Shëndetësia e Edvinit në pikë të hallit, 8 mjekë të urgjencës japin dorëheqjen

Mjekët letër Ramës,Metës e Manastirliut: “Kështu nuk punohet, mbizotëron arroganca, burokracia, korrupsioni”

Shëndetësia në Shqipëri, një kambanë alarmi. Edhe pse një ndër sektorët e propaganduar më fort nga Edvini, ky sektor vijon të mbetet më problematiku. U propagandua aq fortë sa ishte një ndër sektorët që do të merrte vëmendjen e rilindjes, madje u arrit deri aty sa u premtua që shëndetësia do të merrej falas në vend. Por, në këto vite, jo vetëm shëndetësi falas që nuk po prekim, por shqiptarët mbi të gjitha nuk po marrin shërbimin e kërkuar. Në spitale mbizotëron burokracia, arroganca, mbizotëron korrupsioni. Sot mijëra pacientë vuajnë mungesën e ilaçeve, ndërsa personali mjekësor është më i diskriminuari. Punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, pa kontrata, me një pagë larg nga vendet e Ballkanit. Ditën e djeshme një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në vendin tonë. Shtatë mjekë të Urgjencës kanë dhënë kolektivisht dorëheqjen nga detyra. Ata e kishin paralajmëruar aktin që do të ndërmerrnin rreth një muaj më parë. Mjekët i kanë dërguar një letër Presidentit Meta, kryeministrit Rama si dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu. Në letër ata ankohen se në spital nuk ka shtretër të mjaftueshëm, nuk ka medikamente dhe ka mbingarkesë. Sipas tyre, urgjencat e tjera nuk e zbatojnë rregullin dhe për këtë të gjithë shkojnë në QSUT. “Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara”- thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT-së. Kjo gjendje alarmante që përshkrojnë mjekët e QSUT-së është në fakt realitet në pothuajse çdo spital e qendër shëndetësore të vendit. Miliona euro koncesione e tendera shkuan me mik për klientët e Edvinit, ndërsa shërbimi mjekësor është sot në pikë të hallit. Sot, edhe ato ilaçe që rimbursohen nuk bëjnë asnjë efekt për përmirësimin e shëndetit të njerëzve të moshuar, këto të prodhuar në vendet e Lindjes. Ndërkohë ilaçet që mundet të bëjnë efektin e tyre kundër sëmundjeve shiten me çmime të shtrenjta dhe janë “mollë e ndalueme” për pensionistët e varfër. Ortakët e Ramës bëjnë kujdes që të mbushin xhepat e tyre,por kërkojnë haraçin edhe për Ramën dhe hordhinë e tij. Partia Demokratike, në daljet publike ka denoncuar këto mega afera korruptive. Kjo qeveri, kjo bandë hajdutësh e lidhur me krimin dhe kriminelët, e diskredituar çdo ditë që kalon, duhet të largohet nga pushteti sa më parë që të jetë e mundur. Rasti i djeshëm do të thotë se aty nuk mban më, është e papranueshme nga vetë këta njerëz që vazhdojnë të japin ndihmë në të tilla kushte.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>