Reagim/Bardh Spahia: Nëse patronazhin e mjekëve e quajmë sukses, atëherë Zot na ruaj

“Nëse lajmin e patronazhit të mjekëve të maternitetit në spitalin e Burrelit e quajmë “sukses”, atëherë Zot na ruaj”. Ky është reagimi i deputetit Bardh Spahia pas lajmit të konsideruar si arritje nga kryeministrit Edi Rama, dërgimit të mjekëve nga Tirana në rrethe për të shpërblyer atje me ditë. “Nuk mund të quhet kjo një arritje. Kjo është një hap me shumë drejt ç’ organizimit total edhe për ato mundësi që mund të ofrojmë në QSUT e maternitete. Edhe Dibra e rrethet e tjera që vuajnë mungesën e specialistëve obstetër gjinekologë, po ngrenë zërin për specialistë, por kjo formë e ashtuquajtur “patronazh”, nuk ndihmon aspak në shtatzënitë me probleme që kërkojnë ndjekje të vazhdueshme, nuk lehtëson situatat në lindjet prematurë, sepse mungon mjeku neonat. Pra, dhe pse mjekët ikën në Burrel, sërish vijnë pacientë nga Burreli për në Tiranë. Nga kontaktet e vazhdueshme me kolegë kam informacion që ka përpjekje nga ana e mjekëve për ta refuzuar në grup këtë patronazh, duke pasur pikësëpari në plan të parë, interesin dhe shqetësimin për jetën e nenës dhe fëmijës, por nuk kanë mundur të artikulohen haptazi të gjendur përballë presionit të madh të urdhrit të orkestruar Kryeministër – ministre e Shëndetësisë. Shëndetësia falas nuk ngjizi! Ajo nuk mund të ngjizë, është mega dështim. Vetëm reformat e djathta, spitalet ndërmarrje, siguracionet shëndetësore fleksibël publik-privat janë zgjidhja! Zgjidhja është largimi i Edvin Ramës!”, përfundon Spahia.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>