Reagimet/Spaho: S’mund të ketë reforma dhe institucione demokratike pa zgjedhje të lira

edmond-spaho-7-dhjetor-847x477

Deputeti i partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se nuk mund të ketë reforma dhe institucione demokratike pa zgjedhje të lira. Duke iu përgjigjur akuzave nga mazhoranca se PD do të bllokoj vettingun, Spaho tha se kontributi i kësaj force në reformën në drejtësi ka qenë i rëndësishëm dhe pa mbështetjen e opozitës ndryshimet kushtetuese nuk do të ishin miratuar

 

Deputeti i partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se nuk mund të ketë reforma dhe institucione demokratike pa zgjedhje të lira. Duke iu përgjigjur akuzave nga mazhoranca se PD do të bllokoj vettingun, Spaho tha se kontributi i kësaj force në reformën në drejtësi ka qenë i rëndësishëm dhe pa mbështetjen e opozitës ndryshimet kushtetuese nuk do të ishin miratuar. “Ju e keni ndjekur historinë e reformës në drejtësi për 2 vjet. PD ka qenë mbështetëse dhe ka kërkuar të jetë gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me komisionin e Venecias. Kontributi i PD, esencial e cilësor në përbërje, në ato çka u definuan si pjesë e reformës në drejtësi. Në dy materiale që u konfirmuan nga Komisioni i Venecias kontributet e PD ishin shumë të rëndësishme. Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, mazhoranca theu marrëveshjen që 7 ligjet që do të shoqëronin ndryshimet kushteuese do të miratoheshin me konsensus. Vetëm SPAK-u u miratua me konsensus. Në mendimin e PD-së nuk mund të pretendojmë të zhvillojmë reforma dhe të ngremë institucione demokratike sa kohë zgjedhjet e kanë burimin në zgjedhje të manipuluara. Ndaj Gjithë fokusin e krimi zhvendosur që në qershor të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Spaho. I pyetur se çfarë skenarësh mund të ketë seanca plenare ku nuk do të marr pjesë opozita, Spaho tha se këto veprime mund të ndërmerren vetëm nga një mazhorancë e Ramës dhe Metës që shikon formën dhe jo përmbajtjen. “ Për PD-në, rëndësi ka që vendit t’i garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Reformat e deritanishme janë fasadë. Farsa të tilla si kjo që duan të bëjnë sot tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverisje. Rama nuk është i interesuar për të bërë reformë për qytetarët por për të kapur sistemin”, tha Spaho. Spaho theksoi se opozita është e vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk o të lejojë farsë me zgjedhjet e qershorit. “Ne jemi të vendosur: o do ketë zgjedhje të liria dhe të ndershme në qershor ose nuk do të vazhdojmë me një farsë. Ne nuk na intereson një çështje e vetme por shumë. Me Ramën dhe 20 kriminelët e tij në Kuvend nuk bëhet proces vettingu. Edhe ndërkombëtarët po vijnë në qëndrimin e PD-së që në radhë të parë të ketë zgjedhje të liria e të ndershme “, tha Spaho.

Paloka: Rama si një “Putin i vogël”, kërkon të emërojë edhe opozitën/Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka bërë të qartë sërish sot se opozita nuk do të hyjë në Kuvend, në seancën jashtë radhe që do të mbahet pasdite për organet e Vettingut. I pyetur nga mediat sesi e gjykon vendimin që ka marrë PDIU-ja për të hyrë në Kuvend dhe për të marrë rolin e opozitës, Paloka ka komentuar me ironi: “Kjo do të saktësojë atë që ne kemi thënë se Rama, si një Putin i vogël, do të emërojë jo vetëm drejtuesit e institucioneve, por edhe opozitën!”.

Ylli Manjani: PD është opozita politike zyrtare, vettingu pa të është një poshtërsi/A ka maxhoranca ë një plan për të ecur përpara me ngritjen e komisioneve të vettingut, duke shmangur Partinë Demokratike. Për këtë, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi do të votohet si anëtar në komisionin përzgjedhës të anëtarëve të vettingut? Këtë skemë e ka lënë të kuptohet një prej anëtarëve të kryesisë së LSI-së. Fjalë të ashpra ka përdorur ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani pak orë përpara se parlamenti të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar ngritjen e komisioneve të Vettingut, ndërsa opozita ka paralajmëruar bojkotin. E para duket se Manjani ka një mesazh si për Edi Ramën ashtu edhe për Ilir Metën kur shkruan se “PD është opozita politike zyrtare”. Një mesazh që i kujton krerëve të mazhorancës se në rast të marrjes së hapave të njëanshme në ngritjen e këtyre komisioneve vetëm me forcën e kartonit, vendimi do të ishte aq i rëndë sa ai e përshkruan me këto fjalë “Ndërtimi i komisioneve të vetting pa opozitën, përveç poshtërsi politike, është puç kushtetues”. Nuk është qartë se ky reagim i zotit Manjani është shpërthimi i radhës ndaj mazhoracës aktuale ku ai shërbeu për gati një vit si ministër, apo edhe një paralajmërim për atë që ka prodhuara takimi i radhës Rama-Meta në vilën 30, i paraprirë më herët nga takimit Rama, Xhafa, Ruçi.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>