Reagimi/Boçi denoncon pyetësorin skandaloz të ministrisë së Arsimit për nxënësit e Tiranës

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar një rast abuzimi me nxënësit e shkollave në Tiranë, shkaktuar prej një pyetësori të formuluar pa kurrfarë vëmendjeje nga Ministria e Arsimit lidhur me ngacmimet dhe dhunën ndaj nxënësve dhe që e ka bërë atë vetë si pedagog dhe prind, të ngrejë pyetjen: “Pyetësor apo …?!” Qysh në krye të bie sy sesi Ministria ka radhitur një mori ngacmimesh me fjalë të ngjitura çuditshëm me njëra tjetrën, si “mëkanëshkulurflokët’, thua se po testonte inteligjencën e nxënësve. Ky duket se është problemi më i vogël që paraqet testi në fjalë, siç mund të shihet në vijim. “DAR Qarku Tiranë, – shkruan Boçi, –  ka shpërndarë nga dje një pyetësor për nxënësit e klasave 6-9. Përpos që gjuhësisht është me gabime skandaloze (fjalë të bashkuara), ai përmban pyetje që kanë sjellë reagimin e fortë të prindërve. Shumë prej pyetjeve të renditura duhet të bëhen vetëm me praninë e psikologut ose të prindit dhe vetëm individualisht e jo me shkrim e kolektivisht në klasë. Por kjo nuk ka penguar formuluesit, duke i vënë kështu nxënësit në një situatë aspak të lehtë dhe jo pa pasoja në mënyrën se si do ta shohin shkollën pas kësaj. Ndërkohë nuk është e qartë nëse këtë e ka orientuar vetë Ministria apo është iniciativë e DAR Tiranë!?”

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>