Raporti i Drejtorisë së Burgjeve, droga dhe varfëria i bëjnë shqiptarët kriminelë dhe tejmbushin qelitë

Politika qeveritare e Edi Ramës për ta shndërruar Shqipërinë në një hambar droge, ka nisur të japë efektet e saj negative. Përveç përgjakjes së rrugëve dhe pragjeve të vilave të ndërtuara me para të pista nga beteja midis narko-baronëve, që lajnë hesapet me njëra tjetrën, kemi të bëjmë edhe me një tjetër fenomen të frikshëm. Rritja e aktivitetit kriminal është shoqëruar me një “orientim” të popullsisë shqiptare, kryesisht të rinjve drejt kanabisit, të cilin Edi Rama ua u bëri bimën e shenjtë të shpëtimit nga të gjitha hallet dhe problemet. Për shkak të kultivimit apo shitjes së narkotikëve, shqiptarët po mbushin me ritme të frikshme qelitë e burgjeve në të gjithë Europën, por edhe në vendin e tyre, ndërkohë që përkrah drogës vepron me një ritëm disi më të ulët edhe varfëria e papunësia ekstreme. Këtë të vërtetë tronditëse e që në një vend normal duhej të shqetësonte autoritetet e provojnë vetë shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Në raportin e saj më të fundit rezulton se krimet në lidhje me drogën dhe vjedhjet, së shumti ato për pasoja ekonomike rezultojnë se janë dy veprat penale me më shumë të arrestuar përgjatë 2017-ës. Referuar tabelës për të paraburgosurit rezulton se të paraburgosur në pritje të një vendimi nga drejtësia shqiptare janë 903 të dyshuar të arrestuar dhe në qeli. Ndërsa për veprën penale të vjedhjes janë 480 të arrestuar të dyshuar. Këto shifra i përkasin gjendjes deri më 31 tetor 2017 në 20 burgjet e vendit, ndërsa në total janë 2495 të paraburgosur. Më shumë se gjysma e tyre janë për drogë dhe vjedhje, plot 1381 shtetas.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>