Salianji: Vendim komunist i Gramoz Ruçit – nuk u trembem dordolecëve

ervini

PD kërkon përjashtim me 10 ditë të Pjerin Ndreut nga Kuvendi, Gramoz Ruçi mbron deputetin socialist

Partia Demokratike i dorëzoi ditën e djeshme një kërkesë Byrosë së Kuvendit për të vendosur masën disiplinore, përjashtim me 10 ditë të deputetit socialist Pjerin Ndreu. PD në kërkesën e saj argumenton se është e bazuar tek fyerjet dhe kërcënimet që deputeti socialist Pjerin Ndreu bëri ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, në mbledhjen e datës 7 nëntor të Komisionit të Sigurisë. “Thirrja për përdorim dhune dhe fyerja janë shkelje disiplinore”, thuhet në kërkesën e PD. Byroja e Kuvendit është mbledhur menjëherë dhe ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e deputetit Ndreu, pasi sipas kryeparlamentarit Gramoz Ruçi “mbledhja nuk mund ta shqyrtojë këtë rast, pasi Byroja nuk ndëshkon kur njerëzit shahen në komisione”.

Salianji: Vendim komunist i Gramoz Ruçit, nuk i trembem dordolecëve/ Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të larguar 10 ditë nga Kuvendi, deputetin Pjerin Ndreu, ka reaguar edhe deputeti demokrat Ervin Salianji. Në një postim në Facebook, Salianji kritikon ashpër vendimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke e cilësuar atë si një akt komunist. “Ruçi ka marrë vendim komunist. Nuk është aq i virgjër sa hiqet gjatë seancave. Sa për mua, nuk më tremb asnjë lloj dordoleci. Nuk është personale, por nuk mund ta toleroj atë fjalor në komisione”, shprehet Salianji.

NGJARJA:

Ervin Salianji e pyeti ministren Xhaçka: “A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake, që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?!”

Paulin Stërkaj: Je bilbil mali! Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu: Mos i provoko të gjithë se do të hash dajak! Ti do rrahur!

Paulin Stërkaj: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion!

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq! Rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën?!

Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit!

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>