Retrospektivë/Shënimet Epirotike të Antonio Baldaci-t

Në vitet 1913-1914, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, u përpoq të sitemojë të gjitha çështjet që kishin prejardhje nga luftërat ballkanike. Duke iu shmangur çdo diskutimi retrospektiv në lidhje me zhvillimin e punimeve të asaj Konference, është edhe e kotë të diskutohen kompromiset që buruan në vijim të Luftës së Madhe për qëndrimin adriatik dhe për kushtetutën e Shtetit shqiptar.

Rezultati qe se Marrëveshja e Londrës lindi e vdekur dhe kufijtë e Shqipërisë u skicuan në një mënyrë kaq të shtrembër, saqë nuk i përgjigjeshin asnjë nevoje, sepse përshkonin sipas mendjes së tyre liqenet, pellgjet lumore, kreshta dhe kalime, sikurse ujëndarëset të mos ekzistonin, kështu që, të drejtat e Shqipërisë së Madhe, të kërkuara nga patriotët shqiptarë dhe nga të drejtat e popujve, u shtypën në mënyrën më të bujshme dhe të turpshme, duke nxjerrë vetëm atë Shqipërinë e vogël aktuale, që rezulton pa kuptim përballë realitetit.

Në çdo drejtim dhe në çdo kuptim duken sot mospërputhje të dënueshme, të kryera kryesisht nga Franca dhe nga Anglia në dëm të kombësisë së vogël shqiptare. Konstatimet që mund të bëhen për këto krime etnike janë të dukshme gjithkund, qoftë ndaj Jugosllavisë, qoftë ndaj Greqisë, ku masat shqiptare të shkëputura nga Mëmëdheu, bëhen, të mbledhura së bashku pothuajse sa trefishi i popullsisë së Mbretërisë së Shqipërisë.

Në jugun e Shqipërisë politike krahina e mbajtur prej Grekëve, që përbënte pjesën më të madhe të “vilajetit” të vjetër turk të Janinës dhe që përfaqëson më shumë se dy të tretat e Epirit, popullohet nga një shumicë shqiptarësh, që nën sundimin e Gjysmëhënës vazhdonin të mbanin të gjallë e të fortë kombësinë e tyre. Edhe sot, megjithë shkombëtarëzimin me detyrim që e ka bërë propaganda greke, gjithë vendi përshkohet nga Kallamata (Tiamis) në Perëndim të Janinës drejt detit, është i zënë nga masa të konsiderueshme shqiptarësh që kanë treguar kundër çdo fyerjeje të jashtme se t’i qëndrojnë besnikë rracës së tyre. Edhe në atë pjesë, kufiri i Shqipërisë aktuale, ndërsa nuk i qëndron çfarëdolloji prove as nga një këndvështrim gjeografik, as nga ai etnik, bie ndesh, sidoqoftë, edhe në aspektin administrativ, ekonomik, politik dhe ushtarak, në çdo kuptim, qoftë ndaj Jugosllavisë, qoftë ndaj Greqisë. Në Shqipërinë e Jugut, kufijtë e Kazasë së vjetër turke të Korçës, që do të duhej të përbënin kufirin shqiptar, u ndryshuan me detyrim: nga Grami deri tek gjiri i Ftelisë, kufiri prej kompromisi, i studiuar nga Komisioni i vitit 1913, u detyrua të lërë krejtësisht pasdore ndarjet administrative. Për të cituar një shembull, periferia e madhe e Konispolit, që sundon nga lart mbi kanalin e Korfuzit, është i ndarë nga deti, që menjëherë është më poshtë, nga një kufi jo i natyrshëm. Duke kujtuar Komisionin e viteve 1922-1926, për caktimin e kufijve shqiptarë, dhe duke i dhënë meritën se është përpjekur gjithmonë t’iu lërë zonave të banuara afër një frymëmarrje të vazhdueshme për të nxjerrë ushqime dhe për t’u lejuar fshatarëve të paktën përdorimin e fushave të domosdoshme për mbajtjen e tyre, brenda shtetit ku bëjnë pjesë rezultatet e liga, që ngatërresat diplomatike i krijuan, bënë që në Shqipëri të caktohet një kufi i zi, si ai ekzistues mes Bullgarisë dhe Jugosllavisë, me fjalë të tjera, një kufi andej të cilit dhe këndej të cilit ishte e pamundur që të mund të jetohej pa guerilje sapo ndonjë re më e dendur do të mund ta errësonte qiellin që kurrë nuk kishte paqe. Në lidhje me këtë, qeveria shqiptare, për të mbrojtur aspiratat e saj të drejta kombëtare (në traktatet e paqes, Franca dhe Anglia, caktuan që t’i njihet Shqipërisë vetëm një e treta e bazës së saj etnike), ishte përpjekur, qoftë edhe “pro forma”, që ta mbajë të hapur udhën për të ardhmen. E kështu, megjithëse Dibra, Kosova dhe nënprefektura e Çamërisë gjendeshin jashtë Shtetit, u mbajtën idealisht me qëllime nacionaliste Prefekturat shqiptare të Dibrës dhe të Kosovës dhe Nënprefektura e Çamërisë. Natyrisht, kundër këtyre dimostrimeve, u ngritën me dhunë aspiratat jugosllave dhe greke, të cilat, në kompleksin e tyre, po të ishin realizuar, do ta kishin shtypur krejtësisht Shtetin shqiptar dhe do ta kishin katandisur në atë organizëm mikroskopik që qe propozuar në fillim nga Franca, nga Anglia dhe nga Rusia. Ai mezi do të kishte zënë rajonin e Durrësit dhe të Tiranës dhe kjo që të mbaheshin të gjalla dhe të plotësoheshin aspiratat e Greqisë që ishte çuar peshë deri më sot për një linjë që kalon përgjatë Vjosës deri përtej Këlcyrës, ku do të ishte drejtuar për tek liqenet e Ohrit dhe të Prespës. Kjo linjë ishte sidoqoftë kufizuese sipas propagandas panhelenike, e cila kishte për synim që të arrinte në të djathtën e Shkumbinit për t’u takuar në të djathtën e atij lumi me Jugosllavinë. Nga ai këndvështrim ushtarak është e dukshme se, kushtet e Shtetit shqiptar, lidhur me sigurinë e tij përballë pushtuesit, ishin shumë të vështira. Dalja nga Jugosllavia në Shkodër thjeshtësohej nga afërsia e menjëhershme e kufirit, kryesisht në Jug të liqenit. Vërshimi në zemër të Shqipërisë (kjo është vërtetuar edhe nga hyrja me dhunë e Zogut në prag të Krishtlindjes së vitit 1924, kur vërshoi me forcat jugosllave Brenda Shqipërisë dhe ia doli të shtie në dorë Shtetin) ishte bërë i lehtë përmes pellgjeve të Drinit të Bardhë dhe të Drinit të Zi, pjesët më malore të të cilëve gjendeshin në dorën jugosllave dhe janë larg nga Dibra në Tiranë për rreth 65 Km linjë ajrore. Edhe dalja jugosllave në Korçë ishte e lehtësuar në afërsi të kufirit pranë Shën Naumit, nga rruga e përshtatshme për mjete me rrota Pogradec-Korçë. Në lidhje me Greqinë e, d.m.th., me Epirin verior (duke pasur ajo në duart e saj kreun e një dege të Devollit) kishte mundësi me shumë lehtësi të zbriste nga Florina gjatë rrugës që çon në Korçë. Nga Janina, pastaj, ishte e mundur të synohej duke ndjekur luginat e Vjosës dhe të Zrinit, në Berat, në Vlorë e në bregun e Sarandës në vetë Vlorën, siç u bë tashmë me antartët sapo qe formuar Shteti shqiptar. Ia vlen, ndër të tjera, të konstatohet se, në lidhje me Greqinë, meqenëse kufijtë e Shqipërisë arrinin në gjirin e Ftelias, ata copëtonin në ndonjë mënyrë njësinë e zotërimit helen të kanalit të Korfuzit në hyrjen e tij veriore; rëndësia e kësaj rrethane ishte, në fakt, e madhe, meqenëse pengonte që ai kanal të mund të bëhej që nga koha e paqes një bazë e pashqetësuar ofensive kundër Italisë, por nëse qëndronte e dukshme siguria jonë, me ndarjen e kanalit të Korfuzit në greko-shqiptar, kjo siguri humbiste me bazën që Helenët dhe miqtë e tyre mund të stabilizonin në labirintin e Ishujve Jonianë dhe mbi bregun epironik deri në hyrje të gjirit të Ambracias apo të Artës. Kjo është arsyeja kulminuese e politikës italiane, e cila kishte nevojë që Shqipëria të kishte edhe mushkëritë e saj detare me fuqi të plota, sa në veri, aq në jug, që të mos rrezikojë që të gjendet në mëshirën e armikut në atë të njëjtë det që me kaq xhelozi qe mbajtur dhe ruajtur nga Venecia.

Përktheu Nikolin Sh. Lëmezhi

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>