Reagim/Berisha: KQZ shpall qeverinë e Noriegës si qeveri të flakur nga afro 80% e shqiptarëve

berisha-ne-zyre-6-1_0-1

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook, ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dominuar nga anëtarët socialistët ka mandatuar Edi Ramën si kryeministër edhe pse shumica e shqiptarëve e votoi kundër. Sipas ish-kryeministrit Edi Rama është votuar nga pakica e shqiptarëve. “KQZ e dominuar nga socialistët shpall qeverinë e Noriegës si qeveri e flakur nga afro 80% e shqiptarëve, apo si qeveri e pakicës së pakicës. Të dashur miq, sot dhe zyrtarisht u shpall para shqiptarëve dhe mbarë botës së pothuaj 80% e shqiptarëve ndëshkuan pseudo-shumicën e Noriegës. Ata, me votën e tyre kundër apo edhe më keq, me përçmimin dhe neverinë për procesin që treguan me mospjesmarrjen e tyre në votim pra refuzim të legjitimimit të tij, gjymtuan në qeveri të pakicës së pakicës pseudoshumicën e Edvin Kristaq Ramës. Kësaj i thonë 4/5 e shqiptarëve të kanë flakur dhe të pret përballja e madhe”, shkruan Berisha në Facebook.

 

1 Koment

  1. Rexhep Ndreu

    11/07/2017 at 14:45

    Pjese nga Fjala e K/M z. Sali Berisha ne Konferencen Nderkombetare te TOKES:
    Shqipëria është vend malor, më malori në Evropë. Nuk kemi majat më të larta, por kemi lartësinë mesatare më të lartë, rreth 640 m. Në këtë vështrim, përpjekjet tona duhet të përqendrohen së pari në mbrojtjen e tokës bujqësore, e cila duhet të pranojmë, me gjithë reformën e thellë, ka patur edhe dëme serioze për shkak të ndërtimeve pa kriter, të cilat janë shtrirë nga jugu në veri. Ndërkohë, përpjekje më të mëdha duhen bërë që të orientohemi drejt atyre mundësive që janë më të mëdha për vendin dhe për tregun në tërësi.
    Ne kemi ndërmarrë disa projekte kombëtare, njëri prej të cilëve është ai i ullirit. Dy vjet më parë, në trashëgiminë shekullore të ullishtave të vendit numëroheshin 4,2 milionë rrënjë ullinj. Ne vendosëm që brenda katër vjetësh të mbillnim dhe 20 milionë të tjerë. Ky projekt fillimisht u duk superambicioz, por unë kam kënaqësinë t’u informoj se brenda dy vjetësh janë mbjellë pothuaj 10 milionë rrënjë. E tërë zona e ullirit është angazhuar në një mbjellje të paprecedent të këtij druri frutor, që unë mendoj se është mbreti i të gjithë drurëve frutorë. Ulliri ka traditë të lashtë në Shqipëri. Sigurisht, ne jemi të rrethuar nga vende si Italia e Greqia, që janë prodhues madhorë dhe sipërfaqja tokësore nuk e lejon Shqipërinë të bëhet prodhues i madh i ullirit, vajit dhe produkteve të tij, por, sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që shqiptarët të mos shfrytëzojnë potencialet e tyre të mëdha në mbjelljen e ullinjve. Unë besoj se pas këtyre 20 milionëve, pas një studimi të vëmendshëm, mund të gjendet sipërfaqe edhe për 20 milionë rrënjë të tjera.
    Një projekt tjetër, që për mendimin tim gjen potenciale më të mëdha, është ai i arrorëve. Vendi ynë është vend ideal për zhvillimin e drurëve arrorë, vend plot ujëra, vend me sipërfaqe të mëdha ku ato mund të mbillen, sipërfaqe që sot për sot nuk shërbejnë pothuaj për asgjë. Kështu, këtë vit kemi nisur një projekt të dytë të madh, atë të mbjelljes së 30 milionë rrënjëve arra, gështenja, lajthi e bajame, po edhe shegë. Ne besojmë se Shqipëria me një studim racional, me një qëndrim të vendosur, mund të mbjellë deri 200 milionë rrënjë.
    Vendi nuk mund të ketë të ardhme më të mirë për tokën e tij se sa të shndërrohet në kopshtet më të mëdha e më të bukura të Evropës.