Reagimi/Ish-kryeministri Berisha: Programi i Edi Ramës, një dështim dhe mashtrim

sali berisha

Në seancën parlamentare të ditës së djeshme që startoi në orën 10:00, kryeministri Edi Rama shpalosi programin qeverisës për katër vjeçarin e ardhshëm, që në thelb ishte një ripërsëritje e premtimeve të 2013-ës. Fjalën e mbajtur nga Rama në Kuvend, e ka komentuar nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.  Për Berishën programi i ri qeverisës i Edi Ramës simbolizon dështimin dhe është i mbushur me mashtrime. “Fjala e Noriegës në parlament: Nga dështimi në dështim, nga mashtrimi në mashtrim Praa… Përpara drejt mashtrimeve dhe dështimeve të reja”, shprehet Berisha.

Shehu: Programi i Ramës e kthen shëndetësinë në “Mizerje Falas”/ Paraqitja e programit nga kryeministri Edi Rama, ka hasur në kontestime të mëdha nga përfaqësuesit e opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu për të nxjerrë në pah dështimin e madh të Ramës me shëndetësinë falas, të cilën e risjell si premtim edhe për katër vjeçar, ka zgjedhur ta zbërthejë në detaje atë pjesë të programit që i takon sektorit të shëndetësisë. Sipas Shehut, shëndetësia është kthyer në “mizerje falas” dhe Rama e vazhdon farsën e tij duke mos publikuar shifrat që do investohen në këtë sektor. Përveç mashtrimit me uljen e çmimit të barnave, deputeti demokrat sheh si faktor rrënues të shëndetësisë, dëshirën e madhe të Rama, për të zgjeruar konçensionet, të cilat i pamë sesi i përpinë paratë e taksapaguesve shqiptarë në epokën e Ilir Beqajt dhe Vilma Nushit. Postimi i Tritan Shehut: PROGRAMI I SHËNDETËSISË SË QEVERISË SË RE “RAMA”: THELLIM I DËSHTIMIT TË MADH: Asgjë konkrete nuk shkruhet në program për zhvillimin katër vjeçar të shëndetësisë sonë, të katandistur tashmë në “Mizerje Falas”. Nuk jepen shifra, psh sa do të jetë GDP për shëndetësinë, kontributet, sa do të jenë shpenzimet për frymë, numri i shtretërve, specialiteteve si do të veprohet për numrin tragjik të mjekëve, që duken tashti si një “Specie në Zhdukje” etj. OBJEKTIVAT JANË QESHARAKE: 1-Shkruhet se do të ecet drejt “Shëndetësisë Falas”, kur para një viti është deklaruar po nga Kryeministri, me zë e figurë, se u implementua gënjeshtra shkatërruese “Shëndetësi Falas”!!! Në vazhdim thuhet e kundërta- “Finacimi publik do të mbulojë 60% të shpenzimeve” (pra nuk do të jetë “falas”), pa thënë asgjë se sa do të jetë ky financim, kur sot është 83 E për frymë, 25 herë më i ulët se mesatarja europiane! 2- “Objektiv” i madh tjetër cilësohet “Mbulimi Universal”- qesharake kjo, sepse sipas OBSH te ne është arritur që në vitin 2009!!! (Ndoshta e kanë ngatërruar me “Sistemin Universal”-janë nocione krejt të ndryshme!). 3- Shkruhet për ulje të çmimit të barnave- e pa mundur sot kjo pa prekur cilësinë. Duhet rritur përqindja e rimbursimit të barnave e gama e tyre. 4- Thuhet se do të fillojë trajtimi në komunitet i pacientëve të shëndetit mendor – në fakt kjo ka filluar vite me parë me inisiativën e Komunitetit Sant Egidio! DHE SI “QERSHIA MBI TORTË”, ÇELËSI I SUKSESIT DO JETË ZGJERIMI I “KONCESIONEVE”, PRA VAZHDIMI I “AVULLIMIT” EDHE TË ATYRE FONDEVE QESHARAKE QË DISPONOHEN SOT, QË NA RENDISIN SI VENDI ME SHËNDETËSI MË TË VARFËR NË EUROPË! Qytetarë kujdesuni vetë për shëndetin tuaj se sa për Shtetin…..HARROJENI!

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>