Rrënjët e revolucionit rus, tek intelektualët që u shndërruan përgjithmonë në banditë

100 vjetori i Revolucionit Rus po afrohet. Ishte një revolucion i bazuar jo vetëm në shpresën, por në sigurinë që gjendja njerëzore mund të mbushej me barazi, bollëk dhe liri. Ai krijoi një regjim që ishte i gatshëm dhe ndihej i detyruar të bënte çdo gjë për të krijuar atë përsosmëri, por ai regjim përfundoi në vitin 1991, i rraskapitur nga mjerimi që kishte krijuar. Revolucioni rus u frymëzua nga vepra e Karl Marksit dhe kjo vepër ishte një reduktim deri në absurd, i Iluminizmit francez. Iluminizmi kishte argumentuar se njerëzimi ishte i angazhuar për progresin – dija po akumulohej vazhdimisht dhe, bashkë me të, gjendja njerëzore po përmirësohej vazhdimisht. Në qendër të këtij procesi ishte arsyeja, e cila do të nxiste përparimin. Dhe ideja e saj kryesore, ishte se qeveria më e përsosur ishte ajo që promovonte parimin e barazisë njerëzore. Agjenti i gjithë kësaj ishte intelektuali, i cili e vendoste arsyen në qendër të të gjitha gjërave, prandaj ishte ai që do të ofronte përparimin. Intelektuali do ta kuptonte domosdoshmërinë e përmirësimit të gjendjes njerëzore, dhe prandaj ishte e vetëkuptueshme se, kushdo që pengonte këtë, ishte armik. Intelektuali u bë një politikan që kërkonte pushtet dhe pastaj udhëhiqte masat drejt një transformimi të jetës njerëzore.

Por iluminizmi paraqiste një paradoks. Nëse përparimi njerëzor ishte i sigurt, atëherë pse intelektualët duhet të bënin përpjekje dhe të ndërmerrnin rreziqe për ta çuar përpara? Por kishte edhe një paradoks tjetër. Intelektuali ishte gjithashtu i uritur për një peshë, përtej atyre me të cilët ndante jetën. Ai kishte uri për pushtet dhe njohje, prandaj vizioni që, ishte ai, që do i siguronte progresin njerëzimit, ishte jashtëzakonisht joshës. Paradoksi kishte nevojë për ekzaminimin e mendimtarëve. Por mendimtarët e anashkaluan paradoksin dhe udhëhoqën Revolucionin Francez. Dhe ata që pengonin progresin duhej të eliminoheshin. Intelektualët shfaqën pamëshirshmërinë e logjikës së pastër, një logjikë që i shihte njerëzit si vegla, të cilave u duhej dhënë formë.

Një parti revolucionare/Marksi e shpuri impulsin e Iluminizmit në përfundimin e tij logjik. Ai besonte jo vetëm në progresin, por në një progres, që do të rezultonte në përsosjen e njerëzimit. Kjo përsosmëri do t’i jepte fund pamjaftueshmërisë, dhe do të sillte barazinë e vërtetë njerëzore. Kjo ishte e pashmangshme, sepse kontradiktat e brendshme të kapitalizmit në fund do ta shkatërronin atë, duke e çliruar proletariatin që të impononte një diktaturë, e cila do ta krijonte këtë realitet. Problemi ishte, megjithatë, se proletariati, i dërrmuar nga kapitalizmi, nuk do të ishte në gjendje të ngrihej dhe të ndërtonte rendin e ri. Përsëri, shfaqet tensioni ndërmjet të pashmangshmes dhe domosdoshmërisë së veprimit njerëzor. Marksi u përpoq ta zgjidhë problemin duke argumentuar se një parti revolucionare do të dilte nga proletariati, dhe do të vendoste një diktaturë që do të ishte agjenti për organizimin e punëtorëve dhe për të krijuar një njerëzim të ri. Vladimir Lenini u përqendrua në ndërtimin e një partie komuniste. Problemi, argumentonte ai, ishte se klasa punëtore vuante nga “vetëdija e rreme”. Nuk e dinte se cilat ishin interesat e veta për shkak të gjendjes së saj, dhe prandaj nuk mund të çlirohej. Partia Komuniste duhej të ndërtohej nga ata që kishin shpuar velin e ndërgjegjes së rreme, dhe shihnin qartë se çfarë duhej bërë. Nuk do të ishte thjesht udhëheqëse e klasës punëtore; do t’i shpinte punëtorët drejt progresit. Dhe njerëzit që mund të shihnin mespërmes vetëdijes së rreme ishin intelektualët, të cilët u bënë udhëheqës të bolshevikëve. Lenini dhe njerëzit e partisë së tij ishin intelektualë që flisnin për socializëm shkencor dhe që do të bënin gjithçka që nevojitej, për të detyruar klasën punëtore të përmbushte fatin e tyre. Por nuk ishte klasa punëtore që do të shkaktonte Revolucionin Rus. Përkundrazi, ishte Lufta e Parë Botërore, e cila çoi në vdekjen e miliona njerëzve, shkatërroi prapavijën e ushtrisë ruse dhe shkaktoi një kryengritje të ushtarëve. Lenini mbërriti në Shën Petersburg falë ushtrisë gjermane, e cila e futi fshehtas në qytet, në një tren të mbyllur, për ta përdorur atë që të shkaktonte një kryengritje, e cila do ta nxirrte Rusinë nga lufta. Kryengritja ia doli arriti dhe shkaktoi një luftë të gjatë civile, në të cilën vdiqën miliona të tjerë. Ushtria e Kuqe, e krijuar nga intelektuali Leon Trocki, e bëri luftën pa mëshirë dhe në mënyrë efektive. Ishte gjatë kësaj lufte që Lenini me sa duket pagëzoi shprehjen e përjetshme, “Qëllimi i terrorit është që të tmerrojë”. Revolucioni mund të kishte sukses, vetëm nëse mund t’i tmerronte masat që të bënin atë që donte ai. Ishte një terror që do të zgjaste një kohë të gjatë, por qëllimi i të cilit ishte të ndërtonte një shoqëri të re, njerëzore. Vizioni i një shoqërie të denjë u bashkua me një krenari në logjikën e pamëshirshme dhe politikën e pamëshirshme. Ajo krijoi një kulturë, në të cilën mëshira ishte një dobësi kundër-revolucionare. E vërteta ishte se intelektualët e njihnin terrorin vetëm si abstraksion. Ata e zbatuan atë, por jo me mëshirën e plotë të një banditi. Ata mendonin shumë dhe e mbanin dorën.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>