Reforma në drejtësi me prokurorët dhe gjyqtarët e diktaturës

cam-gjyqi-1961-aranit-cela

Kandidatët kanë marrë pjesë në procese politike në vitet 1988-1990, duke thyer rekorde europiane në drejtim dënimit të atyre që cilësoheshin “armiq të popullit e partisë”. Ish prokurorja kandidate për KLP ishte shumë vigjilente në vitin 1988 për ata që shanin diktatorin me letra e trakte

 

 

Nënkomisionti i posaçëm hodhi shortin dje për kandidaturat që do t’i përcillen në seancë plenare Kuvendit të Shqipërisë. Edhe nga ky short nuk u arrit shkëputja nga shërbëtorët e djeshëm të diktaturës komuniste. Fillimisht u bë i njohur fakti

Është i habitshëm fakti se megjithëse komisioni është informuar edhe shkresërisht për dy kandidatë me probleme, pa iu dredhur qerpiku, anëtarët socialistë këmbëngulën që këto kandidatë të kalonin për votim në seancën plenare.

Njëra nga këto ish prokurorja N.Seiti ka marrë pjesë në procese ku ka kërkuar dënime me mbi 10 vjet burgim për persona që kanë qenë kundër diktatorit Enver Hoxha.

Gjykatës e prokurorë që kanë marrë pjesë në procese në të cilat janë gjykuar për agjitacion persona sepse janë shprehur se nuk kanë të hanë, apo se tregu është bosh, nuk mund të japin drejtësi në kohën e demokracisë. Një qytetar i Fierit guxoi e shkroi parulla kundër Enver Hoxhës. Për këtë u dënua me 10 vjet burgim. Në një proces tjetër me prokurore po kandidaten për KLP, në vendim midis të tjerash thuhet:

“I pandehuri…është banor i qytetit të Patosit dhe një personalitet tepër negative. Ai nën ndikimin e presionit të ideologjisë borgjezo-revizioniste, prej vitesh është fur në veprimtari armiqësore e keqbërëse dhe megjithëse i ka vuajtur dënimet e dhëna me heqje lirie, nuk ka hequr dorë nga veprimtaria armiqësore, por e ka thelluar atë më tej duke kryer krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë”.

Ky i pandehur u dënua me 18 vjet burgim.

 

Lista e miratuar është kjo:

 

Kandidatët nga Avokatia për KLGJ

Fatmira Luli

Alban Toro

 

Kandidatët nga Pedagogët për KLGJ

Erjon Muharremaj

Maksim Qoku

 

Kandidatët nga Shoqëria civile për KLGJ

Naureda Llagami

 

Anëtarët jo magjistratë të zgjedhur me short për KLP

Kandidatët nga Avokatia për KLP

Nurihan Seiti Meta

Tartar Bazaj

Kandidatët nga Pedagogët për KLP

Gent Ibrahimi

Sander Beci

Kandidatët nga Shoqëria civile për KLP

Alfred Balla

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>