Rruga drejt një ferme

28908426_1880118432051266_450709550_n

Me një shtrirje të gjerë në rrethin e Fierit  është i mirënjohuri  FED invest me tetë degët e tij në këtë rajon, që tashmë propozon shërbime pagesash, jep më shumë kredi dhe më shumë depozita. Ka shumë të njohur e të ditur që në territore të ndryshëm  në Fier mbështetur ndihen për zhvillimet e punës

 

Me një shtrirje të gjerë në rrethin e Fierit  është i mirënjohuri  FED invest me tetë degët e tij në këtë rajon, që tashmë propozon shërbime pagesash, jep më shumë kredi dhe më shumë depozita. Ka shumë të njohur e të ditur që në territore të ndryshëm  në Fier mbështetur ndihen për zhvillimet e punës . Kudo që njeh nuk i largohesh të thënës për njohjen e tyre me anëtarësimin në FED invest, që mbulon pothuajse të gjithë zonën rurale të rrethit Fier, duke plotësuar dhe faktin se në vitin e kaluar u hap dega e re në Levan, degë që plotëson standardet dhe është një degë model. Si bujqësia, blegtoria apo edhe më tej në zhvillim i gjen natyrshëm, ku  në  pjesë të caktuar i do.  Janë rreth 2.3 kilometra larg në pjesën jugore të qytetit Fier,në kohën e kodrave të bukura me  veshjen e ullinjve janë vendosur fshatrat Rradostin, Bejler dhe Vadhizë. Pasi lihet pas hapja Qenas,që është pjesë e qytetit të Fierit ,vështrimi shtrihet në fushën e blertë, si dhe vende që kullosin tufa të vogla me dele. Pranvera ka zbritur,-thotë gazetari Enver Shehu , i cili gazetarisë nuk i mungoi  edhe këtë radhë, e po sipas tij pemët kanë mbërritur me kumbulla, pjeshkë, bajame, apo  kanë shpalosur bukuritë e tyre. Po në krahun e djathtë të fushës së lartpërmendur, gjen duke u ngritur kodrat e veshura me ullinj, ku shtrihet fshati Vadhiz i njohur më tradicionalisht me blegtori dhe perime speciale,-plotëson thënien e tij gazetari mirënjohur,  që pranë qytetit prodhimi tregtohet më lehtë. Në mesin e kodrave të Vadhizës, shumë pranë qytetit të Fierit, i njohuri i asaj ane  Etem Resuli ka nisur një aktivitet në prag të viteve ’90-t.10 lopë për qumësht i pati ai atëherë, duke i përdorur në stallën e vjetër. Etemi vajti  dhe emigrant në Greqi. Etem Resuli e ka ndërtuar biznesin në tokën e trashëguar nga babai me gjithë peripecitë e  zvarritjeve burokratike për tapi . Po mirësia është shtuar tashmë, ku në vendin e tyre kanë shtuar ndërtimin e stallës së re. Me mirësit për ta është dhe anëtarësimi në FED invest, ku e gjen kredinë e tyre. Vitet e tregojnë faktin  se dhe me mbështetjen e dy djemve të tij , Etemi e ka rritur aktivitetin dhe sot ka rreth 50 krerë të rracës ” Laraman e zezë ” për prodhim entienti për çdo qumësht. Vitet e fundit ka marrë kredi në  Fed Invest për përmirësimin e mekanizimit të stallës dhe për bazën ushqimore. Pas ndërtimit të stallës bashkëkohore me sipërfaqe të bollshme , ka mekanizuar pastrimin e stallës. Jo vetëm kaq ,po edhe me këtë  mbështetje nga FED Invest ka mekanizuar dhe mjeljen mekanike si dhe shumë aksesorë të nevojshëm, por  edhe një mbarështim të mirë të lopëve. Gjithshka qëndron në faktin se në këto kushte është rritur rendimenti për do krerë ,nga 3000 -në 4000 litra për krerë. Po Ervini, djali i Etem Resulit  gjatë intervistës me gazetarin Enver  Shehu të flet gjerësisht për mirësit e arritjeve që në këto vite ndihen. Në profesionin e tij Ervin Resuli është mjeku veteriner,ndaj gjithësia e arritjeve të tyre në bujqësi  e sjell edhe për vlerat që kanë në mbështetje me FED invest, ku anëtarësia e tyre nuk mungon. Ndaj, sipas zotit Ervin me gjerësi  flitet në mbështetje  për rrugën e biznesit. Natyrisht,  për më tej sipas tij nuk duhen mohuar dhe vështirësitë, po gjatë dhe arritjet në këto vite. Ervini rrëfen se ka projekte për rritjen e numrit të krerëve dhe rendimentit për krerë si dhe përmirësimin e infrastrukturës me synim që ambientin e bukur ta kthejnë në një vend kreativ për tërheqjen e turistëve. Për më së tepërmi shfrytëzohen avantazhet natyrore, pse jo dhe  kodrat e bukura me ullinj, që harkojnë periferinë jugore të qytetit të Fierit; rezervuari i dikurshëm që i jep bukuri  … zbukurime tradicionale . ..gatime etj. që të gjitha këto kërkojnë mbështetje financiare, sipas zotit Ervin Resuli, shpresa e të cilëve vazhdon te mbështetja . Fakt është se  FED Invest në rrethin e Fierit ka një shtrirje të gjerë  me anëtarët në degët e tij,që  kryejnë veprime financiare të ndryshme.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>