SHBA: Rama, në qendër të krimit

departamenti-i-shtetit-1

Edhe fasada e qeverisë s’mbahet më. Shifrat e publikuara nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, e konfirmojnë Shqipërinë e qeverimit “Rama”, si një vatër infeksioni, që po e eksporton krim dhe pasiguri. Në dokumentin e detajuar mbi luftën ndaj trafikut të drogës në vitin 2016, Shqipëria renditet si një nga burimet kryesore të marijuanës për Europën, dhe si një lavatriçe për pastrimin e parave të krimit të organizuar. Ministrat edvinistë ia hedhin fajin njëri-tjetrit, por dokumenti ka një gjë të sigurtë, konfirmimin se Rama është frymëzuesi dhe qendra e krimit shqiptar

Shifrat e pjesshme: Për 2016-n, Greqia dhe Italia raportojnë 45 tonë kanabis të ardhur nga Shqipëria

Raporti më i fundit i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi luftën ndaj trafikut të drogës për vitin 2016 e rendit Shqipërinë ndër vendet kryesore të burimit të marijuanës në Europë dhe thekson se vendi ynë në vitin e lënë pas pati një shtim të plantacioneve të kultivuara me kanabis. Raporti vijon më tej duke nënvizuar se Shqipëria është shndërruar në një bazë të krimit të organizuar dhe pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës ku sundon edhe korrupsioni i shfrenuar, por edhe një vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane. “Shqipëria mbetet një vend burim i rëndësishëm për marijuanën si dhe një rrugë transiti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregun evropian. Megjithëse autoritetet shqiptare raportuan rritje të arrestimeve dhe shkatërrimit të plantacioneve me kanabis në 2016-ën u raportua gjithashtu një rritje e kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin”, nënvizohet në raport. Sikur të mos mjaftonte bilanci skandaloz i vendit në luftën kundër drogës, DASH e ka futur zyrtarisht Shqipërinë edhe në listën e vendeve kryesore ku zhvillohet procesi i pastrimit të parave në botë. Duke pohuar se Shqipëria ka kontroll të dobët të kufijve dhe zbatim të dobët të ligjit në dogana, DASH vendos theksin tek trafiqet e paligjshme dhe rendit investimet në pasuritë e paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit, dhe lojërat e fatit si metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave kriminale. Gjithashtu thuhet se organizatat e zbatimit të ligjit janë joefikase në luftën kundër pastrimit të parave dhe flitet me nota kritike edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera. “Shqipëria është një vend tranziti për trafikimin e narkotikëve, armëve, mallrave kontrabandë dhe qenieve njerëzore dhe mbetet në rrezik për pastrimin e parave. Burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme janë trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi. Krimi shpesh investon paratë e pista në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit”, theksohet në raport. Raporti vijon më tej duke pasqyruar Shqipërinë si një vend me një treg të madh të zi për mallra të tilla, si duhani, bizhuteritë dhe telefonat celularë, si pasojë e nivelit të lartë të importimit të mallrave të konsumit dhe kontrolleve të dobëta doganore. “Grupe të organizuara kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë operacionale për ndërmarrjen e veprimtarive kriminale në vende të tjera e shpesh ato i sjellin fitimet e tyre të paligjshme në Shqipëri. Paratë e fituara nga këto veprimtari shpëlahen lehtësisht në Shqipëri pasi aty kryesisht sundon ende një ekonomi e bazuar në para’ në dorë dhe hyrja e parave nga jashtë në formën e prurjeve valutore të emigrantëve janë të zakonshme”, shkruhet në raport.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>