Reforma në Drejtësi/Vasili: Bordi i ONM cenon besueshmërinë e reformës në Drejtësi

vasili-ok_1477299935-3013604

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit cenon besueshmërinë e reformës në drejtësi. Në reagimin e djeshëm, ai ka theksuar se kjo strukturë nuk është parashikuar as në Kushtetutë dhe as në paketën ligjore që lindi nga ndryshimet e ligjit themeltar të shtetit

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit cenon besueshmërinë e reformës në drejtësi. Në një intervistë për Televizionin Klan, Vasili u shpreh se kjo strukturë nuk është parashikuar as në Kushtetutë dhe as në paketën ligjore që lindi nga ndryshimet e ligjit themeltar të shtetit. Ministri Vasili thotë se nuk pret përgjigje për këtë shqetësim, por nga institucionet që i ka vënë në dijeni me anë të një shkrese zyrtare, kërkon reagim për këtë shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare ende pa u tharë boja e ndryshimeve për reformën në drejtësi. Kreu i ri i dikasterit të drejtësisë ka një përgjigje edhe për zërat nga radhët e mazhorancës që mendojnë se kur bëhet fjalë për ndërkombëtaret shkelja e Kushtetutës mund të tolerohet. Veç Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të reformës në drejtësi janë vërejtur edhe në përzgjedhjen me short të Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi, debat qe u rindez nga një letër e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili gjithashtu shprehet se Këshilli është në kundërshtim me kushtetutën. Por a e cenon reformën ne drejtësi fakti që ngritja e 2 institucioneve te reja të sistemit të drejtësisë ka nisur me shkelje kushtetuese? Dy institucionet e para të reformës në drejtësi kanë nisur kështu në shkelje të hapur të Kushtetutës. Në bordin e monitorimit, kanë futur veten si anëtarë edhe ambasadorët Lu e Vlahutin, të cilët edhe pse e hartuan vetë Kushtetutën, duan ta shkelin të paret atë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>