SHBA: Të zgjidhet kriza në Maqedoni, mazhoranca e re të formojë qeverinë

yo

Në përfundim të takimeve me krerët e partive politike si dhe me kryeparlamentarin e zgjedhur Talat Xhaferri, Zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në një komunikim publik theksoi se “është me rëndësi që të gjendet një mënyrë që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë dhe programin qeveritar, si dhe të bëhet një transferim i qetë i pushtetit”

 

Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, e ka takuar në Parlamentin e Maqedonisë Talat Xhaferin si kryetar të këtij institucioni. Xhaferi pas takimit me diplomatin e lartë amerikan ka theksuar se takimi i sotëm në institucionin ligjvënës, paraqet rikonfirmim i mbështetjes së SHBA për zgjedhjen e tij si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë “Edhe një herë u rikonfirmua mbështetja e zgjedhjes sime për kryetar të Parlamentit. U bisedua rreth nevojës për angazhimin gjithëpërfshirës të aktivitetit të kryetarit të Parlamentit që të mund të kthehet stabiliteti dhe funksionimi në bazë të përcaktimeve ligjore dhe rregullores së punës së Parlamentit”. “S’do mend se këmbyem mendime rreth të gjitha sfidave të cilat pritet të ballafaqohemi si institucion gjatë aktiviteteve të mëtutjeshme”, është shprehur Talat Xhaferi, kryetar i ri i Parlamentit të Maqedonisë, pas takimit që ka realizuar me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë kolegëve të tij deputetë të lënduar gjatë zhvillimeve të dhunshme në këtë institucion gjatë së enjtes, si dhe të gjithë të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë.

Diplomati amerikan paraprakisht është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë njoftojnë se gjatë takimit me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Gjorgje Ivanov ka kërkuar nga SHBA që të ndihmojnë vendin për eliminimin e pengesave që ai të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re të vendit. “Kërkojmë nga SHBA si partner i Maqedonisë, për largimin e pengesave dhe të mundësohet që shumicës parlamentare t’i jepet mandati”, theksohet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Kabineti presidencial njofton se Ivanov ka kërkuar garanci nga Zoran Zaev se unitariteti i shtetit do të ruhet që t’ia japë mandatin atij. “Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet”, nënvizohet në kumtesën për media nga kabineti i Ivanovit. Njëherësh, nga kabineti i Ivanovi theksohet se ai si president i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë duke nënvizuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje.

Hojt Brajan Ji: “Lejoni shumicën parlamentare të formojë qeverinë”/Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji pas takimeve që ka realizuar në Maqedoni ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka thënë se SHBA është e shqetësuar në lidhje me situatën në Maqedoni.

Ja një pjesë nga deklarata e tij: Politikat e SHBA-ve kundrejt Maqedonisë mbeten në drejtim të integrimit në BE, stabilitetit dhe demokracisë. Do të punojmë me partitë politike, qytetarët, sektorin civil në këtë drejtim. Ne jemi të shqetësuar pasi besojmë se është një fatkeqësi që së fundmi progresi i Maqedonisë dhe prosperiteti nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë dhe pozitiv, kuptohet për shkak të krizë politike e cila po vazhdon më shumë se dy vjet e gjysmë. Liderët politik nuk arritën të formojnë Qeveri pas zgjedhjeve kredibile që u pranuan nga të gjitha partitë politike. Më alarmues nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlament javën e kaluar kur pjesëtarë të parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra. Është me rëndësi që të gjendet një mënyrë që shumica parlamentare të propozojë qeveri dhe program qeveritar dhe të bëhet një transfer i qetë i pushtetit. Debati për çdo çështje duhet të bëhet në Kuvend. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë.

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>