështje lidhet edhe humori jo i mirë i kryeministrit, pasi duket që droga me të cilën ‘stolisi’ Shqipërinë do t’i haj kokën dhe do ta syrgjynos larg nga drejtimi i vendit.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>