Raporti i italianëve: Shqipëria vend tranzit i heroinës “Kobra” që vjen nga Turqia e Holanda

Guardia di Finanza e Kazertës në provincën e Napolit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smoke Snake”, i cili ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të heroinës përmes Shqipërisë e Italisë. Sipas autoriteteve italiane operacioni që zbuloi heroinën e tipit “Kobra”, ka vërtetuar edhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend tranzit për transportin e kësaj droge drejt Europës

 

Paraditen e djeshme Guardia di Finanza e Kazertës në provincën e Napolit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smoke Snake”, i cili ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të heroinës përmes Shqipërisë e Italisë. Sipas autoriteteve italiane operacioni që zbuloi heroinën e tipit “Kobra”, ka vërtetuar edhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend tranzit për transportin e kësaj droge drejt Europës. Trafiku i heroinës sipas raportit të përpiluar nga italianët për hetimet mbi grupin kriminal të goditur në Napoli, tregojnë se heroina niset nga Turqia, kalon nga Shqipëria e më pas ndalet në Itali, por ka edhe një rrugë tjetër kalimi nga Hollanda në Shqipëri e më pas drejt Italisë. Sipas raportit rezulton se kjo drogë e rëndë trafikohet përmes rrugëve detare të portit, por dhe nëpërmjet shfrytëzimit të rrugëve ajrore. Hetimet kanë vërtetuar se trafikimi i heroinës nga Turqia e Hollanda drejt Shqipërisë e më pas drejt Italisë organizohej nga 7 shtetas shqiptarë 3 prej të cilëve të paidentifikuar. Në kuadër të operacionit të djeshëm në Napoli, mësohet se hetimet kishin nisur në qershor të vitit 2016 pas identifikimit të një grupi kriminal trafikantësh me bazë në një dyqan mjetesh këmbimi për makina në komunën Marcianese në provincën e Kazertës dhe kanë çuar përgjithsisht në arrestimin e 40 personave.  Pronari i këtij dyqani është arrestuar në flagrancë me mbi 200 doza drogë të tipit heroinë “Kobra”. Heroina e tipit “Kobra” është një lloj droge në fazën e saj fillestare të papërnuar, që është mjaft e përhapur në periferitë e provincës së Napolit dhe ka një treg të madh shitje për shkak të formës së saj të pa rafinuar e pasi është shumë më ekonomike se heroina. Kjo është një drogë e rëndë, mjaft e rrezikshme sepse krijon një varësi të fortë fizike e psikologjike që në fazën e parë të përdorimit të saj dhe konsumohet duke u djegur e i thithur tymin, i cili merr formën e gjarprit Kobra e dëmet që lë në organizëm janë të ngajshme me ato të kafshimit të gjarprit Kobra.

Polici i ndaluar me 1.5 ton kanabis në Velipojë i nxori pistoletën kolegëve që e arrestuan/FNSH dhe Policia e Shkodrës, ditën e shtunë kryen një operacion të rëndëishëm në zonën e Velipojës ku bllokuan një ngarkesë prej 1.5 ton kanabis, për transportin e së cilës kishte dalë garant një oficer policie. Efektivi i policisë është Enriko Zyle, i cili para prangosjes në Vilun për sasinë e drogës së sekuestruar, jo vetëm që nuk hezitoi të pranonte përfshirjen në trafikun e drogës, por pati edhe guximin që të tentonte të korruptonte me para kolegët e tij, që do t’i vinin prangat. Zyle, Punonjës në Drejtorinë e Kufirit dhe të Migracionit Tiranë, ka tentuar të mbrojë deri në fund aktivitetin e paligjshëm ku ishte përfshirë dhe i ka premtuar një shumë të hollash komandantit të FNSH-së, Shkodër që të tërhiqte forcat e policisë, pasi në të kundërt këtë histori do t’ia kthente në personale. Fillimisht punonjësi policisë, kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Golf”, në afërsi të hotelit ku u gjet lënda narkotike, por u kap pasi humbi kontrollin dhe ra në kanal. Nga organi i akuzës pohojnë se paligjshmëria e 42-vjeçarit ka shkuar deri në nxjerrjen e armës përkundrejt kolegëve të tij. Vëllai i zv/komandantit të kufirit në Shkodër Ndrek Zyle, u shoqërua forcërisht, duke mospranuar të prangoset dhe duke mos e dorëzuar armën e shërbimit. Një pjesë e madhe e sasisë së drogës së sekuestruar në Vilun ishte siguruar në Malësinë e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër kishte ardhur nga zona e Bregut të Lumit në qarkun e Vlorës dhe do të transportohej me gomone drejt Italisë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>