Raporti/‘Politico.eu’: BE ka projekt për integrimin e shpejtë të Ballkanit, por Shqipëria e Ramës nuk hyn te vendet e favorizuara

Java e kaluar nisi vrullshëm për Edi Ramën, teksa liderit të kanabisit i duhej të justifikonte katrahurën që ka prodhuar në Shqipëri me politikën e tij të narko-shtetit në Bruksel, ku zërat flasin se Shqipëria po i largohet gjithmonë e më tepër vendimit për çeljen e negociatave. Rruga drejt unionit duket kaq malore, saqë edhe vetë Rama duke i njohur vështirësitë që burojnë prej keq qeverisjes së tij ka nisur të gjejë alternativa dhe fajtorë të rinj për të hequr nga vetja peshën e dështimit në drejtim të integrimit europian të vendit. Kryebaroni edhe pse loboi fort për të blerë përshtypje pozitive për Kanabistanin që krijoi, iu desh të kthehej në atdhe duarbosh, madje pa gjetur shpëtim as tek retorika e presioneve dhe shantazheve ndaj BE-së. Shqiptarët e panë me zë dhe figurë sesi Europa ja vendosi për të katërtin vit radhazi kufirin tek thana, duke theksuar se për procesin e zgjerimit kërkesa është e qartë dhe ka të bëjë me shfarosjen e bazës narko-kriminale që Edi Rama ngriti me vetëdije të plotë. Siç edhe e cekëm më sipër, Edvini me një strategji të ngjashme me atë të katër viteve me rradhë, po krijon një frymë entuziazmi false në Shqipëri për bashkimin me Europën, duke përhapur idenë sikur vendi ynë është në hapat e fundit përsa i përket hapjes së negociatave. Përkrah kësaj strategjie po përgatit edhe justifikimin bajat dhe aspak real “Fajin e ka Saliu dhe Lul Basha”, që Europa nuk na do në gjirin e saj, sepse e di që shteti i krimit dhe drogës nuk do të ketë fatin e mirë të shikoj dritën jeshile për negociatat as në 2018 pavarësisht gënjeshtrave që shiten në publik. Të gjithë këtë retorikë pozitive boshe që e shesin natë e ditë mediat e kapura nga pushteti, sepse kështu ka dhënë urdhër Edvini, e ka rrëzuar ditën e djeshme me një editorial shumë domethënës portali i mirënjohur Politico.eu. Sipas këtij shkrimi rezulton se qëndrimi i vendeve anëtare për Shqipërinë është krejt i kundërt me atë që na prezanton kryeministri ynë këtu. Media e Brukselit vërtet shkruan se BE i ka hedhur sytë nga Ballkani, por gjithçka do të bëhet në mënyrë selektive dhe këtu fakti shqetësues është se Shqipëria me kryeministër Edi Ramën, nuk rezulton fare tek lista e të favorizuarve për të nisur negociatat me BE. “Brukseli nuk parashikon që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me BE-në në të njëjtën kohë, nëse bashkohen… Në vend të kësaj, Komisioni ka vlerësuar Serbinë dhe Malin e Zi si në krye të garës për anëtarësim në vitin 2025, në mos më herët. Të dy vendet do hapin kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim të hënën në Bruksel”, shkruan gazetari Harry Cooper. Shkrimi më tej thekson se fokusi i BE-së tek Serbia e Mali i Zi ka shkaktuar alarm dhe zemërim mes vendeve të tjera, kryesisht në Kosovë dhe në Shqipëri. Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj thotë se Serbia po merr trajtim preferencial për shkak të frikës se mund të afrohet me Rusinë. Edhe ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina thotë se kanë ngritur pikëpyetje se përse duheshin theksuar emrat e Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërkohë KE thotë se ka theksuar këto emra shtetesh, sepse ato kanë nisur negociatat. Në analizë nënvizohet se diplomatët rajonalë druhen se kjo dyshe do të marrë pjesën e luanit sa i përket vëmendjes së Brukselit.

Raporti shqetësues, Barometri i Ballkanit: Shqiptarët duan anëtarësimin në BE për t’u larguar nga vendi/ Lidhja e shqiptarëve me Bashkimin Europian është tepër e rëndësishme, për shkak se nga vendet e unionit vijnë remitancat, që mbajnë gjallë ekonominë dhe populli ynë e sheh emigrimin për arsye ekonomike si zgjidhjen më të mirë të mundshme për të përmirësuar jetën. Në katër vitet e fundit, me ardhjen e Edi Ramës në krye të vendit, jeta e shqiptarëve është vështirësuar ndjeshëm, teksa varfrëia e papunësia kanë arritur shifra të frikshme. Ajo çfarë shqetëson më shumë Europën, është rritja flagrante e numrit të shqiptarëve, të cilët duan të braktisin vendin e tyre për të provuar shancet për një jetë më të mirë në BE. Këtë prirje të lartë për t’u larguar nga Shqipëria e varfër dhe e katandisur në shtet kriminal e kanabist prej Edi Ramës kryeministër, e provuan shifrat ekstremisht të larta të azilkërkuesve ekonomikë, por e fakton edhe sondazhi më i fundit i “Balkan Opinion Barometer”. Shifrat e kalkuluara prej ekspertëve tregojnë se populli në Shqipëri dhe Kosovë, është më pro BE-së  në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, jo sepse i kuptojnë të drejtat dhe detyrimet që i vijnë nga ky anëtarësim, por sepse e shohin si një mënyrë të lehtë për të braktisur vendin e për të gjetur punë e alternativë mirëqenieje. Pyetjes se “çfarë do të thotë për ty personalisht anëtarësimi në BE?”, qytetarët e Shqipërisë i janë përgjigjur në masën 55%, liri për të punuar dhe studiuar në vendet e BE-së. Kjo përqindje është e njëjtë me atë të vitit 2016-të, por shumë herë më e lartë se përgjigjja në vitin 2015-të, kur vetëm 36% e qytetarëve e shihnin anëtarësimin në BE si një mundësi për t’u larguar nga vendi. Kosova ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të njerëzve që e duan të largohen për punë dhe studime në BE pas anëtarësimit, sepse 58% e kosovarëve e shohin largimin si mundësi për ndryshim të jetës së tyre. Kjo gatishmëri e shqiptarëve për ta parë BE-në si mundësi për të braktisur vendin është në kontraditë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që kanë pothuajse një nivel ekonomik me dy shtetet shqiptare. Në Maqedoni rreth 41% e të pyeturve janë shprehur se e shikojnë anëtarësimin si mundësi për të punuar dhe studiuar në BE, ndërsa 23% e boshnjakëve, 23% e serbëve dhe 19% e malazezëve janë shprehur po njësoj. Prespektiva ekonomike zë 50% të përgjigjeve të shqiptarëve për ndikimin që do të ketë anëtarësimi në BE, e ndjekur nga liria për të udhëtuar me 24%, paqja dhe stabiliteti me 20%, mbrojtja sociale me 15% dhe barazia gjinore me 3%. Ndërkohë për 7% të shqiptarëve anëtarësimi në BE nuk do të thotë asgjë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>