Rekordi diktatorial/Në zgjedhjet e Edi Ramës regjistrohen më pak parti se në zgjedhjet e fundit të Ramiz Alisë

vot

Edi Rama dhe çeta e tij politike kërkon me çdo kusht që më 18 Qershor të zhvilloj zgjedhje jashtë standardeve demokratike dhe të ndikuara tërësisht nga krimi e droga. Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për përcaktimin e renditjes së partive në fletën e votimit, pasi përfundoi miratimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive që janë regjistruar për të hyrë në zgjedhje. Si asnjëherë, lista zyrtare e miratuar nga KQZ përmban vetëm 15 parti nga 66 subjekte zgjedhore. E vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor: koalicioni i 2015-ës që është ende në pushtet. Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër. Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 15 subjekte. Por është një dhe vetëm një; koalicioni i turpit, i abuzimit, i drogës dhe i krimit me në krye Ramën dhe mercenarët e tij. Kryeministri i lidhur me krimin e drogën kërkon që të rikthejë kohën e Ramiz Alisë, duke këmbëngulur tek votimi pa opozitën, pavarësisht se rezistenca 80 ditore në Çadrën e Lirisë konfirmon se shqiptarët nuk mashtrohen. Rama kërkon me çdo kusht që të përsëritet skema e Ramisë Alisë, që pretendoi zgjedhje “pluraliste” me Partinë e Punës, Frontin Demokratik e Bashkimin e Grave, deri sa studentët, intelektualët dhe qytetarët e Lëvizjes së Dhjetorit e ndalën maskaradën e tij. Shqiptarët e kanë lënë pas sundimin diktatorial, ndaj do mbrojnë me çdo çmim këtë organizatë kriminale që mendon veçse për karrigen e tij.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>