SHBA: Hetim fondit që ndihmoi Ramën

auto_rex_tillerson_-_letrra1489570895

6 senatorë të rëndësishëm, eksponentë të grupeve politike në Senat i shkruajnë Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, ku i kërkojnë një hetim urgjent për fondet e USAID-it, të cilat nga lobet e Sorosit po kanalizohen për mbështetjen e grupeve të së majtës dhe që në Shqipëri po rrezikojnë destabilizimin e vendit. Në letër senatorët shprehin shqetësim se diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros po i japin qeverisë së Ramës kontrollin e plotë mbi sistemin e drejtësisë

Rrjeti amerikan Fox News i bën jehonë letrës së senatorëve dhe vë alarmin për gjendjen në Shqipëri dhe Maqedoni

Gjashtë senatorë amerikanë kanë vendosur që bëjnë një letër për sekretarin e shtetit në SHBA, Rex Tillerson, duke i kërkuar që të hetojnë aktivitetin e manjatit Xhorxh Soros dhe aktivitetet e tij. Sipas senatorëve, paratë e popullit amerikan janë përdorur nga Sorosi për të rrëzuar qeveri dhe për të ngritur në pushtet njerëzit e tij. Në letrën e nënshkruar nga senatorët vihet theksi te Reforma në Drejtësi e bërë në Shqipëri nga Fondacioni Soros dhe Ambasada e SHBA-së, e financuar pikërisht me paratë e manjanit. Letra është nënshkruar edhe nga Senatorët Inhofe (Republikan, Oklahoma), Tillis (Republikan, North Carolina), Cruz (Republikan, Teksas), Perdue (Republikan, Georgia) dhe Cassidy (Republikan, Louisiana). “Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend”, thuhet në letrën e bërë publike dhe të firmosur nga 6 senatorë të SHBA-së.

Fox News i bën jehonë letrës së senatorëve dërguar Sekretarit Tillerson për Shqipërinë/Rrjeti televiziv amerikan “Fox News” i ka bërë jehonë letrës së 6 senatorëve amerikanë dërguar Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të cilët shprehin shqetësimin për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri. “Fox News” ka pasqyruar letrën e 6 senatorëve, ku shkruajnë gjithashtu se miliarderi amerikan George Soros, përmes shoqatave të tij po ndikon në politikën e Shqipërisë por dhe në atë të Maqedonisë. “Duke vënë në dukje jo vetëm situatën në Maqedoni, të cilën ata e përshkruajnë “si një aktivitet alarmant në këtë rajon të paqëndrueshëm”, ata vënë theksin edhe për gjendjen në Shqipëri”, raporton televizion amerikan. Gjashtë senatorët e njohur amerikan, në pjesën për Shqipërinë në letrën e tyre, ata shkruajnë: “Politikanë të nderuar nga Shqipëria kanë deklaruar se diplomatë amerikanë dhe organizata të Soros ndikojnë në çështje të caktuara politike në vendin e tyre. Veprime të tilla me efekte destabilizuese në një vend të NATO-s janë të qarta dhe përbëjnë kërcënim për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, duke pasur parasysh se Shqipëria këtë vit mban zgjedhjet parlamentare”. Senatorët republikanë që kanë shkruar këtë letër për Sekretarin Amerikan të Shtetit janë: Ted Cruz, Michael S. Lee, Thom Tills, James M. Inhofe, David A. Perdue dhe Bill Cassidy.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>