Rishfaqet Edvin Kimiku, kthen Shqipërinë në varrezë mbetjesh

italia

Planet e kryeministrit të mafias për ta shndërruar Shqipërinë në një varrezë gjigante të plehrave e mbetjeve të tjera kimike s’janë ndaluar me bllokimin në parlament të ligjit për importimin e tyre. Përmbushja e detyrimeve ndaj mafias zbulohet në zhdukjen e rreth 1400 kontejnerëve me afro 30 mijë tonë plehra e mbetje kimike që nga Kalabria duhet të përfundonin në Maqedoni, por që ekzistenca e tyre është varrosur sapo kanë kaluar Portin e Durrësit. Antimafia italiane ka nisur zyrtarisht hetimet, ndërkohë nga Shkupi fërkojnë duart për dhuratën mafioze që po u bën i papërgjegjshmi kryeministër i Shqipërisë

 

Në kohën kur në Shqipëri kanë shpërthyer demonstratat popullore në kërkim të rrëzimit të qeverisë Rama, janë mediat italiane ato që hedhin dritë mbi një super-skandal të qeverisë së “Rilindjes”, i cili mund të lëkundë fortë themelet e saj. Kështu media italiane ‘Pianeta Italia’gjatë ditës së djeshme ka publikuar një artikull me në qendër Shqipërinë dhe që ka të bëjë me importin e plehrave e lëndëve kimike në vendin tonë. Sipas investigimit bëhet fjalë për rreth 2600 kontejnerë, secili me 22 ton mbetje që ishin nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri, gjatë vitit 2016 dhe që duhej të përfundonin për tu ricikluar në Maqedoni, por që shumica e tyre kanë ndryshuar drejtim për në Shqipëri. Media italiane shkruan se kontejnerët me mbetje janë zhdukur në doganën e “Qafë Thanës”, ndërsa në Shkup mësohet se kanë përfunduar vetëm 1130 kontejnerë. Gjithashtu mësohet se kontejnerët kanë qenë të mbushur me lëndë kimike shumë të rrezikshme, që dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Janë përdorur në dokumente si tranzit për në Shkup, por që nuk e kanë kaluar asnjëherë kufirin shqiptar për në Maqedoni. ‘Pianeta Italia’ përveç çështjes së drogës e lidh vizitën e disa ditëve më parë të kreut të Antimafias italiane Franco Robertti në Tiranë pikërisht me zhdukjen e këtyre kontejnerëve me lëndë kimike. Diskutimet për këtë hetim të nisur janë bërë në mënyrë të fshehtë me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ndërsa mësohet se Prokuroria e Antimafias italiane ka nisur një hetim për qeverinë shqiptare, e cila dyshohet se ka lidhje me mafian italiane të plehrave. Ky hetim përfshin edhe zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë që përfaqësues të ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Shkup, janë bërë pjesë e këtij hetimi, në të cilin është duke bashkëpunuar Maqedonia. Ndërkohë shqetësimi shtohet edhe më tepër nëse marrim në konsideratë faktin se porti Goia Tauro në Itali është porti nga ku u zhdukën armët kimike, të cilat do të vinin në Shqipëri për t’u çmontuar, sipas një marrëveshje që kryeministri Edi Rama bëri me ndërkombëtarët sapo mori detyrën në 2013.

Artikulli i ‘Pianeta Italia’:”Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është në një pikë kthese… Ura e gjyqësorit mes vendeve tona do të sjellin një evolucion në bashkëpunimin ndërkufitar për krimin. Me pak fjalë, mafiet e reja do të gjejnë bukë për dhëmbët e tyre”! Tonet e konferencës për shtyp janë me shenja optimizmi. Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, ka pritur në Tiranë prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Një debat i gjatë për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të bërë nga mafia dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë… “Hetimet konfidenciale do të vijnë shumë shpejt në rezultate vendimtare”, thuhet në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, por askush në konferencën për shtyp nuk guxon të ngrejë hipoteza lidhur me interesat e përbashkëta hetimore. Asnjë indice, pra me përjashtim të një pyetjeje të ‘pacipë’ lidhur me trafikun e paligjshëm të mbetjeve nga Italia, shpesh ilegal, në territoret e Gadishullit Ballkanik. “Prokuror, mijëra kontejnerë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës?”, pyeti një gazetar. Ai bën një shenjë me sy dhe ngre supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional që është i nevojshëm për të mbajtur në vazhdim procesin. Është e vërtetë, Italia dhe Shqipëria hetojnë “mbeturinat e zhdukur” në rrugën drejt Ballkanit. Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontejnerë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin. Të shkarkuara në portin e Durrësit, në Shqipëri, nga anijet e kompanive të mëdha, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në vendin më të madh të shkarkimit në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane. Mbetjet urbane të ardhura nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e këtij territori. Madje edhe nga provinca e Imperias. Por, ndoshta edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, kjo e fundit, hipotezë që e bën aferën më shqetësuese dhe të sjellë në memorie vitet më të errëta të helmeve nga mafia. Në Napoli dhe Campania, vendet e “të keqes së errët” të përhapur në vitet e katastrofës më të madhe ambjentaliste të viteve të fundit, ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë. Kontenierët janë zhdukur në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24.816 kontejnerë nga e gjithë bota dhe tranzit nga porti italian i Gioia Tauro. 2604 u dërguan në Maqedoni. Në kufirin doganor që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk i panë, në të vërtetë kanë kaluar vetëm 1140. Pra, ku janë? Cili i ka marrë përsipër? Janë zhdukur në det apo janë varrosur nën tokë? Autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim. Shumë spekulojnë se ishin fshehur në tunele të nëndheshme dhe bunkerë të mëdhenj në ish-vendin komunist, ku Guarda di Finanza dhe zyrtarët e ambasadës italiane në Shqipëri e Maqedoni javët e fundit janë në kërkim të një “thesari”. Gjurmët e përgjegjësive të çojnë në korridoret e pushtet në Tiranë dhe vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e politikës në ‘Tokën e Shqiponjave’. Qeveria shqiptare vitin e kaluar u përpoq vazhdimisht që të miratonte me shpejtësi një ligj që lejonte importin e mbetjeve nga vendet europiane, kryesisht nga Italian. E mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, projektligji provokoi shumë kundërshtime edhe në mesin e disa ministrive, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit të Lefter Kokës, përfaqësuesin në pushtet të LSI-së. Në vitin 2012, më 14 shkurt në Frosinone është themeluar kompania “Mjedisi FLC LTD” me 10 mijë Euro kapital. Drejtori i vetëm është Massimiliano Ferrazzoli. Në vitin 2013 kompania fitoi koncesionin për menaxhimin e landfillit të mbetjeve në Shkup, Maqedoni, duke u zotuar për të investuar 73 milionë Euro për rinovimin e impiantit. 73 milionë Euro? Një kompani me 10 mijë Euro kapital? Kush i financon? Ku i gjejnë? Nga të dhënat e bilancit, në vitin 2014 janë qarkulluar 18 milionë Euro. Në vitin 2016 Guarda di Finanza nisi një hetim për vendndodhjen e disa kontenierëve. Hetimi i kryer nga policia italiane ka theksuar mundësinë që mbetjet të jenë varrosur në Shqipëri. Sipas informacioneve tone, Shqipëria është përfshirë në biznesin e mbetjeve. Mafia kontrollon trafikun. Qeveria maqedonase ka mohuar hyrjen e kontenierëve që vijnë nga Italia.

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO

    01/03/2017 at 14:13

    A dihet se kush e ka bere kete mareveshje per zbarkimin dhe zhdukjen e menjehershme te ketyre mbetjeve? Neqoftese prokuroria e pergjitheshme ka qene ne dijeni te ketij krimi, atehere duhet te mbaje pergjegjesi, ne te kundert ajo duhet te hetoje bashke me antimafian ITALIANE dhe NDERKOMBETARET, qe cdo gje te dale sa me shpejt, seps eshte nje krim shendetesor ne radhe te pare, demton token ku groposen, nga andej ujerat nentokesore, zhduk gjallesat ne te gjitha keto toka dhe gjithcka te mire e te bukur qe na ka dhuruar ZOTI. Te vihet para ligjit e gjithe qeveria mafioze e ketyre viteve, njerezit te ndergjegjesohen, mos te mashtrohen nga ky bastard qe na del cdo ore neper ekrane duke shfajesuar.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>