Raporti mes Dekolonizimit dhe Internacionalizmit në mbrujtjen e “Kombit” francez

flag_of_france-svg

Franca ishte shteti i parë i Evropës Kontinentale dhe si e tille udhëheqësit francezë kërkuan për të tregua dominimin e tyre ne kontinent. Megjithatë krijimi i kombit francez dhe më vonë Perandorise franceze ka kaluar nëpër shumë faza, të mbushura me suksese dhe dështime. Aventurat ushtarake e Napoleon Bonaparte solli një ndjenjë krenarie për kombin e Francës në fillim të viteve 1800, por humbjen ndaj  Gjermanise dhe kërcënimi nga ata si një fuqi politike dhe ekonomike në fund të vitit 1800, bënë qe francezët te vihen në kërkim të mënyrave të reja për të zgjeruar dominimin e tyre jashtë kontinentit të vjetër. Për këtë arsye, kolonizimi francez i vendeve të tjera, veçanërisht në Afrikën Veriore dhe Perëndimore, bazuar në idenë e misionit civilizues do të ketë ndikim të madh negativ në shoqërinë Franceze. Periudha pas Luftës së Dytë Botërore, e cila për shumë fuqitë e mëdha çoi në dekolonizim, për Francën, deshmoi të jetë një detyrë e vështirë për t’u marrë. Në këtë hulumtim, unë do të argumentoj se dekolonizimi kishte luajtur një rol më të madh se internacionalizmi dhe kishte një ndikim negativ në “kombin” francez, sepse ajo ka treguar se i gjithë procesi i kolonizimit në bazë të idealeve republikane, nga misioni civilizues, ishte një dështim, duke prodhuar tensione të larta politike brenda qeverisë franceze në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi.

Para së gjithash, ideja e përhapjes se qytetërimit francez, idealet republikanë e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, janë parë si një detyrim moral nga francezët per pjesën tjetër të botës, sidomos të popujve të Afrikës. Ishte politikani francez, Jules Ferry, që mbrojti imperializmin dhe kolonizimin e Afrikës dhe Azisë. Në fjalimin e tij të famshëm para Asamblesë Nacionale të Francës në vitin 1883, Ferry thotë se përveç ceshtjes ekonomike dhe politike “është ceshtja humanitare dhe civilizuese”. Zgjerimi i Perandorisë Franceze dhe kolonizimi i tokave dhe popujve te tjere asht bazuar në idenë se: “Ata kanë për detyrë të shtrojne racat inferiore…” por qe provoi të jetë kundërproduktive sic ndodhi me procesin e dekolonizimit pas Luftës së Dytë Botërore. “Misioni civilizues” tregoi të jetë një dështim i plotë, sepse francezët shfrytëzuan kolonitë e tyre dhe popujt e tyre quheshin subjekte te dores se dyte dhe shumë pak u bënë qytetarë të Republikës Franceze. Abuzimi i të drejtave të njeriut u bë i përhapur gjerë dhe në kundërshtim me idealet e qytetërimit, e cila përfshinte të drejtat themelore të njeriut. Alice Conklin, ne esene e saj, “Kolonializmi dhe të Drejtat e Njeriut, një kontradiktë në terma? Rasti i Francës dhe West Africa, 1895-1914”, zbulon se misioni civilizues bëri të kundërtën e asaj që ishte për te bere. Ajo argumenton se “personat e kolonizuar janë përcaktuar si subjekte, jo qytetarë”. Prandaj, lirite dhe të drejtat themelore të njeriut të mbrojtura nga Republika Franceze per të drejtat universale, janë duke u shtypur nga vete institucionet promovuese te ketyre vlerave. Artikulli i Conklin argumenton se francezët u përpoqen të sjellin gjuhën frënge në sistemin shkollor në kolonitë Afrikano-Perëndimore si një mënyrë për t’i bërë ato të lidhur me kulturën dhe idealet franceze: “Nëpër shkollat e Afrikës ose shkollat e gjuhës ku fëmijët mësojnë për të kuptuar dhe flasin frëngjisht”, ndikimi “francez”do të përshkojë masat, të depërtojë dhe t’u sherbeje atyre si një fill besnikërie”. Edhe me të gjitha përpjekjet e bëra nga francezët për të krijuar një lidhje mes tyre dhe kolonive, një shkëputje e shumë kolonive pas asaj Luftës së Dytë Botërore, ka treguar se procesi i qytetërimit ishte një dështim.

Një nga shembujt më të mëdha të dështimit të kolonizimit që qëndron jashtë nga të gjitha kolonitë është rasti i Algjerisë. Edhe pse ajo u bë një koloni franceze nga viti 1830 dhe Franca e ndau në tre departamente, përsëri lufta e Algjerisë për pavarësi që fillon ne vitin 1954 do të bahet pika kryesore e dekolonizimit. Lufta algjeriane për pavarësi pati një ndikim të madh në politikën franceze. Fjalë për fjalë, ajo rrëzoi Republikën e Katërt duke sjellë në skene Charles De Gaulle, i cili do të krijonte Republikën e Pestë. De Gaulle u soll si dikush që mund të shpëtojë française Algerie (Algjerine Franceze). Kolonizimi i kishte dhënë Francës një status në mesin e fuqive të mëdha, por humbja e pushtetit në Luften e Dytë Botërore dhe tani humbja e kolonive është parë nga elita franceze si humbje e statusit të tyre në arenën ndërkombëtare. Prandaj, ata donin të mbajnë Algjerinë si pjesë e Perandorisë së tyre në mënyrë që të tregojë veten si një vend me një status të madh dhe me randësi, por mbajtja peng e kolonive pas Luftës së Dytë Botërore shifej si nje gja e së kaluarës nga fuqitë e mëdha të tilla si SHBA dhe Britania e Madhe. Për të kuptuar më mirë luftën e kolonive për vetëvendosje, ne duhet të kthehemi në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Franca u pushtua nga gjermanët dhe u përball me pak ose aspak rezistencë në Francë. Pra, rezistenca Franceze filloi nga kolonitë nën drejtimin dhe udhëheqjen e De Gaulle i cili do të mbante fjalimet e tij nga mërgimi në Angli. Në fjalimin e tij të quajtur Apel të datës 18 Qershor 1940, De Gaulle “krijon lëvizjen per liri te Frances në territoret jo-të pushtuara të Francës”. Ai e përmend se “ne ende kemi një perandori të madhe” dhe ushtarë nga kolonitë luftuan në emër të Frances dhe për këtë arsye, kur lufta e II-te Botnore mbaroi, shumë koloni menduan te jene te pavarura nga Franca pa ba asnjë luftë.

Pas humbjes së Indokinës dhe kolonive e protektorateve të tjera në Afrikë, posedimi i Algjerisë dukej shumë i rëndësishëm për francezët. Kishte rreth 1 milion francezë që jetonin në Algjeri dhe shkeputja ne vete e Algjerise do të ketë një ndikim të madh në Francë. “Më 1 nëntor 1954, rebelët nacionalistë sulmuan personelin ushtarak dhe jo-ushtarak francez në Algjeri dhe rrjedhimisht shkaktoi fillimin e një konflikti tetë-vjeçar mes qeverisë franceze dhe nacionalistët algjerianë. Një nga grupet kryesore që mbështesin rebelët algjerianë ishte Fronti Algjerian Nacionalçlirimtar (FLN). Në të njëjtën ditë me sulmet rebele, FLN transmeton shpalljen e mëposhtëm, duke deklaruar synimet e saj për pavarësinë e Algjerisë. “Në nëntor të vitit 1954 me shpalljen e Frontit Nacional Çlirimtar do të fillojë fundi i misionit civilizues.

Me situaten e  përkeqësuar në Algjeri, pozicioni i Francës në arenën ndërkombëtare është dëmtuar. Në vitin 1957, Partia Komuniste Algjerian ka lëshuar një letër për evropianët e Algjerisë e cila bëri thirrje për pavarësi. Letra sulmon francezet për mizoritë dhe  pyet: “Pra, pse këtë luftë mizore? Kush është përgjegjës? “. Në këtë letër, partia komuniste e Algjerisë e bën të qartë se imperializmi francez dhe kolonizimi bazuar në idenë e sjelljes së qytetërimit të “pacivilizuar” tregon edhe njëherë se kanë dështuar në kërkim të drejtat e tyre universale themelore. “E kujt është përgjegjësia? Ajo është e atyre që, pasi ka pushtuar një vend (Algjerine) që nuk i përket atyre, kanë kaluar 127 vjet skllavërim te popullit, degradim, përqeshje, duke refuzuar atyre çdo lloj dinjiteti, sabotim te ligjeve, në mënyrë të turpshme falsifikim zgjedhjesh, duke refuzuar mësimin e gjanave me themelore për shumicën e fëmijëve algjerianë, duke mohuar të gjitha të drejtat zyrtare në gjuhën arabe, dhe duke e mbajtur shumicën e algjerianëve në varfëri më të egër. Jane kolonialistët, bosët e mëdhenj, pronarët e tokave të mëdha si Bourgeaud, aksionerët e kompanive të mëdha apo bankat dhe financuesve si Alain de Serigny, drejtor i gazetës “Echo d’Alger”, i cili tani jeton në Paris. “Duke pasur parasysh gjendjen në Algjeri, njerëzit mendonin se kuota e  vetme politike që do të zgjidhë çështjen algjerian do të jetë De Gaulle. Megjithatë, sic e shohim më vonë, edhe De Gaulle e kuptoi se e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjen dhe për të sjellë një fund të krizës ishte e kundërta e asaj që të gjithë kishin shpresuar për të; Algjeria le të shkojë! De Gaulle do të krijonte Republikën e Pestë, duke i dhënë Presidentit më shumë fuqi ekzekutive. Fjalimi i tij në Constantine (Algjeri) më 3 tetor 1958, me të gjitha premtimet e bëra, ka pasur pak ndikim në ndryshimin e kursit algjerian drejt pavarësisë. “Stop këto luftimet absurde dhe ju  në të njëjtën kohë do te shihni një lulëzim të ri të shprese në të gjithë vendin e Algjerisë. Ju do të shihni burgjet e zbrazura; ju do të shihni hapjen e një të ardhme mjaft te madhe për të gjithë, dhe për ju vetë në veçanti. “Duke mos parë zgjidhje për française Algérie, referendumi francez i De Gaulle në fund i dha Algjerisë pavarësinë e saj në vitin 1962, duke shënuar fundin e misioni civilizues.

Në përfundim, dekolonizimi pati një ndikim të madh negativ në  “kombin” Francez. Të gjitha përpjekjet e bëra nga republikat e mëparshme, sidomos Republikës së Tretë, nën idenë e përhapjes së kulturës franceze, idealet francezë të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, ka rezultuar në dështim te plotë. Arsyet për këtë dështim janë shumë, por francezët mendonin se ishte detyra e tyre për të sjellë qytetërimin e “racave inferiore” qe ata i konsideronin njerëzit të tjerë, sidomos ato në Afrikë. Edhe pse internacionalizmi është parë si një aspekt negativ i shoqërisë franceze, si një ndërhyrje në punët e tyre të brendshme, unë besoj se dekolonizimi ka pasur ndikim të madh negativ në shoqëri, sepse dekolonizimi ka krijuar një përçarje në spektrin e majte e te djathte, tue  kriju një Republikë të re, dhe duke i dhane pushtet me te madh ekzekutivPresidentit.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>