Reforma “Rama” në drejtësi, krimi i fundit komunist

rama kurban

 

 

Edvini kthen format e punës të Aranit Çelës dhe shpall një luftë klasash në sistemin e drejtësisë. Duke imponuar një organizim institucionesh që i emëron të gjithë drejtuesit e gjykatave dhe të prokurorisë, sipas pëlqimit ekskluziv të kryeministrit, Edi Rama s’duron dot as fazën normale të rotacionit të mandateve dhe kërkon shkrirjen e KLD-së dhe shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, brenda 3 muajve. Ekspertët thonë se propozimi i çmendur i kryeministrit ka lidhje me bindjen e tij se ai s’do ketë as 3 muaj kohë në post

 

Reforma e Rama në drejtësi është kryekëput padrejtësi e një atentat ndaj sistemit demokratik të Shqipërisë. I gjithë sistemi i drejtësisë synohet të deformohet në një mënyrë të atillë që rrëzon çdo parim demokratik, veçanërisht parimin e ndarjes së pushteteve. Vetë procesi, duke anashkaluar Presidentin, konsensusin me opozitën, ekspertë të jurisprudencës duke e fokusuar tek vetëm një tryezë, ajo e Fatmir Xhafës, dëshmon se produkti që po gatitet është një “helm” për rropullitë e drejtësisë. Sigurisht, sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe ka cene të mëdha, përmirësimi i së cilës ka nevojë së pari për një mendje “të shëndoshë” dhe konsensus. Ramës i mungojnë të dyja. Ai nuk e ka haberin sesi funksion sistemi i drejtësisë por di vetëm të thotë se “ky apo ai gjyqtar është i korruptuar”e të urdhërojë në facebook arrestime të ish-ministrave.

Kushtetuta e vendit është një instrument i gjallë, që do të thotë se të gjitha nenet dhe parimet e saj janë të ndërlidhura me njëra tjetrën në një rrjet që siguron mirëfunksionimin e sistemit demokratik dhe të sistemit të drejtësisë bazuar në parimin checks and balances. Kjo nënkupton se çdo ndërhyrje “kirurgjikale” që mund t’i behët Kushtetutës duhet të jetë e atillë që të mos prekë organet jetësore, pra ato parime të paprekshme, ndryshimi i të cilave krijon një kushtetutë të re. Njëra nga këto organe është edhe institucioni i Presidentit, i cili jo më kot shërben si një balancim pushtetesh. Kushtetuta i ka atribuuar atij disa funksione legjislative, disa gjyqësore e disa ekzekutive pikërisht që aty ku ka tejkalim nga qeveria, gjyqësori apo Kuvendi, të realizohet një baraspeshim bazuar në parimin checks and balances. Si rrjedhim, reforma e re duhet të bazohet tek konsensusi dhe brenda kontureve të parimeve kyçe demokratike siç është ndarja e pushteteve. Është ky parim që bën ndarjen e demokracisë me totalitarizmin. Por, çfarë shihet tek drafti i Edi Ramës? Në këtë draft-çorbë synohet që Edi Rama të jetë edhe kryegjyqtar edhe kryeprokuror. Synohet që Edi Rama të emërojë, të kontrollojë, të shkarkojë prokurorë e gjyqtarë duke e kthyer kështu gjyqësorin në një dikaster qeveritar në varësinë e drejtpërdrejt të tij. Si parapërgatitje për këtë, nëpërmjet një taktike komuniste të luftës së klasave, Edi Rama kërkon ndërprerjen e mandateve brenda tre muajve të të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve dhe të mandatuarve të tjerë, për të zëvendësuar me kontingjentin e vetë

Kësisoj pushtetet ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ shkrihen në një trup të vetëm që është Edvini, pra ai vetë është sistem i ri i drejtësisë pa Kushtetutë e paligje!

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>