Rrëfime nga larg, Eden Babani, bashkëkohës me demokracinë

edeni

Në treg libri më i ri i Eden Babanit,  “Rrëfime të bashkëkohësisë”

Edeni i ka qejf rrëfimet. Ai di të rrëfejë bukur, si me gojë, në një bisedë të ngrohtë mes miqsh e shokësh, ashtu edhe kur shkruan në faqet e gazetës apo librit. Për një 80-vjeçar, emri Eden është i rrallë, por kur i shtojmë këtij emri edhe mbiemrin Babani, atëherë kemi të bëjmë me një personazh të veçantë, një personalitet i njohur, sidomos  dy dekadat e fundit, i njohur për forcën e penës dhe mendimit të tij publicistik e letrar. Pas rrëfenjave të hidhura nga koha e komunizmit, ku herë me dhimbje e herë me sarkazëm, aty  te Fadili, në praninë e miqve të tij të ngushtë, para një gote rakie e një mezeje shqiptare, Edeni provokon me të tjera rrëfenja, kësaj here nga larg, për një kohë e vend të largët. Libri më i ri i Edenit është publicistik, “Rrëfime të bashkëkohësisë”, një libër ku përmblidhen shkrime të 20 viteve të fundit, sidomos ato që kanë të bëjnë me emigracionin tonë në Belgjikë.

***

“Rrëfime të bashkëkohësisë” është një antologji e mirëfilltë me personazhe realë të dy dekadave të fundit, personazhe që jetojnë e punojnë në Belgjikë. Pjesa dërrmuese e rrëfimeve të Edenit u dedikohet këtyre personazheve që kanë krijuar e lënë pas një emër të mirë në emigrimin tonë. Belgjika,tradicionlaisht ka qenë një vend mik i shqiptarëve. Aty kanë emigruar personalitete dhe njerëz të thjeshtë, ata që kanë dashur të realizojnë  një ëndërr e ata që kanë dashur që të nisin një jetë të re pas ferrit komunist apo genocidit serb në Kosovë. Emigracioni i organizuar në Blegjikë daton në mesin e viteve 50-të dhe në këto 60 vjet, të shumtë janë ata që ndoqën shembullin dhe gjurmët e Konicës së madh, sepse nuk punouan vetëm për vete por edhe për kombin e tyre. Duke lexuar librin, i cili ndahet në tre pjesë, “Persiatje për parashtrime poltike”, “Shkrirja shpirtërore e shqiptarëve” dhe “Pak frymë nga Bota Shqiptare”, vëmë re se autori nuk e anashkalon politikën. Ai nuk merret drjetpërdrejt, politikë për hir të politikës, por polemika për hir të ardhmërisë, atdheut. Këto 20 vitet e fundit, duke qenë larg atdheut, Eden Babani e ka ndjerë më shumë se kushdo tjetër mallin dhe vuajtjet e atdheut të tij.Nga larg i dallon më mirë intrigat, apo edhe lojërat që bëhen në kurriz të vendit dhe Edeni polemizon me autorë, me kryeministra, me njerëz të thjeshtë. Atij i dhmbset Shqipëria, Kosova, Çamëria. Nuk ka shkrim, qoftë edhe një dasmë e thjeshtë apo një promovim a një festë familjare që të mos flitet për atdheun, që të mos shkruhet për simbolet, për flamurin, për himnin, për këngën apo gjithcka që të bën të ndihesh krenar. Kjo është politika e Babanit, politika që vjen si dobi për vendin, e si shembull që duhet ndjekur, dhe jo ajo politikë që shkon në mbrojtje apo në fuknison të një krahu politik.

Duke folur për personalitetet shqiptare në Belgjikë Edeni ndalet tek disa, Muharrem Bajraktari, Leke Previzi, Asllan Krasniqi, Arian Miluka, Safet Kryemadhi, etj, por sidomos tek ngjarjet, tek jeta me gëzimet dhe veprimtairtë e tyre të shumta. Kur lexon librin kupton se shqiptarët në Belgjikë, herë të organizuar e herë në mënyrë spontane e vetjake, bëjnë që emri dhe çështja shqiptare të jehojë në media e të jetë e pranishme edhe në kryeqytetin e diplomacisë.

Pa u ndalur shumë në hollësira të librit, për të cilin ka folur në parathënie gazetari dhe miku i autorit,  Ilir Nikolla, mendoj se kontribute të Eden Babanit në bublicisitikë sjellin një model të shkruari, por është më shumë se kaq.  Nëse dikush dëshiron të shikojë se çfarë bëjnë e me se merren shqiptarët në Belgjikë, ku më mirë se ky libër ata mund të gjejnë këtë?! Edeni shkruan me pasion, me vërtetësi, shkruan me dashuri e stil. Skrupuloz në formë, në gjuhën e bukur shqipe, por edhe në ide, asnjë mendim nuk është i hedhur kot, gjithçka në fuknison të një qëllimi.

“Rrëfime të bashkëkohësisë” është një libër që do ta vlerësojë më shumë koha dhe brezat e së nesërmes. Edeni është kronikani që jeton me frymën e shqiptarëve të Belgjikës, me sy e veshë tek puna, veprimtaria dhe dobia e tyre në çështjen shqiptare.

***

Në një bisedë elektronike me Edenin, autorin e librit, më thotë se ishte nje rastesi qe nje kopje te ketij libri ia dhuroi ne avion z. Sali Berisha, liderit historik te shqiptareve, gjate kthimit te tij ne Bruksel.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>