SHBA kundër Ruçit/ Ambasadori Lu heq kufjen gjatë fjalës së ish-ministrit të brendshëm të komunizmit

Seanca e parë parlamentare që  u mbajt ditën e shtunë hyri në histori si mbledhja e parë e Kuvendit në demokraci, ku në sallë nuk ishte prezent ambasadori i SHBA-ve në Tiranë. Mungesa e Donald Lu ishte një notë e mirëfilltë proteste e SHBA-ve ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të propozuar e më pas votuar Gramoz Ruçin si kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga ç’ndodhi të shtunën, ambasadori Lu ishte dje prezent në llozhat e Kuvendit, ku dëgjoi prezantimin e programit qeverisës nga Edi Rama. Por ashtu si askush nuk e kishte imagjinuar diplomati amerikan refuzoi ta ndiqte të gjithë seancën parlamentare. Donald Lu i la të gjithë gojëhapur duke hequr në mënyrë demonstrative kufjet ku përkthehet fjala, në momentin që Gramoz Ruçi nisi të flasë. Ndërkohë pas përfundimit të seancës, ambasadori Lu është pyetur nga gazetarët në lidhje me gjestin e tij dhe duke buzëqeshur e ka pranuar faktin se ka hequr kufjet në kohën kur ishte duke folur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Vlen të theksojmë se ky qëndrim i SHBA ndaj Gramoz Ruçit, është i bazuar mbi vendimin e  vitit 2005, ku Departamenti i Shtetit e ka penguar të marrë vizën për hyrjen në Amerikë, pasi autoritetet vendase e konsiderojnë si një personazh të lidhur me trafikun e drogës.

Reagim – Ristani: Votat e PD për Ruçin, ngjarje më e turpshme se zgjedhja e tij në krye të Kuvendit/ Në lidhje me debatin e lindur për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit, si dhe votat pro nga të djathtët, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani. Përmes një statusi në facebook, Ristani shprehet se zgjedhja e Ruçit ishte një njollë turpi në parlamentin tonë dhe një përdhosje e gjakut të përndjekurve politikë. Ristani e ka quajtur akoma më të turpshme edhe votat e demokratëve që kaluan pro figurës së Ruçit. Ai pyet nëse këto vota u manipuluan apo u blenë dhe shprehet se kjo çështje duhet diskutuar në forumet e PD-së dhe të kërkohej menjëherë rinumërim i fletëve të votimit, si dhe kontroll i kamerave të Kuvendit e mediave. Ristani se nëse janë manipuluar votat, atëherë ky është fundi i demokracisë dhe duhet vendosur se çfarë duhet bërë me këtë parlament. “Nëse deputetët tanë, qofshin këta edhe aleatë, shiten si në Pazar, ne nuk mund të dhe nuk duhet të bashkëpunojmë më me ta. Është e domosdoshme të përpunojmë rregulla për të kufizuar dhe eliminuar tregun e shit-blerjes së deputetëve. Opozita moralin dhe besimin ka kuaj beteje.” – shkruan ndër të tjera Ristani.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>