Reagimi/Vasili: LSI mbështet qëndrimin e PD për ndryshimin e hartës territoriale

Partia Demokratike në qëndrimin që mban për reformën zgjedhore, ka treguar se është pro ndryshimeve në hartën territoriale. Por në një intervistë të dhënë për Ballkan Ëeb, kreu i grupit parlamentar ka deklaruar se edhe LSI i bashkohet kësaj nisme për ndryshime në hartën territoriale, që mund të çojnë edhe në rritjen e numrit të njësive administrative. Vasili, i cili ka qenë anëtar i komisionit që hartoi ndarjen territoriale, që e kufizoi numrin e bashkive në 61 nga 380 bashki dhe komuna në të gjithë vendin, thotë se e mbështet një riorganizim të ri. “Rishikimi nuk është tabu, nuk kemi pasur tabu të ndryshojmë Kushtetutën me 64 nene, nuk kemi pasur tabu të ndryshojmë rregulloren e Kuvendit sa herë na ka dashur qejfi, nuk kemi pasur tabu për ligjet dhe kodet zgjedhore, nuk kemi pse të kemi tabu për ndarjen teritoriale. Aq më tepër kur kryeministri pati ndër momentet e pakta të sinqeritetit që ky pushtet i ri lokal ka funksionuar shumë dobët, shpërdorimet janë më të mëdha sesa kur ishte me Komuna, modeli nuk tregoi soliditet, çfarë arsye ka të trembemi nga rishikimi”, u shpreh Vasili.  Krijimi i një fronti të përbashkët opozitar ka qenë një nga fjalitë që është artikuluar javët e fundit nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe nënkryeatri i Kuvendit, Edi Paloka, duke theksuar se një bashkëpunim midis forcave opozitare dhe qytetarëve është jetik për momentin kritik ku ndodhet vendi, i kapur nga krimi dhe narkotrafikantët. Sinjalet e bashkëpunimit mes dy partive opozitare, janë komentuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka sqaruar se nuk ka negociata zyrtare PD-LSI. Sipas Vasilit dy forcat opozitare sinkronizohen në qëndrimet e tyre, sepse mbrojnë interesat e qytetarëve, të cilët qeverisen nga një kryeministër i lidhur me krimin dhe bandat. “Jo nuk ka një negociatë në kuptimin siç do e imagjinonit ju, zyrtare apo formale, por ka një përpjekje të qartë të mendimit se një koordinim më i mirë në raport me një qeverisje që ka shkarë rrezikshëm në një mosqeverisje të vendit, për t’iu shmangur problemeve të mëdha si krimi i organizuar, droga dhe ekonomia. Kjo qasje e re, kjo ndjeshmëri e madhe e imponuar nga një elektoral i gjerë që është refuzues, indiferent dhe përbuzës ndaj qeverie kërkon një sinkronizim tjetër politik. Ky moment sinkronizimi ekziston, sa i takon mekanizmave të burokracisë politike nuk kemi hapa të tillë, por kjo ndjeshmëri e re është shumë e rëndësishme sesa këto hapa që natyrshëm mund të kryhen pa asnjë vështirësi. Ajo që i bashkon 2 partitë e opozitës kundër mazhorancës është kriminaliteti që sipas tyre është rritur nën qeverisjen e Edi Ramës duke kapur edhe kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit”, deklaron Vasili.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>