Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së reagon për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Genta Mezinin  

Braimllari: Me këtë vendim Rama vërtetoi dëshirën për të kontrolluar çdo pushtet në Shqipëri

 

LSI nëpërmjet një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm Endrit Braimllari ka reaguar ashpër lidhur me vendimin që mori Kolegji Zgjedhor për të mos ia hequr mandatin, këshilltares së përjashtuar të LSI-së nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Genta Mezinit. Mezini së bashku me Agim Krajën u përjashtuan nga radhët e LSI-së pasi dolën kundër vendimit të kësaj force politike dhe votuan pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, duke u etiketuar si të korruptuar dhe të blerë nga pushteti. Braimllari në deklaratën e tij shprehet se vendimi i Kolegjit Zgjedhor tregon që kryeministri Edi Rama po punon për të pasur nën kontroll çdo pushtet në Shqipëri. Ai thekson se vendimi për të mos e zëvendësuar Mezinin është në të vërtetë fakti që konfirmon se Rama pasi mori qeverisjen qendrore po shtrin duart edhe mbi pushtetin lokal e mbi drejtësinë.

Deklarata e Braimllarit: “Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për këshilltarin bashkiak që i takon ligjërisht Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi që 19-ta është para 17-s. Edi Rama tregoi edhe një qartazi që kërkon të ketë në kontroll çdo pushtet në Shqipëri përfshirë pushtetin lokal dhe sistemin e drejtësisë për të cilin ka shumë kohë që lufton që ta zotërojë në çdo mënyrë. Shqiptarët tani do të shikojnë se pas tepsisë, Edi Rama do të shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Tashmë Regjimi i Drogës, krimit dhe oligarkëve do të rendisë edhe listat e këshilltarëve dhe deputetëve. Vendimi i sotëm tregon se i gjithë sistemi në Shqipëri është i kapur nga Edi Rama. Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur në rrugën e saj për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi të neveritshëm i cili po tregon çdo ditë e më shumë kapjen e çdo sistemi duke përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë. Kjo është politika e pashpresë e Edi Ramës, e cila po e çon Shqipërinë në udhëkryq duke larguar çdo ditë e më shumë shqiptarët nga Shqipëria”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>