Sa herë Vlahutin lavdëron Tahirin, vidhet një bankë

tahiri-vlautin-ne-durres-380x290

Prej një mandati qeverisës në vend sundojnë bandat. Këto seriale të krimeve nxjerrin zbuluar sondazhet e financuara nga Vklahutin dhe të realizuara nga sorosianët, për “policinë që duan shqiptarët”. Përsëritja e krimit në të njëjtin vend demaskon “fletët e lavdërimit” të dhëna nga Zonja “Vilë e Korrupsionit”, e cila sa herë ngre në piedestal Saimir Tahirin, në fakt firmos për grabitjen e një banke në kryeqytet

 

Vendi është vendosur në terrorin e bandave, të cilat kanë pushtetin mbi territorin dhe vëzhguesit s’mund të bëjnë asgjë veçse të kujtojnë se cila është ombrella me të cilën po përpiqet të mbahet në këmbë kjo palo-qeveri. S’kanë kaluar as një javë, kur tamtamet e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit binin për një sondazh të financuar nga Komisioni Evropian, prej një organizate që është në qerthullin e Soros-it, e cila e nxirrte dikasterin e Saimir Tahirit, më të besuarin në shtetin shqiptar. Sa qesharake, kur krahason “përfundimin” e sponsorizuar të ekspertëve të çështjeve të shartuara “brukselo-soroiste”, dhe serialin e vjedhjeve të bankave, ditën për diell, me banda të armatosura dhe në sy të të gjithëve. Klithma e njërit prej rojeve që dje u përball me “bandën” se “banditët po na i dërgon vetë shteti” dhe se “patrulla e policisë as që lëvizi” është tregues i konsensusit popullor, fizik e dixhital, se sa herë Vlahutini lavdëron Tahirin, vidhet një bankë. Është emblematike heshtja e përfaqësueses së BE-së gjatë vitit kur Shqipëria u shndërrua në kanabistan e tani po shndërrohet thuajse në një bashkëfajësi financimi i Bashkimit Evropian për raportin soroist që e shpall dikasterin e Saimir Tahirit institucionin më të besueshëm në vend. Ky sondazh po kalërohet çdo të enjte në parlament dhe është inkurajimi më i mirë për bandat e organizuara që të vijojnë “qeverimin”. Edhe takimi i dy ditëve më parë i ministrit Saimir Tahiri me përfaqësues të të ashtuquajturave SHPSF duhet dekriptuar, mos mesazhet e dhëna kanë qenë sinjaldalluese për ata që dinë të dekriptojnë. Gjithsesi, dekriptimi është punë e atyre “sportistëve” që kanë kohë, por publiku ka nevojë për përgjigje e përgjegjës publikë. Saimir Tahiri hesht, maksimumi bën ca mbledhje të mbyllura nën stilin e omerta-së, kurse Edi Rama sot është kapluar nga memecllëku dhe s’mundi as të cicërojë në tuiterin e tij se “Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, Policia e Shtetit konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet”, siç bëri në kulmin e polemikave për mbrojtjen që qeveria po i jep njërit nga kapobandat ndërkombëtare, Kelmend Balilit.

Sot ka vetëm heshtje nga institucionet dhe mungesë shprese se përgjegjësi do të merren e situata do të ndryshojë, por serialet e krimeve na bëjnë të kërkojmë një përgjigje e një përgjegjësi edhe për koincidencën e tmerrshme të zonjës “vilë të korrupsionit”, e cila sa herë lavdëron Saimir Tahirin, në fakt po firmos për grabitjen e një banke në kryeqytet.

 

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO

    12/02/2017 at 04:07

    Besoj se tanime e kuptojne te gjithe, madje dhe ata qe nuk dine te lexojne dhe jane fare te paditur nga situata me shtetet me te zhvilluara te Evropes, te cilat pasqyrohen dhe ne sondazhet qe behen neper rruget e TIRANES, te gjithe flasin per nje gjendje alarmante qe ka mberthyer vendin, vetem ata qe I kane sherbyer atij sistemi dictatorial, pranojne Ramen, sepse ne te kundert I happen petet lakrorit, I happen dosjet e tyre, ku kane qene bashkepunetor ne te gjitha krimet komuniste, ku kane spiunuar njerez te moshave te ndryshme, duke I burgosur, internuar, hequr nga puna, duke I cuar per te punuar neper miniera, ferma, duke I lene pa shtepi, pa shkolle, ato pasoja kane ndikuar ne ate injorance, e cila trashegohet akoma dhe ne brezat e tjere, te mencurit dhe shkolluarit kane ikur pjesa me e madhe, ku jane bere njerez, punojne, studiojne dhe nuk duan te kthehen kurre me, femijet tane as nuk duan t’i degjojne e as t’i shohin ne television, imagjinoni se cfare urrejtje kane, sepse nuk I kane haruar ato qe kane hequr, prandaj ai vend nuk behet me, duhet nje pune shume e madhe qe atyre femijeve qe kane ikur ne moshe fare te re,t’i thuash qe atje do behet shume mire, u dogjem nje here thone, nuk duam te denojme veten prape me ata kriminele. Me ata qe jane atje, duhet nje bashkepunim I madh se bashku me ambasadorin e SHBA , m se po qe per ata te tjeret, harojeni qe t’ju ndihmojne, qe nga Britania, Franca, e te tjere, jane te gjithe socialiste, ata vijne te perfitojne per vete, qylin e duan te gjithe, ashtu sic eshte bere ai vend, ku parate e droges mashtrojne te gjithe shqiptaret, pse te mos perfitojme dhe ne, thone keta perfaqesues evropiane.Urojme te fitoni dhe t’i zhdukni pergjithmone plehrat.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>