Satsuma Biwa, “lahuta” e Japonisë, rrëfimtarja muzikore e eposeve

biwa

 

Biwa është një vegël muzikore kordofone, së cilës i bihet me një hark ose me gishta në disa pjesë të saj, në varësi të eposit që rrëfehet. Ngjason me lahutën tonë por ka shumë elementë, në aspektin e ndërtimit që e bëjnë të dallueshme nga lahuta, por mund të themi se janë identikë në rolin e tyre, si rrëfimtar muzikor të eposeve. Notat muzikore të Biwa-s nuk humbasin në hapësirë, por udhëtojnë në kohë dhe hapësirë për të përcjellë shpirtin e legjendave dhe historive drejt të tashmes.

Biwa e ka origjinën nga Persia. Ekziston një instrument Persian me fill që quhet oud i cili është ende i njohur për iranianet. Ky instrument u quajt sitar kur u prezantua ne Indi. Pasi kaloi rrugën e mëndafshit dhe mbërriti ne Kinë, instrumenti në fjalë u quajt pipa. Mendohet se fillimisht Biwa mbërriti në Japoni rreth 1300 vjet me parë nga Kina dhe Koreja. Ornamentet në formën e hënës në pjesën e sipërme të Biwa-s vërtetojnë se ky instrument ka rrjedhur nga oud i cili kishte të njëjtat ornamente. Pas 1300 vjetësh, Biwa u zhvillua në rreth pesë lloje te ndryshme. Instrumenti që u pquhet Satsuma biwa dhe u krijua ne Prefekturën Kagoshima ne Kyushu, në pjesën jug-lindore të Japonisë. Rreth 200 vjet më parë, në periudhën Edo prefektura Kagoshima quhej Satsuma. Satsuma Biwa u krijua ne Prefekturen Kagoshima gjatë periudhës Sengoku ose thënë ndryshe në Kohën e Luftërave Civile në Japoni që daton qindra vjet përpara periudhës Edo. Luftëtaret e famshëm Samuraj trajnoheshin që ishin vigjilentë për luftë në çdo çast e të mposhtnin armiqtë e tyre. Mendohet se ata luanin Biwa sa më fort të mundeshin në mënyrë që t’i jepnin energji vetes si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Kishte shumë samurajë cilët nuk mund të vinin gjumë në sy nga frika se një ditë armiqtë mund t’’i sulmonin. Mbase duke luajtur Biwa ishte një mënyre që të qëndronin te fokusuar dhe vigjilentë. Një samuraj luante biwa duke qëndruar në pozicionin seiza: rrinte i ulur në tokë duke u mbështetur tek thembrat e tij. Shpata e tij e cila në japonisht quhet katana rrinte pas tij në tokë. Nëse ai do të sulmohej nga armiqtë gjatë kohës që luante biwa, mund të vritej ndërsa përpiqej të merrte shpatën e tij katana, e kësisoj, ai duhet ta mbronte veten duke përdorur harkun e instrumentit që në japonisht quhet bachi. Kjo është arsyeja se perse harku i Satsuma biwa është më i madhi nder harqet e biwa-s. Harku bachi duket i rrezikshëm nëse bie nga dora dhe godet një person. Fjala bachi e përmendur në shprehjen e vjetër japoneze ‘nëse je i keq, bachi do të të godasë’, e ka prejardhjen nga harqet e biwa dhe shakmisen-it.

Harku përbehet nga druri. Instrumenti përbehet nga lënda drusore e pemës së manit, ndërsa filli përbehet nga mëndafshi. Mëndafshi qe prodhohet nga krimbi i mëndafshit është i bardhë por filli i veglës është i verdhe. Arsyeja qëndron në faktin se filli hahet nga insektet e për t’i mbrojtur lyhet me shafran indie që t’i mbajë larg insektet. Biwa përdor materiale nga i gjithë kontinenti aziatik.

 

Historia e këngës “Nasu no Yoichi”

 

Rreth 800 vjet më parë në Japoni ndodhi një luftë civile midis dy fuqive shumë të mëdha: klanit Minamoto dhe klanit Tiara. Lufta zgjati rreth dy dekada por nga fundi i saj u pa qartë se klani Tiara ishte drejt humbjes. Vetëm një muaj përparkengaa betejës se Dan-no-ura e cila ishte beteja e fundit, klani Tiara nuk kishte se ku te shkonte për te shpëtuar dhe u detyrua që të hipte nëpër anije. Klani Minamoto e vëzhgoi klanin Tiara dhe e ndoqi atë me kuaj përgjatë bregut. Gjersa një dite, një prej anijeve te vogla te klanit Tiara iu afrua bregut ku po qëndronte klani Minamoto. Në anije po qëndronte një prej shoqërueseve e cila mbante në dorë një erashke me një rreth të arte dhe ua valëviste klanit Minamoto të cilët po bënin roje në breg. Ajo po provokonte klanin Minamoto duke i pyetur nëse mes tyre ndodhej ndonjë shigjetar aq i zoti sa të gjuante drejt e ne qendër të erashkës se klanit Tiara. Përgjatë kësaj lufte të gjatë dhe intensive kishte shume raste kur palët testonin njëra-tjetrën për aftësitë e tyre ose i bënin lojëra njëra-tjetrës. Thuhet se kjo gjë për klanin Tiara ishte një lloj lutje per te parajse. Nëse erashka e tyre do te goditej atëherë ata nuk do të mund ta fitonin luftën por nëse klani Minamoto nuk do te arrinte te gjuante erashkën, atëherë kishte shanse qe klani Tiara te fitonte luftën. Ndër anëtarët e klanit Minamoto ishte edhe një djalosh 17-vjeçar i quajtur Nasu no Yoichi Munetaka i cili do te gjuante. Për Yoichi-n, kjo ishte një detyrë e vështire pasi nëse nuk do të plotësonte urdhrin e mësuesit të tij Yoshitsune për ta ‘gjuajtur në shenjë erashkën dhe të fuqizonte klanin Minamoto”, atëherë do të humbte jetën. Ndër te tjera, dallgët ishin të mëdha dhe era frynte furishëm. Yoichi ishte në një situate kritike. Ai e la kalin e tij të ecte brenda në det dhe bëri një lutje “Namu Hachiman Daibosatsu”. Në mënyrë të mistershme, dallgët dhe era u qetësuan vetëm për atë moment dhe Yoichi ia doli te godiste ne shenje erashkën. Thuhet se te dy palët u lumturuan për një farë kohe: klani Tiara u ra trumbetave te anijeve te tyre në shenjë vlerësimi për kundërshtarin dhe po njësoj klani Minamoto trokiti mbajtëset e shigjetave nga ngazëllimi. Yoichi-t, i cili goditi në shenjë, për herë të pare iu dha një mbiemër. Në atë kohë, njerëzit zakonisht nuk kishin mbiemra. Yoichi-t iu dha si mbiemër, emri i zonës ku kishte lindur. Ne Japoni mbiemrat gjenerohen nga emri i një zone, bime apo sende me te cilat personi është ngushtësisht i lidhur.