Rekordi i Shqipërisë që do Rama/Më të varfrit në Evropë

Statistikat flasin për një varfërim të shpejtë të shqiptarëve, që prej vitit 2012, kur ishte kryer anketimi i fundit i BE. Tani Shqipëria është më e varfra në Evropë për sa i përket mirëqenies dhe të ardhurave të individëve. Në Epokën Rama, Shqipërisë ia ka kaluar edhe Bosnja, duke na lënë zyrtarisht rekordin e zi të më të varfrit në vendet që synojnë të anëtarësohen në BE

 

Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30 për qind e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012, teksa vendet e tjera të Rajonit kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë. Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia duke u zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit në raport me BE-në. Të ardhurat e Maqedonisë në vitin 2016 ishin sa 38% e mesatares së BE-së, nga 34% në 2012-n. Përmirësime me 3 pikë përqindje bëri edhe Bosnja dhe Mali i Zi. Vetëm Serbia ka shënuar ulje me një pikë përqindje. Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës (që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet europiane në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së) jo vetëm ka ngecur, por është përkeqësuar. Deri në vitin 2015 ishim të parafundit, ndërsa në 2016-n Bosnja ka dalë përpara nesh. Shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike, për shkak të ndarjes administrative të dy njësive, ka rritur raportin e të ardhurave ndaj mesatares së BE-së, nga 28% në 2012-n, në 31% në 2016-n. Që prej vitit 2016, në renditjen totale të vendeve të BE-së dhe atyre që aspirojnë të bëhen pjesë e hartës së përbashkët europiane, Shqipëria është e fundit. Edhe Bosnjë Hercegovina, që ishte e fundit në këtë renditje e ka lënë pas Shqipërinë me 2016. Shqipëria ka ndërkohë dhe pagën minimale më të ulët në Europë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe të matur sipas fuqisë blerëse.

(Monitor.al)

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>