Reagimi i PD, Çollaku: “Dashuria” e Ramës për Vuçiçin prodhoi si rezultat arrestimin e Haradinajt  

collaku

Reagimi i opozitës, pas përpjekjeve të dëshpëruara të kryeministrit Rama, për t’u shfaqur patriot si kofini pas të vjelave. PD: Reagimi i Ramës i vonuar, dashurinë me Vuçiç ta shfrytëzojë për tërheqjen e kërkesës për ekstradim

Për Partinë Demokratike çështja Haradinaj është një çështje kombëtare dhe fakti që Rama reagoi me 24 orë vonesë sfumon notat patriotike që përpiqet të përçojë me statuse Facebook-u.  Në deklaratën e tij Collaku e vendos theksin tek fakti që Rama ka përbuzur kërkesat e qeverisë së Kosovës se shpallja e paqes me Serbinë nga Tirana duke injoruar Prishtinën do të dobësonte e dëmtonte Kosovën dhe interesat e saj në marrëdhënien e vështirë me Serbinë, ndaj ka mbërritur në këtë moment kur nuk di si të zgjidhë problemet. Ai u shpreh se kritikat për hiperburokratizmin e BE-së dhe Francës që Rama lëshon në Facebook nuk ndihmojnë me situatën dhe sipas tij janë pikërisht takimet e Ramës me Kryeministrin serb Vuçiç, që duhet të shërbejnë për t’i dhënë zgjidhje çështjeve të tilla. Çollaku shprehet se të paktën “dashuria” e Ramës me Vuçiç mund të shërbejë për zgjidhjen e kësaj çështje dhe  i sugjeron Ramës që të telefonojë Kryeministrin serb dhe t’i kërkojë që Serbia të tërheqë kërkesën për ekstradim dhe të bëjë nul fletarrestin, që solli arrestimin e Ramush Haradinaj në një aeroport në Francë. “Rama për Haradinaj, si kofini pas të vjeli. Reagim i vonuar e konfuz i kryeministrit Rama për arrestimin e Ramush Haradinaj. Populli thotë “më mirë vonë se kurrë”, por ky është një ndër ato raste kur të reagosh vonë, siç bëri Rama është sikur të mos kesh reaguar kurrë. Tirada e gjatë me nota patriotike të sforcuara që Rama sapo shpërndau do të vlente të neglizhohej nëse hartuesi i saj të mos ishte kryeministri i vendit. Çështja Haradinaj është një çështje kombëtare, por për turp të qeverisë së Tiranës ishte PD në opozitë që reagoi e para dhe kryeministri priti 24 orë për të hapur gojën. I njëjti kryeministër që ende nuk ka nxjerrë asnjë fjali të vetme për një ngjarje po aq të rëndë që mund të prekë stabilitetin kombëtar dhe atë rajonal si Muri Ndarës në Mitrovicë. Është e vonuar tirada patriotike e kryeministrit sot për Haradinaj, kur po të njëjtit kryeministër i është kërkuar në mënyrë të përsëritur nga PD në opozitë, nga qeveria e Kosovës e nga opinioni publik të frenojë pasionin e dashurisë disproporcionale me Vuçiç. E kemi paralajmëruar kryeministrin Rama se përqafimet e chatt-et e natës me Vuçiç si e ka pohuar me mburrje vetë dhe serenatat me raki serbe me Daçiç, nuk do të kishin fund të mirë. Kryeministri përbuzi kërkesat e qeverisë së Kosovës se shpallja e paqes me Serbinë nga Tirana duke injoruar Prishtinën do të dobësonte e dëmtonte Kosovën dhe interesat e saj në marrëdhënien e vështirë me Serbinë. Sot kryeministri i vonuar e konfuz i Shqipërisë nuk di çtë bëjë, akuzon BE-në,  i këndon patriotizmit të çlirimtarëve dhe siç thotë ka shumë pyetje që nuk di t’u japë përgjigje. Është e qartë se ai nuk di çtë bëjë e si ta ç’tjerrë lëmshin në marrëdhëniet shqiptaro- serbe, autori i të cilit është ai vetë.  Por edhe pse e pafalshme që në momente të tilla një kryeministër të mos ketë përgjigje, po e ndihmojmë, pasi rasti Haradinaj është më i madh se polemikat me një kryeministër. Ju keni ç’të bëni zoti Rama, mbase është gjëja e fundit që mund të bëni. Siç duhet të dini ndalimi i Haradinaj është bërë me flet arresti të Serbisë. E keqja nuk ka mbërritur ende. E keqja do të jetë ekstradimi i Haradinajt në Serbi, sipas kërkesës së kryeministrit Vuçiç. Kritikat për hiperburokratizmin e BE-së dhe Francës nuk ndihmojnë me situatën. Ajo ka një zgjidhje. Serbia të tërheqë kërkesën për ekstradim dhe të bëjë nul fletarrestin. Për tu realizuar kjo mjafton vullneti politik i kryeministrit Vuçiç. Një telefonatë e juaja me Vuçiç në këtë rast mund ta zgjidhte ngërçin. Telefononi mikun tuaj ,Vuçiç zoti Rama, kërkojini të tërheqë kërkesën për ekstradim! Mbase kjo është mënyra e vetme që dashuria juaj me të t’u vlejë në një pikë shqiptarëve. Mbase kjo është pika, kur përqafimet me Vuçiç e serentatat me Daçiç të kenë vlejtur. Ky është shansi i fundit që keni për të mos thelluar më tej kolapsin diplomatik ku keni zhytur çështjen shqiptare në Ballkan. Nëse këtë nuk e bëni ose dështoni duke e bërë, ju lutem na kurseni patetizmin patriotik nga Facebook-u.

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    07/01/2017 at 04:45

    Kudo qe shkoi dhe cfaredo qe beri ne ate vend, ndolli vetem tersllek, por ZOTI ia dha denimin e pare pas atyre permbytjeve, qe akoma njerezit nuk kane gjetur rehat, kjo eshte qeveria e fatkeqesive me te medha qe ka pare ai popull, por me e keqja eshte se beri lemsh gjithe boten me budallalleqet e tij, rezultati me I dhimbshem eshte arestimi I ish kryeministrit te KOSOVES R. Haradinaj, vetem per t’i treguar atij qe te mos nderhyje me ne ceshtjet e shteteve te tjera, sikur ky eshte me I zgjuari I botes, nuk mer dot diploma false nga ata qe e dine shume me mire se ti o Edvin idiot. Leri shfaqjet e estrades se shtetit, ajo estrade ka vdekur bashke me njerezit, tani ka shume media qe te tallin aq shume, sa t’i nuk I arin dot. Shkofsh per skrap, se mashtrove gjithe injorantet per te mare pushtetin.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>