Ristani: Do i fitojmë zgjedhjet e Qershorit, përballë kemi një mashtrues

fier

26 vjetori i krijimit të PD-së së Fierit/Sekretari i PD: “Nuk ka demokrat, por nuk ka shqiptar që nuk e di se ka përballë një mashtrues, që ka përballë një njeri si Rama, i cili përveç të tjerave, është edhe antikombëtar”

Në 26 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Fierit, sekretari i PD, Arben Ristani, u tha demokratëve të këtij qyteti se fitorja në zgjedhjet e 18 qershorit është më e lehtë pasi sipas tij,  demokratët kanë përballë tyre një mashtrues.“ Nuk ka demokratë, por nuk ka shqiptarë që nuk e di se ka përballë një mashtrues, që ka përballë një njeri si Rama, i cili përveç të tjerave është antikombëtar”, ka thënë Ristani. Ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Fierit, Enkelejd Alibeaj tha se e vetmja rrugë për fitoren dhe për të mundur frikën dhe drogën, është aleanca me qytetarin dhe zgjidhja e problemeve të tyre.“2017-ta nuk është thjeshtë dhe vetëm viti zgjedhor, një vit elektoral i zakonshëm. Ky është një vit i cili na takon ne demokratëve, të gjithë qytetarëve të këtij vendi, një takim me historinë”, u shpreh Alibeaj. Takimin e përshëndetën edhe kryetari i PD së Fierit, Luan Baçi dhe deputeti i Kozma Dashi, ndërkohë që të pranishmit në këtë festë panë një dokumentar i cili përkujtonte krijimin e degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit.

Paloka: PD-ja ka vetëm një qëllim, t’u japë shqiptarëve mundësinë të votojnë lirisht/ “Ne do të përdorim të gjithë arsenalin tonë dhe të gjitha format që të mos jetë kjo qeveri ajo që do të organizojë zgjedhjet e ardhshme ka deklaruar kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një intervistë për Panorama.“PD-ja sot ka vetëm një qëllim, t’u japë shqiptarëve mundësinë të votojnë lirisht dhe që të vota e tyre të numërohet drejt, – tha Paloka mes të tjerave. Vetëm kështu vendi do të ketë qeverinë që kërkojnë qytetarët. Për të realizuar këtë qëllim ne do të përdorim të gjithë arsenalin që ka një parti politike në opozitë, që sot është shpresa e vetme për qytetarët e saj. Ajo që unë dua të përsëris është se nëse Edi Rama dhe kjo mazhorancë nuk do të plotësojnë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë as nuk mund të flitet për stabilitet dhe qetësi në këtë vend. Vendimet për hapat konkretë do të merren në konsultim me strukturat dhe aleatët e opozitës, por siç e theksova, ne do të përdorim të gjithë arsenalin tonë dhe të gjitha format që të mos jetë kjo qeveri ajo që do të organizojë zgjedhjet e ardhshme”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>