Sekret shtetëror – Publikimi i bisedave të Flynn është krim

Dikush në qeveria ka kryer një krim të rëndë…. disa në fakt!  Ata individë kanë që pasur një qasje të veçantë në përmbajtjen e bisedave telefonike ndërmjet të ish-këshilltarit të sigurisë të Presidentit Trump,  gjeneralit Michael Flynn dhe ambasadori rus në SHBA, Sergej Kislyak. Këto diskutime janë regjistruar në mënyrë të fshehtë nga agjencitë e inteligjencës amerikane, edhe pse mendohet se kasetat mund të jenë dokumente të klasifikuara. Kushdo që ia përcolli informacionin “Washington Post”-it ka kryer një krim. Gazetari i WP-së, David Ignatius, i cili publikoi materialin e klasifikuar mund të ndiqet gjithashtu penalisht, edhe pse kjo mund të mos jetë e drejtë.

Ndjekje penale për zbuluesit e informacionit të klasifikuar/Ligji amerikan përcakton se: “Kushdo që me vetëdije dhe qëllimisht komunikon … me një person të paautorizuar, ose publikon … çdo informacion të klasifikuar të marrë nga proceset e inteligjencës së komunikimit nga argumentet me ndonjë qeverie e huaj, do të dënohet me jo më shumë se dhjetë vjet burg”.

Nuk ka rëndësi nëse publikuesit kishin për qëllim të zbulonin një mashtrim nga Flynn. Personi që publikoi i pari regjistrimet e diskutimeve të Flynn, një zyrtar i lartë qeveritar i SHBA-së dhe Kislyak, ka kryer krim. Por, kemi zbuluar se ka edhe persona të tjerë të angazhuar në të njëjtin aktivitet kriminal, pasi gazetari, në një histori të mëvonshme, zbuloi se bisedat ishin të vërtetuara nga “nëntë zyrtarë aktualë e të mëparshëm, të cilët ishin në pozita të larta në agjencitë e shumta të inteligjencës, në kohën kur u bënë telefonatat.

Pyetja e vetme tani qëndron mbi identitetin e autorit, ose autorëve. Kush kishte akses në këto biseda konfidenciale? Mbledhja e sinjaleve të transmetuara nga sistemet e komunikimit si “sinjale të inteligjencës”  bëhet  nëpërmjet akronimit të “SIGINT”, duke qenë se agjencia e Sigurimit Kombëtar mbledh dhe analizon informacionin. Por secila 16 agjencitë e tjera që përbëjnë komunitetin e inteligjencës të Shteteve të Bashkuara mund të ketë fituar qasje në bisedat mes Flynn dhe Kislyak.

Penalizimi i reporterëve/Ligji përcakton pak dallim mes personave që mundësojë rrjedhjen e informacionit dhe marrësin , i cili bën publik  informacionin e klasifikuar. Duke supozuar se ‘spiunët” nuk do duan të zbulojë veten e tyre, qeveria mund të mendojë se nuk ka zgjedhje tjetër, përveçse të ndjekë penalisht personin e vetëm që është bërë i njohur: Gazetarin. Por ky do të ishte një gabim i madh. Ndërsa vetë statuti penalizon qartë publikimin e materialit të klasifikuar, Amendamenti i Parë e bën këtë pjesë të ligjit, antikushtetues të zbatohet për një gazetar. Hartuesit e dinte mirë se shtypi i lirë është një gur themeli në çdo demokraci. Kjo është mënyra e vetme e vërtetë për t’i bërë zyrtarët qeveritarë përgjegjës për veprimet e tyre. Në rastin e famshëm të 1971-it “Pentagon Papers”,  Gjykata e Lartë e Drejtësisë shkroi se publikuesit e sekreteve të qeverisë duhet të ketë imunitet nga ndjekja penale për shkak se kjo është pikërisht ajo që Etërit Themelues kishin për qëllim: “Shtypi është i mbrojtur në mënyrë që të mund të publikojë sekretet e qeverisë dhe të informojë njerëzit. Vetëm një shtyp të lirë dhe i pakufizuar mund të vërë në dukje mashtrimin e një qeverie”. Duke pranuar se ndjekja e një gazetari është ndoshta antikushtetuese, Departamenti i Drejtësisë mund të provojë një qasje të ndryshme, më anë të një urdhri ose fletëthirrjeje për shembull, duke shpresuar se mund të ushtrojë presion ndaj gazetarit për zbulimin e burimeve të tij konfidenciale. Ai më pas ka të ngjarë të kërkojë një “privilegj ligjor për reporterët” i cili gjithmonë shkakton një konfrontim të ngjashëm mes gjykatave, mbi të drejtat kushtetuese që përfshijnë Amendamentin e Parë. Rastet e mëparshme kanë prodhuar rezultate të përziera, edhe pse disa gazetarë janë burgosur mbi akuza për shpërfillje të ligjeve civile. Mund të duket e padrejtë që personi që zbuloi e informacionin e klasifikuar të ndiqet penalisht dhe gazetari jo, sepse gëzon mbrojtjen e Amendamentit të Parë. Megjithatë, “Akti i Komunitetit të Inteligjencës përcakton procedura të qarta sipas të cilave,  zyrtarët e zbulimit mund t’i raportojnë ankesat në Kongres. Zbuluesit e informacionit, në rast nuk e kanë zbatuar ligjin, mund të ndiqen penalisht për shkeljen e tij. Qeveria duhet të ushtrojë në mënyrë agresive burimet e saj të pafundme për të përcaktuar kush ishte zbuluesi i informacionin e klasifikuar që përfshin bisedat mes Flynn dhe Kislyak. Ata individë duhet të dënohen ashtu e kërkon siç ligji. Megjithatë, duke penalizuar një gazetar për raportimin e tij, siç inkurajohet nga Kushtetuta, do të ishte gabim.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>